Gazeta Telegraf: Asnjë nuk është i pazëvendësueshëm në PS Asnjë nuk është i pazëvendësueshëm në PS ================================================================================ Julian XHELILI on 26/01/2012 17:37:00 BERAT- Asambleja Kombëtare e PS-së. Flet Visho Bizhaku, sekretari i Partisë Socialiste në Berat Vendimi i fundit i Asamblesë Kombëtare të PSSH, për ndarjen e re të zonave përgjegjëse për secilin nga Anëtarët e Kryesisë së PSSH-së, është mirëpritur nga socialistët e Bashkisë Berat. Lajmi konfirmohet nga Sekretari i kësaj partie Visho Bizhaku, i cili në një prononcim për gazetën ka thënë se, ky vendim do të përmirësojë edhe më tej punën në strukturat e partisë si dhe do ngrejë në një nivel më të lartë përkushtimin e të gjithë anëtarësisë së Partisë Socialiste në qytetin e Beratit. Ndërsa ka vlerësuar punën e të gjithë anëtarëve të kryesisë së PSSH, për kontributin e tyre sekretari Bizhaku shprehet: “Asnjë nuk është i pazëvendësueshëm dhe askush nuk duhet t’u trembet marrjes së përgjegjësive që çojnë në përmirësimin e punës së partisë”. Më poshtë ai thotë se ndarja e zonave do ta përmirësojë edhe më shumë punën në strukturave të partisë pasi siç komenton ai: “Ne vlerësojmë dhe e mirëpresim anëtarin e kryesisë së PSSH-së, shokun Namik Dokle, për të punuar së bashku.”