Gazeta Telegraf: Ju rrëfej enigmat e anijes Heroinë Ju rrëfej enigmat e anijes Heroinë ================================================================================ Albert ZHOLI on 04/01/2012 11:16:00 INTERVISTA/ Flet ish-komisari i anijes tregtare “Vlora”, Sadik Sukaj për një nga krenaritë tona detare Ai fliste për anijen “Vlora” dhe lotonte. Kujtimet e tij me këtë anije ishin nga më të ndryshmet. Me të i kishte rënë botës rreth e qark që nga Kina e Vietnami dhe deri në Poloni dhe Detin e Veriut. Mbi të gjitha, ai flet për shoqërinë dhe vëllazërinë që ekzistonte mes marinarëve, miqësi e cila sot është zbehur. Problemet në rrugët e largëta kanë qenë nga më të ndryshmet, por ata me kurajo dhe me solidaritet i kanë kaluar me sukses. Por ajo që e shqetëson më shumë se çdo gjë, është fati i sotëm i anijes me të cilën lidhi jetën. Sot ajo anije nuk ka vendndodhje, nuk ka një vend ku të gjendet orientimi. Në ç’vite keni qenë komisar i anijes së madhe tregtare “Vlora”? Kam qenë rreth 8 vjet, nga viti 1982 deri në vitin 1989. Ishin vite kur ekonomia jonë shënonte rënie, por ne gjithmonë ishim në lëvizje. Ishte një anije krenari e flotës sonë tregtare. Çfarë tonazhi ka pasur anija “Vlora”? ... Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"