header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Ekonomi | “Kriza greke mund të përfshijë dhe Shqipërinë"

“Kriza greke mund të përfshijë dhe Shqipërinë"

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervistë me me kryeekonomistin e BERZH-it Peter Sanfey

 

           

Përfshirja e gjithë rajonit të Evropës Juglindore nga kriza globale nuk kaloi pa pasoja. Megjithëse, para dy vitesh u parashikua se kriza ekonomike globale nuk do të ndikonte aq rëndë në vendet e Evropës juglindore, u pa qartë se ky rajon pësoi një tronditje të madhe. Por ekonomisti, Peter Sanfey thotë në një intervistë për “Telegraf” se, rajoni reagoi me maturi ndaj krizës, "ndoshta më mirë se sa pritej". Ai thotë se Shqipëria duket se e ka kaluar relativisht e paprekur krizën, duke arritur rritje ekonomike pozitive në vitin 2009, ndryshe nga ekonomi më të fuqishme të rajonit, si p.sh Rumania. Për të ardhmen zotit Sanfey ofron optimizëm të kujdesshëm, por paralajmëron për mundësinë që vorbulla e krizës ekonomike në Greqi të përfshijë edhe vendet fqinje, veçanërisht Shqipërinë, për shkak se shumë kompani e banka greke janë aktive në vend, dhe sidomos për shkak të numrit të madh të emigrantëve dërgimi i remitancave të të cilëve pritet të bjerë.

 

Ç’ndikim pati kriza ekonomike globale në rajonin e Evropës Juglindore dhe sa po ndikon kjo krizë në këtë rajon?

Mendoj se, rajoni ka reaguar goxha mirë dhe në mënyrë të maturuar. Nëse shikon se si kanë reaguar qeveritë, bankat qendrore, qoftë edhe si kanë reaguar njerëzit e zakonshëm, mendoj se kanë reaguar shumë mirë. Ka qenë një kohë shumë e vështirë për rajonin. Në 2009-ën në rajon, GDP mesatarisht ka rënë në afro 6 për qind, papunësia dhe varfëria është rritur, firmave u është dashur të flaknin njerëzit nga puna. Pra, të gjitha këto gjëra i kanë goditur rëndë njerëzit. Ata e kanë kuptuar se kjo ka qenë një krizë globale dhe jo e lidhur vetëm me vendet e tyre. Qeveritë kanë kuptuar se kanë një kufi se deri ku ato mund të veprojnë, si dhe e kanë kuptuar që duhet të përqendrohen në ato lloj reformash, që kishin filluar gjatë dekadës paraardhëse.

 

Duke iu referuar performancës ekonomike në Shqipëri jeni shprehur se, “Shqipëria i është shmangur krizës relativisht pa u prekur dhe arriti të shënojë rritje pozitive gjatë 2009-ës”.  Ku e bazoni ju këtë opinion?

 

Mendoj se kjo reflekton dy faktorë. Natyrisht, Shqipëria nuk është se i është shmangur totalisht krizës, por duket se është prekur më pak nga shumica e vendeve të tjera në rajon. Në një farë mase, kjo reflekton faktin se Shqipëria nuk është aq e integruar në tregjet rajonale dhe globale, sa janë disa ekonomi të tjera të rajonit. Po ashtu, Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë gjashtë 10 apo 15 viteve të fundit sa i përket instalimit të institucioneve më të mira dhe më të forta. Ka pasur politika makroekomike të përgjegjshme, të forta dhe të kujdesshme si dhe politika monetare dhe ekonomike të tilla, dhe këto po japin rezultate kur vjen puna tek ritmet e rritjes ekonomike.

 

 

Sa nga kjo shmangie relative e Shqipërisë nga efektet e krizës ekonomike, i dedikohet faktit që ekonomia shqiptare nuk është aq e globalizuara apo integruar, siç thoni ju, dhe sa i dedikohet politikave ekonomike të qeverisë ?

 

Mendoj se është një përzierje e të dyjave. Nuk është e lehtë të ndash dhe të thuash sa i dedikohet njërit faktor dhe sa i dedikohet faktorit tjetër.

Në Shqipëri si edhe gjetkë, ka një kufi veprimi për qeveritë, për të nxitur rritjen ekonomike. Por ajo që mund të bëjnë ato është krijimi i kushteve të nevojshme, kur vjen fjala për menaxhim e duhur në fushën fiskale, plus që bankat qendrore kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur për mbajtjen ulur të inflacionit. Dhe mendoj se ata e kanë bërë këtë shumë mirë.

 

 

Cili është ndikimi që do të ketë kriza greke në  Shqipëri?

