Gazeta Telegraf: “Sejfulla Malëshova, një humbje e madhe për Shqipërinë” “Sejfulla Malëshova, një humbje e madhe për Shqipërinë” ================================================================================ Gazeta Telegraf on 18/01/2012 17:22:00 Studiuesi dhe shkrimtari Nasho Jorgaqi vazhdon të tregojë kalvarin e mundimshëm të Sejfulla Malëshovës Sejfulla Malëshova e ngrysi tërë jetën e tij pas luftës deri sa vdiq në internim në Ballsh dhe më vonë në Fier, ku punoi për një kohë shumë të gjatë në Ndërmarrjen e Grumbullimit si magazinier duhani, një punë e lodhshme dhe me kontakte të pakta me njerëz të kultivuar. Ai kishte kontakte pune vetëm më fshatarë. Kur e pyeta një herë për kthimin në atdhe pas 27 vjet mërgim, do të më thoshte me një farë humori: "Zbrita me parashutë në Shtyllë të Korçës dhe rashë në një gorricë. Gati e pësova, se vrava keq njërën këmbë, po shyqyr shpëtova". Ndoshta donte të thoshte “më mirë të kisha thyer kokën”. Fat i dhimbshëm dhe i padrejtë Popullariteti i Sejfulla Maleshovës dhe Lame Kodrës brenda harkut kohor të një viti njohu një kulm, që nuk u përsërit më. Ai siç e kam thënë edhe gjetkë, ishte figura numër 2 pas Enver Hoxhës. Por për të shumë shpejt nisi e tatëpjeta. Andrallat politike e futën jetën e poetit në një qorrsokak dhe e gjithë ajo që ndodhi do të mbeteshin prolog dhe epilog i një lavdie fatale. Para se të largohej përfundimisht nga politika, poetit iu bë gjyqi publik në Konferencën e tretë të Lidhjes së Shkrimtarëve në tetor të vitit 1949. ... Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"