Gazeta Telegraf: Ja emrat e 186 kandidateve fituese në të gjithë Shqipërinë Ja emrat e 186 kandidateve fituese në të gjithë Shqipërinë ================================================================================ Gazeta Telegraf on 27/01/2012 15:24:00 Shpallen kandidatet femra që kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” Ministria e Brendshme, Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Sektori i Marrëdhënieve me Publikun njoftojnë që në përfundim të fazave të testimit me shkrim, testimit fizik dhe intervistës me gojë të kandidateve femra që kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, mbështetur në pikët e grumbulluara prej tyre gjatë të gjitha fazave të konkurrimit, rezultuan fituese 186 aplikante. Kandidatet fituese tashmë do jenë në listë pritjeje për të vazhduar Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” në momentin që do të ketë vende të lira, ndërkohë që për datën e zhvillimit të kontrollit mjekësor dhe procesit të verifikimit të të dhënave të kandidates, do të njoftohen në ditët në vijim. Të gjitha aplikantet për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë Zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Listen do ta gjeni te plote ne gazeten "Telegraf"