Gangrena e kryeqytetasve, higjiena dhe standardet e munguara në tregjet ushqimore
ZMK: Situata e tregjeve ushqimore në Tiranë është në gjendje skandaloze. Nuk plotësojnë as standardet më minimale
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Tregjet e hapura ushqimore në Tiranë po sjellin në shqetësim të madh për konsumatorët si dhe për institucionet e kontrollit. Gjendja e tyre është të gjitha kushteve higjieno-sanitare gjë e cila ka bërë që Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit të ngrejë zërin disa herë. Lidhur me këtë problem Altin Goxhaj, kryetari i ZMK-së u shpreh se: “Situata e tregjeve të hapura ushqimore në Tiranë është në gjendje skandaloze. Këto tregje nuk plotësojnë as standardet më minimale të një tregu. Vetëm në kryeqytetin tonë të rastis që të shohësh bylmet që tregtohet mes papastërtisë për të mos folur më tej për të gjitha produktet me radhë. Këto tregje as nuk pastrohet e as nuk dezinfektohen, gjë e cila sjell problem serioze për shëndetin e konsumatorëve. Madje ajo që është akoma më e keqe është fakti se ende nuk po bëhet një strategji për përmirësimin e këtyre tregjeve. Ndaj i mbetet Bashkisë së Tiranës që ta zgjidhë sa më shpejt këtë problem pasi janë të gjitha kompetencat e saj që të vërë dorë e ta rregullojë këtë situatë”. Më tej vajtëm dhe pyetëm në Drejtorinë e Higjienës për Tiranën, ku specialistët nga pohuan se deri më tani ata kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për tregjet e kryeqytetit ku janë vënë re parregullsi të shumta. Sipas tyre e njëjta situatë paraqitet thuajse në të gjitha tregjet ushqimore të cilët janë jashtë standardeve. Madje ata kanë dhënë urdhra edhe për mbylljen e disa tregjeve ashtu si tek Stacioni i Trenit që është tregu i gjësë së gjallë si dhe për tregun e Njësisë Bashkiake nr.3. megjithatë ata theksuan se puna e tyre në terren është shumë e vështirë pasi kërkojnë edhe bashkëpunim me policinë bashkiake për të vepruar pasi ata thjeshtë marrin vendime. Ndërkohë që edhe qytetarët e Tiranës shprehen tejet të shqetësuar lidhur me gjendjen e tregjeve ushqimore. Qytetarja Remzie Huta na pohoi se: “Të merr frika po të blesh gjë në këto tregjet tona ushqimore. Aty e ka mbuluar gjithçka pisllëku dhe mikrobet janë kudo. Unë kam nisur që ta bëj pazarin nëpër tregjet private të mbyllura nga frika e helmimit dhe e sëmundjeve të ndryshme. Dikush duhet të vërë dorë se tregjet tona janë ku thërret kiameti”.
Tregjet e kryeqytetit jashtë të gjitha standardeve
Djathë i mbuluar nga mizat, qumësht në trotuare e në bordura, fruta e perime në mes të llucës e në mes të pluhurit, peshk në govata të ndyra e në bagazhe makinash... kjo është pamja e një tregu që të ofron kryeqyteti ynë megjithëse jemi në vitin 2009. Tregtimi i mallrave ushqimorë në kryeqytet vazhdon të mbetet një nga problemet kryesorë i tregjeve. Këto produktet tregtohen në kushte skandaloze duke mosplotësuar as kushtet më minimale të higjienës. Shpeshherë është premtuar nga ana e Bashkisë së Tiranës se në kryeqytet do të merren masa të menjëhershme për ndërtimin e tregjeve të reja si dhe për rikonstruksionin e këtyre ekzistues. Madje para pak kohësh ishte një nisëm që u prezantua me shumë bujë nga ky institucion ku bëri të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë do të ndërtonin më shumë se nëntë tregje të reja me të gjitha kushtet dhe standardet për tregtimin e prodhimeve blegtorale si dhe fruta-perimet. Një premtim i cili mbeti i “zbatueshëm” vetëm në fjalë dhe me sa duket edhe në letra por në realitet nuk u bë asgjë madje as tregjet ekzistues nuk u rikonstruktuan. Niveli i ndotjes që ekziston në këto tregje është shumë alarmant gjë e cila është konfirmuar edhe nga studimet e shumta që janë bërë nga instancat përgjegjëse gjithsesi deri më tani nuk është marrë as edhe një lloj mase. Por përveç tregjeve një tjetër problem është edhe ai i mini-tregjeve që krijohen nga vetë njerëzit nëpër rrugët e Tiranës si dhe nëpër trotuare.
Bulmeti dhe peshku shiten në mes të rrugës
Tregtimi i peshkut dhe i qumështit vazhdon të mbetet problem i pazgjidhshëm në tregun kryeqytetit. Edhe pse sektori i Veterinarisë ka ndërmarrë aksione të vazhdueshme në lidhje me disiplinimin e tregtimit të mishit apo peshkut, por dhe të prodhimeve të bulmetit, ende ka probleme që ky sektor nuk ka depërtuar. I tillë mbetet tregtimi i peshkut apo ai i qumështit të fshatit apo dhe vezëve. Sipas tyre, aktualisht, shitja e peshkut vazhdon të bëhet nëpër makina, por edhe nëpër rrugë. E njëjta gjë ndodh edhe me shitjen e qumështit të fshatarëve dhe vezëve. Këto produkte, që janë të rrezikshme, nëse nuk tregtohen brenda standardeve të duhura janë bërë objekt i kontrolleve. Por asnjëherë ky sektor nuk ka mundur të depërtojë në këtë treg. "Sa herë që kontrollet ushtrohen në këto pika tregtimi apo rrugë të qytetit këta tregtarë largohen dhe pas disa ditësh i sheh sërish. Ne jemi munduar që të komunikojmë dhe të mirëkuptohemi, por mesa duket, nuk kemi mundur të gjejmë mënyrën e duhur për të parandaluar këtë tregtim” shtojnë më tej specialistët, duke lënë të kuptohet se këtë verë, puna kontrolluese dhe goditëse e këtij sektori do të jetë në këtë tregtim.
Fruta-perimet notojnë në llucë
Përveç bulmetit edhe frutat, perimet dhe zarzavatet shiten jashtë kushteve higjieno-sanitare, por këto të fundit lahen dhe nuk përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe konsumatorëve. Ndërkohë që edhe për këto duhet të vendosen rregulla dhe të kërkohet e njëjta masë sigurie, ashtu sikurse për mishin dhe për nënproduktet e qumështit. "E njëjta situatë konstatohet edhe për fruta-perimet, edhe këto shiten në të njëjta kushte ashtu si edhe bulmeti edhe mishi. Por, për këto të fundit, rreziku është shumë i madh, perimet mund të lahen mirë dhe nuk përbëjnë rrezik", pohojnë specialistët e higjienës. Duke parë mundësinë e larjes së këtyre, specialistët e higjienës nuk e kanë parë të udhës vendosjen e gjobave apo plotësimin e procesverbaleve deri më tani ndaj marrja e masave ka qenë në nivelet zero.
Tirana, kryeqyteti i vetëm i Evropës pa një thertore
Ka vite që është folur për treg të integruar mishi, me të gjitha pajisjet dhe infrastrukturën e duhur, por këtu ka lindur xhelozia se kush do ta ngrejë një ngrehinë të tillë, që të paktën produktet e mishit të ishin të garantuara. Bashkia e Tiranës e ka premtuar, por duke e vonuar; para dy vjetësh ka ndërhyre Ministria e Bujqësisë që i kërkoi bashkisë të përcaktonte vendin dhe fondet t’i akordonte ministria. Edhe tregu i mishit, ashtu si tregjet e llojeve të tjera në kryeqytet, gjendet në kushte të vështira infrastrukturore për të ushtruar aktivitetin tregtar normal, gjithashtu edhe tregtarët e mishit me shumicë vuajnë edhe mungesën një vendi të caktuar përfundimisht. Në dekadën e fundit nuk është bërë asnjë investim në përmirësimin e kushteve të mjediseve për tregtimin e mishit, duke përjashtuar tregun e ndërtuar në Institut, i cili shërben vetëm për grumbullimin dhe therjen e gjësë së gjallë, por jo për tregtimin e mishit. Me gjithë rrekjet për të përmirësuar diçka në këtë sektor, tregu i mishit ende vazhdon të mbetet një treg informal në kryeqytet. Si rrjedhojë e mungesës së investimeve, konstatohen dhe dalin probleme të tjera në tregtinë e mishit në kryeqytet që kanë lidhje me kushtet higjieno-sanitare të theroreve dhe mjedisit ku tregtohet mishi, cilësia e ruajtjes së mishit në frigoriferët etj. Ndërkaq kushte jo bashkëkohore në tregtinë e mishit shënohen si në pikat e shumicës ashtu dhe të pakicës, konkretisht te Ura e Institutit, te Uzina Dinamo, pranë Stacionit të Trenit etj. Tregtarët e vegjël vuajnë edhe mungesën e frigoriferëve për ruajtjen e mishit, pasi jo i gjithë mishi mund ë shitet për një ditë. Dhe sipas tyre shpeshherë kanë pasur humbje të mëdha financiare për shkak të mungesës së mjeteve të tilla frigoriferike. Ndërsa tregtarët e mishit me shumicë ankohen për mungesën e mbështetje nga tregu për të përmirësuar kushtet e tregut, ndërkaq ata ankohen se ndonëse i paguajnë taksat rregullisht, asnjë pjesë e këtyre parave nuk kthehen në investime për tregun. Probleme të tjera konstatohen në frigoriferët e kryeqytetit ku tregtarët e vegjël dhe të mëdhenj magazinojnë mish por edhe produkte të tjera. Prej disa kohësh në disa mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës është shtruar problem I mungesës së thertoreve në kryeqytet nga këshilltarët por deri më tani nuk është realizuar asgjë megjithëse debatet në ato mbledhje kanë qenë të ashpra dhe fondet thuajse janë kërkuar me forcë. Ndërkohë që nga ZMK-ja na u bë e ditur se kohët e fundit Bashkia e Tiranës ka pohuar se nuk do ta ndërtojë një treg për mishin dhe nënproduktet e tij pasi nuk e sheh si të arsyeshme. Megjithëse nga ZMK-ja bëhet e ditur se tregtia e mishit në kryeqytet është jashtë të gjitha standardeve.
-
229 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj