Gazeta Telegraf: Abuzimi në dogana dhe tatime Abuzimi në dogana dhe tatime ================================================================================ Gazeta Telegraf on 27/01/2012 15:38:00 KLSH: Kallëzim për shpërdorimet dhe dëmin ekonomik ndaj shtetit. Ja doganat që kanë abuzuar Gjatë vitit 2011, nga Departamenti ku dhe objektivi i punës kontrolluese ka qenë zbulimi i shkeljeve të legjislacionit përkatës në fuqi nga punonjësit e administratës tatimore dhe doganore, si rrjedhoje e moszbatimit korrekt të legjislacionit për të gjithë rastet dhe subjektet. Në kontrollet e ushtruara, janë evidentuar shkelje të natyrave të ndryshme. Nga llogaritjet e bëra, efektet fiskale në të Ardhurat e Buxhetit të Shtetit kapin vlerën totale prej 185.274.000 lekë, nga e cila në organet tatimor 1.858.000 lekë dhe ato doganore 183.416.000 lekë. Sipas subjekteve, natyrës dhe llojit të shkeljes,renditen edhe abuzimet e bëra në subjektet e mëposhtme. Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan, me vlerë 400.000 lekë. Drej.Tatim-Taksave Vendore Bashkia Durrës, me vlerë........................ 1.458.000 lekë. Dega e Doganës Kapshticë me vlerën 1.263.000 lekë. Dega e Doganës Elbasan, me vlerë 1. 978.000 lekë Dega e Doganës Qafë Thanë me vlerë 11.131.000 lekë Dega e Doganës Kakavijë me vlerë 8.918.000 lekë. Dega e Doganës Durrës me vlerë 142.811.000 lekë. Dega e Doganës Vlorë me vlerë 5.872.000 lekë. Dega e Doganës Shkodër me vlerë 7.967.000 lekë. Dega e Doganës Lezhë me vlerë 481.000 lekë. Dega e Doganës Korçë me vlerë 2.995.000 lekë. Për subjektet me shkelje janë rekomanduar dhe masa përkatëse si; 139 masa organizative, 339 masa zhdëmtimi me vlerë prej 185.274.000 lekë dhe 2 propozime "Për përmirësime ligjore" në Tatime dhe Dogana. në Tatime, në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë" nenin 113 "Mosdeklarimi në afat". në Dogana, për të përgatitur dhe miratuar një udhëzim të veçantë që të plotësojë të gjitha kërkesat për një administrim korrekt dhe unik të regjimit të përpunimit aktiv në shkallë vendi, bazuar në nenin 341 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 205, datë 13.04.1999 "Për miratimin e Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor" me ndryshimet shtesë. Për shkeljet e konstatuara dhe të trajtuara më sipër, ndaj personave përgjegjës të administratës tatimore dhe doganore, janë rekomanduar gjithsej 60 masa disiplinore për punonjësit e 9 subjekteve, nga të cilat: për 3 punonjës masa "Largim nga shërbimi c/V/7"; për 12 punonjës masa "Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë" për 14 punonjës "kalim në një nivel me të ulët", për 13 punonjës masa " Vërejtje me shkrim" dhe për 18 punonjës masa " Vërejtje me paralajmërim." Gjithashtu, janë bërë dhe dy kallëzime penale për Drejtorët e Drejtorive Rajonale Tatimore të Elbasanit dhe Durrësit, për "shpërdorim detyre".