header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | “Nuk jam optimist nga sinjalet e deritashme që ka dhënë maxhoranca”

“Nuk jam optimist nga sinjalet e deritashme që ka dhënë maxhoranca”

Lorena Killo
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervistë/ Flet për gazetën “Telegraf” deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja

 

Shtrembërimi i vullnetit të zgjedhësve u parapri me shpërdorim të Buxhetit të Shtetit

 

 

“Kriza politike buron nga mungesa e vullnetit të maxhorancës për të pranuar hetim të procesit zgjedhor 2009. Por shtrembërimi i vullnetit të zgjedhësve u parapri me shpërdorim të buxhetit të shtetit në gjysmën e parë të vitit 2009. Ndërsa në gjysmën e dytë të vitit 2009, kur efektet e krizës u bënë më të ndjeshme, Sali Berisha u përpoq të fshehë krizën ekonomike sepse nuk ishte i zoti të përballonte edhe krizën politike, edhe krizën ekonomike” kështu u shpreh deputeti socialist Ilir Beqja gjatë një interviste për gazetën “Telegraf”. Gjithashtu, ai ka komentuar krizën ekonomike që po kalon vendi si dhe krizën e vendit fqinj. Greqia, sipas tij Greqia është një nga partnerët tanë kryesorë. Është partneri i dytë në tregtinë me jashtë. Është vendi pritës i mbi 600 mijë shqiptarëve, të cilët një pjesë të të ardhurave që fitojnë me punë të ndershme i dërgojnë në atdhe. Pakësimi i këtyre dërgesave do të ulë konsumin në Shqipëri duke gjeneruar edhe më shumë varfëri e pasoja të tjera sociale që shoqërojnë varfërinë.

Si e shikoni zgjidhjen e krizës të situatës politike e cila erdhi si rezultat i bojkotit për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit?

Më vjen mirë që edhe në median e pavarur po fillon të pranohet që vendi është në krizë politike. Por, nuk pajtohem me mendimin që kriza politike erdhi si rezultat i marrëdhënieve të kushtëzuara të Partisë Socialiste me Kuvendin e formuar si rezultat i shtrembërimit të vullnetit të zgjedhësve shqiptarë në datën 28 qershor 2009. Së fundmi, po bëhen publike fakte rrëqethëse të manipulimit të zgjedhjeve. Ndërkohë, në Kuvend po diskutohen nismat ligjore të grupit kuvendor të Partisë Socialiste. Nga sinjalet e deritashme qe ka dhënë mazhoranca unë vetë nuk jam optimist, por do të duhet të presim dhe të bëjmë durim që të shfrytëzojmë çdo hapësirë demokratike që ekziston. Sidoqoftë, pa transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 Shqipëria nuk do të mund të dalë nga kriza politike.

Ju keni hyrë në Parlament para se të mbaronte afati kushtetues por kriza vazhdon ende. Pse?

Kriza vazhdon dhe do të vazhdojë për sa kohë shqiptarët, të cilët në shumicë kërkojnë hetimin e zgjedhjeve, do të përballen me shurdhërinë e Sali Berishës.

Si ka ndikuar sipas jush kriza politike ne krizën ekonomike. Mos ndoshta maxhoranca po mbulon krizën ekonomike duke zvarritur krizën politike?

Kriza politike buron nga mungesa e vullnetit të maxhorancës për të pranuar hetim të procesit zgjedhor 2009. Por shtrembërimi i vullnetit të zgjedhësve u parapri me shpërdorim të Buxhetit të Shtetit në gjysmën e parë të vitit 2009. Ndërsa në gjysmën e dytë të vitit 2009, kur efektet e krizës u bënë më të ndjeshme, Sali Berisha u përpoq të fshehë krizën ekonomike sepse nuk ishte i zoti të përballonte edhe krizën politike, edhe krizën ekonomike. Pa dyshim që Sali Berisha është mastar në demagogji, por gjykoj se shqiptarët konsumatorë, sipërmarrës apo investitorë e ndjejnë vetë për ditë se sa e vështirë është të jetosh, të gjesh punë, të investosh apo të bësh biznes. 

 

Greqia po fundoset nga bilancet e rreme dhe rritje të deficitit buxhetor. Cili është komenti juaj. Mund të themi që e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Shqipëri?

Është shumë i saktë konstatimi juaj. Bilancet, shifrat apo të dhënat e rreme, të ndryshuara janë shumë më të rrezikshme se sa vetë efektet e krizës. Pakkush i beson sot shifrat që publikon Sali Berisha, por për fat të keq nuk kemi të tjera burime të besueshme informacioni. Të hënën, 8 mars 2010, INSTAT e thelloi vetë skandalin me të dhënat e inflacionit sepse ndryshoi inflacionin  janarit 2010. Unë, vetë, nuk e besoj as deklarimin e djeshëm të të dërguarit të FMN-së se rritja reale e PBB është rreth 3 % për vitin 2009. Nuk ka asnjë të dhënë që të mbështesë këtë shifër. Shembulli i Greqisë është domethënës se sa dritëshkurtër është politika  e fshehjes së realitetit.

 

Sa ndikim ka kriza ekonomike greke duke ditur që Greqia është një ndër partnerët kryesore të Shqipërisë?

Greqia është një nga partnerët tanë kryesorë. Është partneri i dytë në tregtinë me jashtë. Është vendi pritës i mbi 600 mijë shqiptarëve, të cilët një pjesë të të ardhurave që fitojnë me punë të ndershme i dërgojnë në atdhe. Pakësimi i këtyre dërgesave do të ulë konsumin në Shqipëri duke gjeneruar edhe më shumë varfëri e pasoja të tjera sociale që shoqërojnë varfërinë. Në Shqipëri janë shumë biznese të mëdha grekë, të cilët ristrukturimin dhe shkurtimin e shpenzimeve do ta fillojnë nga filialet jashtë Greqisë. Kjo do të ketë efekte negative në investimet e huaja në Shqipëri.

 

Në Kuvend po diskutohen nismat ligjore të grupit kuvendor të Partisë Socialiste. Nga sinjalet e deritashme qe ka dhënë maxhoranca unë vetë nuk jam optimist, por do të duhet të presim dhe të bëjmë durim që të shfrytëzojmë çdo hapësirë demokratike që ekziston

 

Bilancet, shifrat apo të dhënat e rreme, të ndryshuara janë shumë më të rrezikshme se sa vetë efektet e krizës. Pakkush i beson sot shifrat që publikon Sali Berisha, por për fat të keq nuk kemi të tjera burime të besueshme informacioni

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 70 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • “Kriza financiare greke pritet të kalojë sistemin bankar shqiptar në krizë”
  • “Qeveria në panik nga kriza ekonomike, pret shpëtim nga paratë e pista!”
  • Kuvendi, sherr për Ruzhdijen
  • Kutia e Pandorës brenda kutisë së Ruzhdijes
  • Skema e re e ndërkombëtarëve
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD