Hyrje | Ekonomi | Reagon Konfindustria

Reagon Konfindustria

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Qeveria të ndërhyjë për përmirësimin e sistemit bankar. Tregu i bonove të thesarit, me mungesë konkurrence

 

 

 

 

 

 

Konfindustria dhe Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i saj kanë shprehur shqetësimin për mënyrën me të cilin funksionon në vazhdimësi tregu shqiptar i bonove të thesarit me shenja të dukshme të mungesës së konkurrencës ndërmjet operatorëve bankare. Shembulli i fundit, që mbështet përfundimin e mësipërm, është rritja e ndjeshme e interesave të bonove të thesarit 1 vjeçare në monedhën kombëtare LEK të tregtuara në ankandin e fundit, që arriti vlerën prej 7.1%.  Konfindustria do të kërkojë zyrtarisht Qeverisë së Shqipërisë, që të ndërhyjë për përmirësimin e domosdoshëm të mënyrës së ndërtimit të sistemit të bankave të nivelit të 2 në vend si kusht i domosdoshëm për parandalimin e pasojave të papranueshme edhe në tregun e bonove të thesarit. Konfindustria këshillon vendimmarrjen politike, që sa më shpejt të vlerësoj marrjen e masave të më poshtme:
-Në një periudhë afatshkurtër të ndërtojë sistemin e informimit dhe lehtësimit teknik të zgjerimit të përfshirjes në tregun e bonove të thesarit të qytetarëve dhe subjekteve në mënyrë të drejtpërdrejtë pa kaluar ndërmjetësinë e sistemit bankar.
-Në një periudhë afatmesëm të vlerësoje seriozisht themelimin e një banke të nivelit të 2 me kapital publik me qëllim krijimin kushteve të nevojshme për rritjen e shkallës së konkurrencës së drejte në treg. Konfindustria vlerëson, se rritja së fundmi në nivelin 7.1% e interesave të bonove të thesarit 1 vjeçare ne kushtet e:- uljes se njëpasnjëshme të normës baze të interesit për LEk-un nga Banka e Shqipërisë në nivelin më të ulët historik prej 4.5% , - nivelit të lartë të depozitave në bankat shqiptare dhe - shkallës së ulët të rritjes së kreditimit për sektorin privat, është e vështirë të përligjet vetëm me nevojën e rindërtimit të portofolit të kredive bankare me kahje drejt uljes së peshës së kredive të dhëna sektorit publik nga operatorët bankare.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0