Gazeta Telegraf: ...Ndërsa vrasësit festojnë e gëzojnë pushtet ...Ndërsa vrasësit festojnë e gëzojnë pushtet ================================================================================ Fatmir XHAFAJ, Kosta BARJABA on 20/01/2012 16:10:00 Një libër nga historia e papërfunduar e 21 Janarit 2011 (Vijon nga numri i djeshëm) Në vitin e trazuar që la pas Shqipëria dhe gjithë bota në ethe trazimesh dhe ecjes këmbëngulëse drejt lirisë, Protestuesi ishte personazhi që dominoi 2011-n. Me emrin dhe fytyrën e qindra mijëra shqiptarëve që protestuan për dy vjet rresht, nga Veriu në Jug të vendit dhe në Tiranë, që protestuan me heshtje, me fjalë, me dhembje, me krenari, me flamuj, me uri dhe mençuri, shqiptarët dëshmuan se janë pjesë dinjitoze e gjithë botës që kërkon më shumë dinjitet njerëzor në jetët njerëzore, pavarësisht racës, besimit apo bindjeve ideologjike. Librin që po i japim lexuesit është, ashtu siç ka edhe titullin, është një histori e papërfunduar. Kjo është një nga ato dhembje që nuk mund të shuhet duke u dërguar në histori, sepse çfarë ndodhi në 21 Janar 2011, ka peshën tragjike të ndarjes së kohës në dy pjesë: ... Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"