Hyrje | Kronike | Kronike

Kronike

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Plagoset me kaçavidë një 20-vjeçar

Tiranë- Në afërsi të shkollës së mesme “Sadik Stalaveci” në Yrshek të Tiranës regjistrohet ngjarja e radhës, ku një adoleshent ka tentuar të vras me thikë e një 20-vjeçari. Policia e Tiranës bëri të ditur se, u realizua arrestimi në flagrancë i shtetasit Jaçe Canka, 18 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë, i dyshuar si autori i plagosjes së ndodhur pranë shkollës së mesme në këtë zonë. Policia tha se arrestimi i të riut është bërë sepse ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (kaçavidë), duke goditur në pjesën e trupit 20-vjeçarin Edmond Sada, banues në Yrshek, Tiranë. Uniformat blu thanë se i plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ,Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ndaj të arrestuarit është referuar dosja penale në prokurori për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Gjendet një kufomë, pasojë e një aksidenti rrugor

Fier- Kufoma e një personi ende të paidentifikuar që u gjet në Fier në afërsi të vendit të quajtur SMT, dyshohet të jetë viktimë e një aksidenti rrugor. Policia bëri të ditur se, viktima është i moshës 55 apo 60 vjeç dhe ndonëse është ende i pa identifikuar, verifikimet e deritanishme tregojnë se bëhet fjalë ndoshta për një person që ka gjetur vdekjen në aksident automobilistik. Policia, e cila ka marrë në pyetje banorë të zonës në cilësinë e dëshmitarëve të mundshëm tha se viktima mund të jetë goditur nga një automjet i cili menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pranga 54-vjeçarit, fshehu 34 kg drogë

Shkodër-  Një sasi prej 34 kg këndë narkotike e llojit kanabis- sativa është sekuestruar në banesën e një 54-vjeçari. Forcat e policisë në Shkodër arrestuan në flagrancë Gjovalin Ashtën. Arrestimi është bërë pas informacioneve në rrugë operative se në banesën e tij mund të fshihej drogë. Droga u gjet e paketuar në 4 thasë dhe e fshehur në ambientet e brendshme të banesës. Gjovalin Ashta do të përballet me akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 148 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0