Ky është rreziku. Dhe ky është ai element që ne e theksojmë në raportin e bankës sonë. Duhet të presim se si do evoluoje situata në Greqi. Nuk dua të bëj ndonjë parashikim se çfarë mund të ndodh në Greqi. Ne të gjithë po presim se çfarë rruge do të marrin zhvillimet në atë vend.

 

Si kryeekonomist në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, cila do të ishte këshilla juaj në një situatë të këtillë?

 

Nuk ka shumë hapësirë veprimi. E nëse ka një rënie ekonomike në vendin fqinj, mirë është të përpiqesh t'i qëndrosh larg sa më shumë që të kesh mundësi.

Por unë mendoj se Shqipëria dhe vendet e tjera në rajon duhet të fokusohen në të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë, në sensin se si të avancojnë reformat strukturore, të përafrohen më shumë me Bashkimin Evropian, si të aplikojnë politika më konkurruese dhe si të zhvillojnë potencialet e vendit.

 

90% e emigrantëve shqiptarë në këtë vend, janë klientë të bankave vendase dhe numri i llogarive bankare që posedojnë shqiptarët, arrin në 250 mijë.

 

Studimi: Kriza e Greqisë  ndikon në uljen e të ardhurave të emigrantëve

 

 

Kriza ekonomike ka ndikuar në uljen e remitancave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët megjithatë, vazhdojnë të dërgojnë para tek të afërmit e tyre në Shqipëri, ndonëse me shuma më të vogla se më parë. Një tjetër arsye e uljes së remitancave, sipas një studimi, ka të bëjë me faktin se një pjesë e konsiderueshme emigrantëve kanë vendosur të qëndrojnë përgjithmonë në Greqi dhe t’i investojnë aty kursimet e tyre. Sipas një studimi, rreth 75% e emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë të paktën një llogari bankare. Studimi, i kryer nga Universiteti i Maqedonisë Perëndimore, me qendër në Selanik, gjithashtu bën me dije, se kursimet vjetore të çdo familjeje shqiptare në Greqi janë mesatarisht 5.390 euro. Kjo shifër rezulton pasi hiqen të gjitha shpenzimet e nevojshme për jetesë e shkollim të fëmijëve, por edhe një shumë mujore që pjesa më e madhe e emigrantëve që u pyetën në kuadër të studimit, rreth 70%, u dërgojnë familjarëve të tyre, kryesisht prindërve, në atdhe. Megjithëse efektet e krizës ekonomike po bëhen përditë e më të ndjeshme edhe në Greqi, emigrantët sakrifikojnë me plot kuptimin e fjalës, veç që kuota e përmuajshme që ata dërgojnë në Shqipëri, të mos mungojë, ndonëse tani mund të jetë e reduktuar. Faktin se dërgesat vazhdojnë, por jo me shuma të konsiderueshme, e vërteton edhe Demada Muzaka, drejtoreshë e operacioneve të bankës Intesa San Paolo, dega Greqi, një bankë që operon kryesisht me emigrantët shqiptarë.

Sipas bankieres shqiptare, ulja e transfertave për blerje banesash apo trojesh, lidhet drejtpërdrejtë me krizën ekonomike.

Kursimet e emigrantëve në rënie

Nga ana tjetër, studimi i universitetit të Maqedonisë Perëndimore, që u bazua në anktetimin e më shumë se 700 emigrantëve shqiptarë, i jep edhe një shpjegim tjetër uljes së remitancave. Kjo ka të bëjë jo aq me krizën ekonomike, që gjithsesi ka ndikimin e saj, se sa me fazën e pjekurisë në të cilën ka hyrë tashmë emigracioni shqiptar, thuhet në përmbledhjen e studimit të publikuar në internet. “Kuotat e remitancave ose stabilizohen ose reduktohen, për faktin e thjeshtë se shumë emigrantët shqiptarë, ose kanë filluar të mendojnë për një qëndrim më afatgjatë se më parë, ose përgjithmonë, theksohet në studim, duke si sjellë si shembull faktin se 25% e të pyeturve kanë thënë se dëshirojnë të kthehen në atdhe në një plan afatgjatë, ndërsa 40% e tyre dëshirojnë të qëndrojnë përgjithmonë në Greqi. Sipas Bankës Kombëtare të Greqisë, 90% e emigrantëve shqiptarë në këtë vend, janë klientë të bankave vendase dhe numri i llogarive bankare që posedojnë shqiptarët, arrin në 250 mijë.

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 103 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • “Kriza e Greqisë ka një impakt jo të vogël mbi emigrantët tanë”
  • Kriza Greke
  • “Ekonomia shqiptare e përshirë nga një krizë e madhe dhe e thellë”
  • “Amnistia kërkon besim tek qeveria”
  • “Shqipëria duhet të kalojë nga ekonomia informale në atë të produktivitetit”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD