header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Analize | Kushtetuesja shqyrton pronat e sindikatave

Kushtetuesja shqyrton pronat e sindikatave

Pranvera BOZHIQI
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

PROCESI/ Flet Kolë Nikollaj, President i Konfederatës së Sindikatave: “Në rast të vendimit negativ, ligji shkon në Strasburg”

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

PROCESI/ Flet Kolë Nikollaj, President i Konfederatës së Sindikatave: “Në rast të vendimit negativ, ligji shkon në Strasburg”

 


 

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar dje ligjin i cili u heq pronat sindikatave. Ky ligj ka shkuar në këtë gjykatë nga  Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, Sindikata e Pavarur e Transportit, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Sindikata Rajonale, Elbasan. Ligji nr. 10159, date 15.10.2009 “Për shfuqizimin e ligjit nr. 8340/1, date 06.05.1998 Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i Dekretit nr. 204, datë, 05.06.1002 Për pasurinë e sindikatave”, është cilësuar nga ankimuesit e tij si antikushtetues dhe duhet të shfuqizohet. Ky ligj i miratuar nga Parlamenti në nenin 5 të tij kërkon shtetëzimin e pronave të sindikatave. Kolë Nikollaj, Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë i pyetur për këtë çështje shprehet: “ Gjykata gjatë shqyrtimit të ligjit të paraqitur nga ana jonë kishte dy kërkesa, pezullimin dhe vendimin. Ajo ka preferuar të japë vetëm vendimin dhe këtë sipas ligjit do ta japë pas 20 ditësh, pra në datën 1 mars 2010.”. I pyetur gjithashtu se si do të reagojë shoqata nëse vendimi është negativ, kreu Nikollaj thotë se, ai do të shkojë në Strasburg.

Parashikimi

Ligji që ndodhet në gjykatë parashikon që pronat e reja të inventarizuara të shkojnë për fondin e kompensimit fizik të ish-pronareve. “Fondi i pronave të paluajtshme shtetërore të inventarizuara, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, vihen në dispozicion, për kompensimin fizik, të ish-pronarëve sipas ligjit, nr.9235, datë 29.7.2004, për kthimin dhe kompensimin e pronës, të ndryshuar, si dhe vënien e tij në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, thuhet ne nenin 5 të tij.

 

Boxe

Neni  1

Ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 “Për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave””, shfuqizohet.

 

Neni 2

Për marrëdhëniet e detyrimit, të krijuara ndërmjet sindikatave dhe të tretëve, si dhe për kontratat e lidhura ndërmjet tyre, për shkak të ushtrimit të tagrave të gëzimit dhe të posedimit prej sindikatave mbi pasuritë shtetërore të paluajtshme, zbatohen dispozitat e Kodit Civil.

 

Neni 3

Ekzekutimi i detyrimit, që rrjedh nga një marrëdhënie detyrimi ndërmjet sindikatës, në cilësinë e kreditorit dhe një pale të tretë, në cilësinë e debitorit, kryhet në favor të shtetit.

 

Neni 4

1. Për identifikimin e pasurive të sindikatave ngarkohet Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike, e cila kryen:

a)  inventarizimin e pasurive shtetërore, të luajtshme dhe të paluajtshme, në administrim të sindikatave;

b) identifikimin e marrëdhënieve të krijuara me të tretët për këto pasuri;

c)  identifikimin e objekteve të kulturës, të ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilat kanë kaluar apo duhet të kalonin në pronësi të qeverisjes vendore, sipas nenit 7 të ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998;

ç) regjistrimin e pronave të paluajtshme të shtetit në Regjistrin e Pronave të Paluajtshme, në përputhje me ligjin nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar.

2. Këshilli i Ministrave, bazuar në parimet e administrimit të pronës shtetërore, miraton, me vendim, procedurat për veprimtarinë dhe raportimin Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike, në zbatim të pikës 3 të këtij neni.

3. Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike duhet të  përfundojë këtë detyrë brenda 3 muajve nga data e daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave dhe raporton për  këtë në Këshillin e Ministrave.

 

Neni 5

1. Këshilli i Ministrave me vendim cakton organin shtetëror përgjegjës për administrimin e pronave të paluajtshme, të inventarizuara, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe përgjegjësitë e tij, në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, duke bërë shënimin përkatës në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme.

2. Këshilli i Ministrave, për nxjerrjen e vendimit, bazohet në parimet e administrimit të pronës shtetërore, veçanërisht për ruajtjen e destinacionit apo të qëllimit të përdorimit të saj.

 

Box

Çfarë thotë ligji i mëparshëm

Ligji 8340/1, datë 6.05.1998 u njeh sindikatave pronësinë e plotë mbi pasuritë e luajtshme, të paluajtshme dhe vlerave monetare të ish-Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, siç janë identifikuar dhe inventarizuar nga Komisioni i ngritur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në muajin Qershor të vitit 1992. Pronësia e sindikatave në këtë ligj shprehet qartë: Së pari, në nenin nr. 1 të këtij ligji, i cili deklaron dhe fuqizon vetë “Pasuritë e Sindikatave”, pavarësisht nga rënia e fuqisë së dekretit nr. 204, datë 05.06.1992. Ky ligj e bën të tijën njohjen e pronësisë dhe të akteve, që kanë dalë në bazë të dekretit të vitit 1992 (si p.sh. i sipërpërmenduri invertarizim i Komisionit të ngritur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në muajin Qershor të vitit 1992). Së dyti, në nenin 2 dhe 3 ligji duke njohur aktmarrëveshjen e sindikatave për ndarjen e pasurisë e njeh këtë pasuri dhe e shpreh atë si pasuri e sindikatave. Së treti, në nenin 4 që flet për pasuritë e paluajtshme të përfituara nga sindikatat në bazë të këtij ligji dhe në nenin 5 që specifikon se trualli, pasuria e sindikatave konsiderohet pronë e zënë. Dhe një jurist halitmatrak e kupton që kjo pronë është përcaktuar qartë si pronë e sindikatave. Së katërti, neni 4 i ligjit thotë: Pasuria e paluajtshme e përfituar nga sindikatat në bazë të këtij ligji nuk mund të tjetërsohet deri më 31.12.2020. Kjo procedure është ndjekur për të gjitha privatizimet dhe ndryshimet e pronësisë në Shqipëri gjatë tranzicionit. Duket qartë që ky nen parashikon thjesht kufizimin e mundësisë së disponimit ose tjetërsimit për një afat të shkurtër të përcaktuar, por kurrë nuk i mohon pronarit (Sindikatës) këtë të drejtë pas skadimit të afatit në fjalë. Kuptohet qartë që ky kufizim n transformimin e pronës nuk e cenon titullin e pronësisë ashtu siç nuk e ka cenuar në të gjithë privatizimet e pronësimet e tjera në Shqipëri gjatë këtyre 20 vjetëve.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 327 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Gjykata Kushtetuese nuk vendos dot për shtetëzimin e pronave të sindikatave
  • Këshilli Kombëtar i Punës si Komisioni i Ruzhdies
  • Të njihen pronarët e ligjshëm të bregdetit
  • Skandali me tokat e bregdetit
  • Zbardhet skema e re e kompensimit të ish- pronarëve, likuidimi me këste
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD