Gazeta Telegraf: Papandreu, ja si ra një dinasti Papandreu, ja si ra një dinasti ================================================================================ Shpëtim ZINXHIRIA on 16/01/2012 20:27:00 Tri familje e mëdha, Papandreu, Micotaqis dhe Karamanlis, që drejtuan Greqinë për më shumë se 50 vjet Gjysmë shekulli jetë pati dinastia e familjes Papandreu në Greqi, një dinasti e tillë që rrallë është parë në vendet e Ballkanit apo të Evropës. Një dinasti e ngjashme me ato të disave vendeve arabe. Muaji nëntor 2011 shënon rënien e kësaj dinastie, por që luajti një rol të rëndësishëm në lindjen e demokratizimit të vendit, para dhe pas grushtit të shtetit të kryer nga diktatori ushtarak Papadhopulos 1967-1974. Tre breza njëra pas tjetrës së familjes Papandreu, Jorgjio Pandreu (gjyshi), Andrea Papandreu (babai) dhe Jorgo Papandreu (djali) udhëhoqën Greqinë deri më sot duke shkruar një faqe të re në historinë e vendit. Një histori që e kthehu këtë vend disa dekada prapa. Qeveria Papandreu bie, dhe së bashku me të bie emri dhe dinastia Papandreu. A do mjaftojë fundi i kësaj dinastie për Greqinë, për të mos pasur një dinasti tjetër? ... Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"