“Çështja e pronës, pengon investitorët e huaj”
INTERVISTA/ Flet Agim Toro, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi”
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Grupet e KE-së, në fokus gjykatat dhe administratën. Çdo pronë që nuk kthehet fizikisht kthehet në faturë financiare
“Shqipëria si një vend evropian aspiron që të futet në shtetet e Bashkimit Evropian. Për t`ia arritur këtij qëllimi ajo duhet të plotësojë disa kushte, të cilat monitorohen rreptësisht nga Këshilli i Evropë në mënyrë që vetëm pasi të plotësohen, Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota e këtij unioni. Paraprakisht i vihen detyrat Shqipërisë që të plotësojë kushtet si një vend kandidat dhe kjo periudhë kontrollohet nga këto institucione në mënyrë që a i zbaton ky vend rekomandimet që i jep Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian, Gjykata e Drejtave të Njeriut e Strasburgut. Në kartën e të Drejtave të Njeriut, dy janë të drejtat themelore kryesore: e drejta për të jetuar, për këtë u hoq dënimi me vdekje dhe e dyta është e drejta e pronësisë. Në konstatimet që janë bërë për Shqipërinë, e drejta e pronësisë është një nga kushtet që duhet të plotësojë sepse ajo nuk ruhet, nuk mbrohet dhe nuk gëzohet si në vendet e tjera.”, kështu është shprehur Agim Toro, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi” në intervistën e dhënë për gazetën “Telegraf”. Më tej ai ka shpjeguar se, këto organizma ngrenë institucionet e tyre në Shqipëri dhe Evropa ka këtu tek ne OSBE, Ambasadën e Komisionit Evropian, Përfaqësinë e KE-ës, Zyrën e Euralius-it që merret me përshtatshmërinë dhe afërsinë e ligjshmërisë shqiptare me ligjet e vendeve të tjera të Evropës në kuadër të respektimit e Kartës Evropiane të Lirive dhe të Drejtave themelore të njeriut dhe institucione të tjera si: FMN, BB apo organizata që funksionojnë në kuadër të kësaj frymë. Për çdo vit bëhet një progres raport për Shqipërinë dhe në detyrat e këtij raporti është e drejta e pronësisë sepse ata konstatojnë që kjo e drejtë nuk ruhet në bazë të parametrave që ka Evropa, nuk fitohet sipas parametrave dhe nuk garanton investitorët e huaj apo vendas që kjo e drejtë është palëkundshme, për të thithur investimet e huaja. Në rekomandimet e tyre thuhet se duhet përshtatur ligjshmëria deri në atë shkallë që investitorët të kenë besimin që investimet e tyre nuk shkojnë dëm në Shqipëri. Në këtë kuadër është nën kapacitetin e thithjes së investimeve që ka mundësi shteti shqiptar.
Cila është problematika kryesore e Gjykatës së Strasburgut për Shqipërinë?
Euralius-i kontrollon nëse ligjet që miraton shteti shqiptar janë në përputhje apo jo me Kartën Evropiane të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut dhe jep rekomandimet përkatëse. Rekomandimet shkojnë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë në radhë të parë dhe në Ambasadën e Komisionit Evropian për t`u përgatitur kjo situatë dhe këto raporte. KE ka në vartësi Gjykatën Evropiane të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut që është e atashuar pranë KE-ës. Kjo gjykatë gjykon të gjitha ato raste që paraqiten pranë saj nga qytetarë të Evropës për zbatimin e kartës së të drejtave të njeriut nga vendet që janë anëtarë të KE-së. Kjo gjykatë për Shqipërinë ka ngritur shqetësimet kryesore sepse pranë saj janë disa qindra dosje të hapura dhe kryesisht janë për çështjen e pronësisë. Ajo ka disa elementë parasysh në gjykimin e saj. Që një shtet nëse një pronë nuk e kthen duhet të realizojë kompensimin e saj dhe nëse shteti merr përsipër të realizojë këtë kompensim, ky detyrim duhet të kryhet brenda 5 vjetëve. Sot gjykata evropiane për çështjen e kompensimit të pronave nuk pret më që qytetarët të kalojnë gjithë procedurat gjyqësore në Shqipëri, sepse ajo gjykon me precedentë, d.m.th, për një person nëse ajo gjykon që i është shkelur e drejta e njeriut, të gjitha rastet e tjera me të njëjtën përmbajtje kalojnë direkt në Strasburg. Ky është një shqetësim i madh për ta dhe këtë e kanë ngritur atë në Shqipëri me dy forma: duke bërë seminare për Shqipërinë, për ta orientuar gjyqësorin dhe administratën shqiptare për të përmirësuar ligjshmërinë. Në vendimmarrje ata kanë 3 kolona kryesore për çdo vendim: e para, çështjen që gjykon, ndëshkimin moral ose ekonomik, ndëshkon shtetin për sasinë që duhet t`i kthejë qytetarit që i është shkelur e drejta; e dyta, rekomandimet për rregullimin e kësaj çështjeje; e treta, rekomandimet e përgjithshme për Shqipërinë. Kjo pjesë e tretë nuk lexohet nga qeveria shqiptare, këtu është edhe shqetësimi më i madh ndërkombëtar dhe i Strasburgut. Është faji i qeveritarëve tanë, i shtetit tonë që ne jemi jashtë përfshirjes së liberalizimit të vizave sepse shkelen të drejtat e njeriut. Çdo pronë që nuk kthehet fizikisht kthehet në faturë financiare e cila është e lartë dhe shoqata jonë ka kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe kushtetutës.
Si ndikojnë ndryshimet në ligjin e kthim dhe kompensim të pronave?
Kemi ndryshimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, ku tani të gjithë pronarët duhet të vijnë në Tiranë për të bërë ankesat, gjyqet etj. Kanë dalë prej një viti aktet e KM për të kompensuar pronarët që u merret toka për një vlerë 46 milion euro dhe asnjë qindarkë nuk është dhënë për ta deri tani. Pronarët që shpronësohen si pasojë e procesit të legalizimeve i bashkojnë me grupin e kompensimeve të subjekteve që dalin çdo fundviti. Agjencia e Kthimit të Pronave nuk e ka objekt në ligjin organik, kompensimin e pronarëve që shpronësohen. Por ia ngarkon ALUIZNI-it dhe të gjithë këta shumë shpejt do të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut.
Sa i cenon ish-pronarët pagesa e legalizimeve me bono?
Kjo pagesë cenon pronarët që shpronësohen dhe nëse ai që legalizoi do të paguante 10 mijë lekë për metër katror, tani me bono do të paguajë 1mijë e 500- 2 mijë lekë për metër katror. I ulet në mënyrë artificiale pagesa 5 herë dhe këto janë për të favorizuar shkelësit e ligjit, kurse për detyrimin që lind për të paguar pronarët, shteti thotë do ta bëj unë. Ku do t`i gjejë lekët shteti.
Po vendimi për shkrirjen e AKKP-ës?
Ka hyrë në fuqi ndryshimet që folëm më sipër dhe çdo vendimmarrje kalon nga drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, i cili ka të drejtën të marrë dhe rishikojë vendime. Për vendimet e reja që duhet të marrë janë mbi 10 mijë vendime, 8000 vendime janë në qark dhe 2000 brenda AKKP-ës me afat deri në fund të vitit 2011. Llogaritja tregon se ai duhet të marrë 35 vendime në ditë, por në një kohë që për të marrë një vendim duhet të dalësh në terren, të shikosh pronën ku është dhe mbi të gjitha kur merr vendimin për ta kthyer duhet të shkosh ta dorëzosh atë, neve na duket e pamundur të realizohet. Unë e njoh këtë praktikë dhe them se nuk mundet ta realizojë dhe mbi të gjitha që numri i punonjësve i AKKP-ës në qarqe ishte 150 vetë, sot ky numër është reduktuar në 90 persona.
-
204 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj