header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Analize | Intervistë me Genta Ramën analiste financiare në tregun bankar

Intervistë me Genta Ramën analiste financiare në tregun bankar

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

“Firmat piramidale mund të shmangeshin po të ekzistonte bursa e kapitaleve”

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

Bursa e kapitaleve ka më shumë se 12 vjet që ka mbetur vetëm në letër në Shqipëri. Hapin e parë për funksionimin e bursës në Shqipëri duhet ta hedhë qeveria si dhe pushteti vendor. Ndërkohë që baza ligjore është e qartë asnjë nga qeveritë as të majtat e as ato të djathta nuk ka mundur të vënë në punë tregun e kapitaleve. Për më shumë informacion rreth këtij tregu “Telegraf” I është drejtuar ekspertes së Financave Bankare, Genta Rama.

 

 

Çfarë është Bursa ose tregu I kapitaleve ?

 

Bursa është Tregu i Kapitalit, treg i krijuar dhe i organizuar për të ballafaquar flukset e kërkesave dhe ofertave  për Letra me Vlerë  ( TITUJ ) të pasurive të luajtshme, (kapitalit) të emetuara nga Shteti, nga Bashkitë, nga Ente Publike, nga shoqëri aksionere.

Bursa si treg i kapitalit ka disa funksione:

Funksionin e rritjes së kapitalit, nëpërmjet të cilit u jepet mundësi aktorëve që do të luajnë në Bursë të sigurojnë mjete financiare duke ofruar Tituj zyrtarisht të kuotueshëm.

Funksionin e investimit, nëpërmjet të cilit u jep mundësi aktoreve që disponojnë likuiditet të lirë, të zgjedhin nëpërmjet një hapësire të gjere dhe seleksionuese titujsh, formën më të përshtatshme të angazhimit të kapitalit të vet.

Funksionin e likuiditetit, garanton kontraktimin e Titujve zyrtarisht të kuotueshëm dhe siguron një [mobilizim të shpejtë dhe të lehtë.

Bursa është tregu i kapitalit. Ajo nuk blen, as shet, as zotëron dhe as vendos [mime për titujt. Bursa vetëm ofron tregtimin e TITUJVE, sepse çmimet i vendos tregu.

Krijimi dhe funksionimi i Bursës krijon avantazhe shumë të mëdha për ecurinë e shpejtë të ekonomisë.

Nëpërmjet Bursës krijohet dhe sigurohet një treg i përhershëm, ku në çdo kohë, nga kushdo mund të blihet e të shitet një Letër me Vlerë.

Bursa është vend takimi, ku në çdo kohë bëhet ballafaqimi i shpejtë për përmbushjen në kohë dhe sasi të kërkesave dhe ofertave për titujt.

Transaksionet ekzekutohen me një kosto minimale, sepse çdo veprim në Bursë është i regjistruar aq shpejt sa edhe kryhet. Këto regjistrime, nëpërmjet sistemeve kompjuterik janë të disponueshëm në çdo kohë për çdo aktor, prandaj quhen veprime “ Me ofertë publike”

çmimet për shitblerje të titujt  janë realë dhe transparentë sepse ato vendosen nga tregu sipas parimit të kërkesë-ofertës dhe në përputhje me rregullat e lojës në Bursë.

Funksioni i Bursës ka dy qëllime kryesore :

Krijon një mekanizëm për Qeverinë, Bashkitë e kompanitë, për të emetuar tituj, me qëllim të rritjes së kapitalit të tyre-Tregu primar.

I krijon investitorëve mundësinë e blerjes ose shitjes të titujve, tashmë të emetuara-Tregu sekondar.

 

 

A ekziston ajo te ne, a ka bazë ligjore dhe institucionale?

 Po bursa te ne ekziston. Ajo është shoqëri aksionere, ku shteti ( i përfaqësuar nga Ministria e Financave) zotëron 100% të aksioneve të saj.

Bursa si institucion është krijuar që në vitin 1996, kur u miratua nga Kuvendi Ligji “ Për letrat me vlerë” . Deri në vitin 2002, bursa ka qenë departament i Bankës së Shqipërisë, pas këtij viti doli institucion më vete. Por pavarësisht se ka një afat kohor të gjatë ekzistues, në bursë nuk është kryer asnjë transaksion, pra është një institucion deri tani pasiv. Kjo për arsye sepse në vendin tonë deri tani janë emetuar vetëm dy lloj Letra me Vlerë , Bonot e Privatizimit dhe Bonot e Thesarit. Bonot e Privatizimit mbeten pa u futur në lojë edhe për shkak të mbirjes dikur të Fondit Anglo-Adriatica, i cili grumbulloi një sasi shumë të madhe të këtyre Letrave me Vlerë. Por ky fond, publikisht, nuk u mor vesh se si falimentoi.

- Bonot e Thesarit, që janë Letra me Vlerë  ( TITUJ ) të emetuara nga Qeveria për mbylljen e deficitit  buxhetor, tregtohen në Bankën e Shqipërisë e jo në Bursë.

 

 

N.q.s bursa do të funksiononte, pasojat e firmave piramidale do të ishin eliminuar ?

 

Fenomeni i firmave piramidal është një fenomen ekonomik që ka ekzistuar edhe në vende të tjera, natyrisht në kohë të caktuara, sidomos në fillime të zhvillimit të kapitalizmit. Tek ne,  ( me përjashtim të Xhaferrit, Popullit dhe Sudes) firmat e tjera piramidale ishin shoqëri tregtare. Kështu, në përfundimet e këtyre firmave, pavarësisht se drejtuesit e tyre do të mbanin përgjegjësi penale për shkeljet ligjore, n.q.s këto kompani mund të kuotoheshin në bursë, njerëzit që i kishin hedhur paratë e tyre mund të shndërroheshin në aksionere dhe pastaj, mund t’i rishisnin aksionet e tyre në tregun sekondar dhe këto kompani mund të kishin vazhduar aktivitetin e tyre tregtar.

 

Si e vlerësoni deklaratën e z. Berisha në WALL STREET për fillimin e bursës në Shqipëri ?

 

Këtë deklaratë unë personalisht e vlerësoj shumë pozitive. Tani ka ardhur koha që bursa të filloj aktivitetin e saj.  Pavarësisht se aksionet e bursës i zotëron Shteti,  BURSA mund të blihet ose mund të licencohet edhe nga kompani private. Mendoj, se në bursë aktualisht shteti mund të duhet të filloj i pari aktivitetin e tij. Në shtetet që ne kapitalizëm erdhën nga rendi feudal, bursa filloi nga poshtë –lartë, d.m.th  ishte  tregu privat që filloi këtë aktivitet. Kështu BURSA e parë zyrtarisht është hapur ne vitin 1785 ne Holandq. Ndërsa në shtetet që erdhën në kapitalizëm nga rendi komunist, ku kishte vetëm një pronar, shtetin,( pjesë e të cilit jemi edhe ne ) Bursa fillon nga lart-poshtë d.m.th është Shteti që duhet ta filloj këtë aktivitet.

 

Çfarë është bërë deri sot me Bursën?

 

Gjatë kësaj kohe janë   bërë përpjekje nga anëtarë të bursës për të aktivizuar  Bursën. Kështu janë bërë disa takime zyrtare me Dhomat e Tregtisë në Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë, por ne tregun privat shqiptar, mungon koncepti i bursës. Ata pranojnë që të rrisin fondet për investime nëpërmjet marrjes së borxheve se sa emetimit të titujve në bursë. Kjo gjë ndihet aktualisht në tregun e ndërtimit ku borxhi në këtë treg është gjithnjë në rritje. Në vitin 2002,  Qarku  i Tiranës mori vendim të futet aksioner në masën 50% në teleferikun që do të ndërtohej në atë kohë në Dajt, nëpërmjet emetimit të Obligacioneve në bursë, pasi Dajti ishte në juridiksionin e Qarkut Tiranë. Këtë veprim ja konfirmuan ministrave të asaj kohe të Financave, Drejtësisë e Pushtetit Lokal por nuk patën asnjë reagim nga ana e tyre. Kështu që ky vendim mbeti vetëm në letër. Në vitin 2003 erdhi nga bursa e Tokios një broker japonez, që u takua me drejtorin e bursës të asaj kohe. Brokeri japonez ofroi mundësinë e gjetjes së fondeve në bursës e Tokios për ndërtimin e Digave portative të lëvizshme për zonat e lumenjve dhe përrenjve, ku n.q.s realizohej ky investim ne do të bëheshim eksportues i energjisë elektrike. Menjëherë pas këtij takimi Ju drejtuan zyrtarisht drejtorit të KESH të asaj kohe, A. Harasanit, por as nga ai nuk pati ndonjë reagim. Në vitin 2006 erdhi një kompani brokerimi amerikano-arabe të bursës së WALL STREET, e cila dëshironte të ndikonte në gjetjen e fondeve për rrugën Tiranë –Elbasan të projektuar nga inxhinier Ngjeçari. U realizua një takim i këtij grupi me Kryetaren e AMF-së, e cila i mirëpriti, por nga ana e Ministrive përkatëse nuk pati reagim kështu që edhe ky kontakt dështoi.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 322 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Në mes të marsit fillojnë legalizimet me bono
  • INSTAT jep alarmin inflacioni merr
  • “Amnistia kërkon besim tek qeveria”
  • “Ja telashet e rrugës Durrës- Kukës, ende s’dihet fatura financiare”
  • Harsani :“Skavica mashtrimi i madh i radhës i Berishës ”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD