Gazeta Telegraf: Energjitë krijuese, te biografia e pjekur e krahinës sime Energjitë krijuese, te biografia e pjekur e krahinës sime ================================================================================ Çano NORA on 09/01/2012 10:02:00 Intervistë me shkrimtarin zagorit, Jorgo Telo Kur jam njohur për herë të parë në Gjirokastër me Jorgo Telon, ndjesinë që provova vetë ua përcolla edhe të tjerëve, kur bëhej fjalë për të. Te zagoriti i mirë e burri i rrallë, që nuk e ka “tradhtuar” asnjëherë mençuria kam vërejtur jo vetëm vështrimin e tij shprehës por dhe tingujt e bukuritë e një shpirti, që i transmeton tek të tjerët... Sa herë kthehet në shtëpi pas ndonjë lëvizjeje të shkurtër përreth pallatit ku ka hyrjen, lë bastunin diku në korridor dhe ulet me kujdes në kolltukun e tij. Ky burrë mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeçar, duket se mendon orë e çast, se çfarë do hedhë në letër apo kompjuter, për të kënaqur veten e të tjerët që e lexojnë me ëndje. Nën atë gjoks si faqe mali fshihen ndjenja të fuqishme burrërie e melodi që u falin njerëzve dashuri e mirësi. Kur është në Gjirokastër, i mungon Zagorisë dhe kur ndodhet përkohësisht në vendlindje, i mungon Gjirokastrës. Si individ i privuar prej gati njëzet vitesh nga shëndeti optimal, i mbush boshatitë me një veprimtari të dendur krijuese në shtëpinë e vet. Ja ç’na thotë ai ndër të tjera: Ç’kujtime ruan nga fëmijëria në fshatin e lindjes? ... Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"