Hyrje | Kronike | Kronike

Kronike

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

GRAMSH-  Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve, ka realizuar me sukses operacionin e koduar “ Holta” në qytetin e Gramshit. Burime të Policisë lokale bëjnë të ditur  se, u bë e mundur goditja e radhës të shpërndarësve të lëndës narkotike, operacione këto të shtrira në të gjithë qarkun e Elbasanit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerand Zacelli, 26-vjeç banues në Lushnje, i dënuar më parë për përdorim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli fizik të kryer në ambientet e PUB "ADI PUB", e cila ndodhet në Gramsh dhe është në pronësi të tij, policia i gjeti dhe sekuestroi nën cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike. Policia po punon për zbulimin e tregut të linjës së shpërndarësve të drogës në këtë qytet. Ndaj 26-vjeçarit u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Mashtrojnë duke marrë 13 milion lekë karburantit

LIBRAZHD- Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi akuzohen për veprën penale të “ mashtrimit”. Tre shtetasit  Ismail Leka, 50-vjeç  Ledio Isallari, 38-vjeç si edhe  Luman Biba, 58-vjeç që të tre me banim në qytetin e Pogradecit  në periudha të ndryshme kohe dhe në data të ndryshme, në pikën e karburantit, e cila ndodhet në Prrënjas- Librazhd në pronësi të shtetasit I.B, me anën e shpërdorimit të besimit i kanë marrë karburant (naftë, benzinë), duke mos likujduar borxhin dhe duke thënë se, do t’ia paguajnë atë në ditët në vijim. Pasi shuma ka kaluar 13 milionë lekë të vjetra dhe tre shtetasit nuk i kanë larë borxhet pronarit të pikës së karburantit, ky i fundit ka bërë denoncim në polici, për tre shtetasit e lartë përmendur.

Grabiti dy persona, pranga 28-vjeçarit

Dibër- Policia e Dibrës ka arrestuar autorin e grabitjes së ndodhur dy ditë më parë, kur dy qytetarë nga Tirana ranë pre e vjedhjes me dhunë në vendin e quajtur Teqja e Cikut, nën kërcënimin e armëve. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë me dije se, policia ka arritur të arrestojë autorin e grabitjes me armë, i cili është shtetasi Ruzhdi Daçi, 28-vjeç. Sipas burimeve të policisë, gjatë arrestimit, 28-vjeçarit iu gjetën dhe  sekuestruan 15.000 lekë që iu kishte grabitur dy personave nga Tirana, si dhe një automatik i llojit “56”, me të cilin i arrestuari akuzohet se ka kryer grabitjen.

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 2359 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0