Hyrje | Kronike | Kronike

Kronike

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Shkodër- Disa peshkatarë shqiptarë kanë shpëtuar nga mbytja një shtetas serb, i cili është rrëmbyer nga dallgët dhe kishte kaluar në ujërat territoriale shqiptare. Dusan Kekic, 23-vjec student në mjekësi nga Beogradi ka qenë duke luajtur volejboll me katër shokë të tij kur dallgët e kanë marrë me vete larg plazhit Ada Bojana, pranë Ulqinit, në jug të Malit të Zi dhe e kanë sjell në ujërat tona. Nga të dhënat mësohet se, turisti serb kishte arritur të shpëtohej pas 24 orësh qëndrimi në det. Tre prej shokëve të tij kishin shpëtuar pasi u ndihmuan nga një varkë turistesh, ndërsa 23-vjeçarin e kishte marrë rryma e ujit duke u mbajtur në një top. Djaloshi kishte notuar rreth 20 km në jug, përgjatë kufirit detar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë kur ishte parë nga peshkatarët shqiptarë. “Nëse ata do të vinin disa minuta më vonë, besoj se do të kishte qenë shumë vonë për mua. Isha shumë i lodhur”- ka thënë Kekic për mediat malazeze. Ai është kthyer përsëri dje në Mal të Zi për të vazhduar pushimet.

 

Shoferi humbet drejtimin, vritet 22-vjeçari

Shkodër- Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin Kolë Shaba, banues në fshatin Bushat. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur Ura Gjolulit, i prangosuri duke drejtuar mjetin e tij autovetura Benz 250, me targa SH 96 33 D,  ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Si pasojë e këtij aksidenti, mësohet se, ka humbur jetën 22-vjeçari Izmir Dani, nga fshati Bërdicë i Shkodrës, i cili udhëtonte si pasagjer në këtë autoveturë. Në vendngjarje, ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se, ngjarja ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit dhe mungesës së sinjalistikës rrugore, ku për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë. Nga ana e policisë po kryhen veprimet e duhura hetimore e procedurale në vendin e  ngjarjes dhe materialet në ngarkim të Shabës, do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Shkodrës.

Identifikohen autorët që vodhën shkollën e Laçit

Pas një pune hetimore të organizuar, forcat e policisë së Laçit kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe mekanizmin që ata përdorën në vjedhjen e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Laçit, ngjarje kjo e ndodhur më 20 korrik, ku kanë marrë një kompjuter, një printer, si edhe aksesorë. Policia bën me dije se, të identifikuar si autorë të kësaj ngjarje janë personat me inicialet E.Gj. 15-vjeç dhe Gj.Gj. 26-vjeç; që të dy me banim në qytetin e Laçit. Ndërsa për këtë të fundit, mësohet se ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278 i K.Penal. Ndërkaq, materialet proceduriale rreth kësaj ngjarje iu kaluan prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 6461 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
1.00