Sindikata e Minatorëve
Kryeministri në luftë me qytetarët
“Shteti dhe institucionet, haptazi nuk janë më të qytetarëve shqiptarë. Ato janë pronë e kryeministrit Sali Berisha. Efektivat e Reparteve të ndërhyrjes së shpejtë po përdoren si falanga personale të këtij njeriu, që kërkon të na imponohet ne minatorëve dhe njëkohësisht gjithë qytetarëve shqiptarë, jo si një kryeministër, por si një diktator.”, kështu deklaron Shoqata e Minatorëve në letrën e saj dërguar Presidentit të vendit dhe avokatit të popullit dhe përfaqësuesve të huaj në vend. Gjithashtu, në këtë letër thuhet se, në protestën e 4 Marsit, falangat e malësorëve të Specialeve, që mbahen me taksat e shqiptarëve, por që sillen sikur paguhen nga xhepi i kryeministrit, u sulën qenërisht mbi minatorët paqësorë e të moshuar. Ne minatorët nuk mund të frikësohemi. Ne e kemi kapërcyer vdekjen. Jo një herë e jo 100 herë. Por e kemi kapërcyer për vite e vite me radhë, për çdo ditë që jemi futur të punojmë galerive. Edhe gjatë protestës tonë më 4 mars, në vend që të ulë hundën dhe të ulet për ti shërbyer qytetarëve, kryeministri kërkoi deri në fund të na imponohet me forcën, që Kushtetuta i jep institucionit të Kryeministrit. Edhe më keq akoma, në vend që t`u përgjigjej minatorëve që protestonin për të 18-ën herë para dritareve të tij, ai i ironizon ata me papërgjegjshmëri. Kryeministri Berisha i ka hapur luftë ligjeve, institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë. Ai kërkon që gjithçka ti nënshtrohet vullnetit të tij. Në këto kushte, edhe ne minatorët dhe qytetarët e tjerë, nuk kemi më asnjë detyrim t`u bindemi ligjeve dhe të ndërtojmë marrëdhënie me institucionet mbi bazën e ligjeve.
-
55 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj