Gazeta Telegraf: Bubulina, tigër në luftë dhe kotele në shtrat Bubulina, tigër në luftë dhe kotele në shtrat ================================================================================ Zylyftar HOXHA on 23/01/2012 17:04:00 Historia e arvanites së bukur, heroinës greko-shqiptare, Laskarina Bubulina Laskarina Bubulina, heroina greko-shqiptare në Revolucionin Grek dhe në luftën për çlirimin e Greqisë nga pushtimi shumë shekullor otoman, është një figurë e njohur për këdo, në Greqi po e po, por edhe në Shqipëri. Herë-herë, për shkak të origjinës së saj shqiptare (arvanitase), shumë studiues e renditin atë në heroinat e kombit tonë dhe nuk bëjnë gabim, pasi ajo jo vetëm nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare, por përkundrazi, e ka quajtur atë si një veti të lindur që i ka dhënë shtysë të bëhej ajo që në fakt u bë, një heroinë e vërtetë, e paharruar dhe frymëzuese i mijëra grave në shekuj. Në këtë shkrim ne, veç prezantimit me këtë figurë interesante, do të bëjmë fjalë për anën tjetër të kësaj gruaje të fortë dhe heroike, anën e saj të ndjeshme dhe sensuale, që e donte aq shumë jetën, dashurinë, miqtë dhe që kërkonte në çdo çast ta përjetonte plotësisht ekzistencën e saj, me hiret, ekstazën dhe forcën e një gruaje. Për këtë pjesë është shkruar një libër i tërë në frëngjisht nga shkrimtari Michel de Grece dhe i përkthyer në shqip nga Luan Rama. Kush ishte Laskarina Bulina ... Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"