Hyrje | Ekonomi | Ministri Nasip Naço

Ministri Nasip Naço

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shqipëria merr presidencën e CEFT-s dhe një grant prej 5 milionë eurosh nga Italia, për projektet energjitike

 

 

 





Shqipëria zgjeron hartën e shkëmbimeve tregtare, duke rritur import-eksportet me vendet e rajonit. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço duke prezantuar prioritetet e marrëveshjes së tregtisë së lirë me rajonin, CEFTA ka deklaruar se, eksportet drejt këtyre vendeve janë rritur gjatë vitit që lamë pas me 22.7 për qind. Por, bilanci tregtar me vendet e rajonit mbetet negativ, pavarësisht sinjaleve pozitive për rritje të shkëmbimeve tregtare. Tregtia me vendet CEFTA përbën sot rreth 10 për qind të tregtisë totale të Shqipërisë, ndërkohë që rreth 68 për qind e shkëmbimeve tregtare realizohen me vendet e Bashkimit Europian. Në emër të Qeverisë Shqiptare ministri Naço shprehu angazhimin e të gjithë institucioneve të përfshira për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me të gjithë anëtarët e CEFTA për të rritur përfitueshmërinë ekonomike e tregtare, dhe përmirësuar kushtet për bizneset tona. Më tej z. Naço është shprehur se: “Reformat e mëdha në liberalizimin e tregut dhe përmirësimin e klimës së biznesit kanë bërë që Shqipëria të njohë rritje të përvitshme në renditjen e Doing Business. Ajo ofron një legjislacion krejtësisht liberal për të bërë biznes, ambient transparent dhe të favorshëm për investimet e huaja, si dhe siguri e stabilitet ekonomiko-politik.” Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë kanë shënuar rritje progresive si në terma relative, ashtu edhe absolute. Shkalla e hapjes së ekonomisë në vitin 2011 arriti në rreth 50 për qind nga 38 për qind që ishte një dekadë më parë. Karakteristikë pozitive e ekonomisë është se eksportet shqiptare janë rritur me ritme më të shpejta se sa importet. Bashkimi Evropian vazhdon të jetë partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, por ndërkohë pesha që zë tregtia me vendet CEFTA po rritet në mënyrë të vazhdueshme.
Politika e Shqipërisë në tregtinë me vendet CEFTA ka qenë ajo e hapjes, e liberalizimit, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit midis të gjithë partnerëve të saj rajonalë. Sot tregtia me vendet e CEFTA është krejtësisht pa tarifa doganore me përjashtim të disa produkteve bujqësore me Bosnje-Hercegovinën, për të cilat liberalizimi nuk është bërë akoma. “Viti 2012 është një vit i veçantë për Shqipërinë pasi që nga 1 janari ajo është kryesuese e marrëveshjes CEFTA 2006. Presidenca shqiptare e CEFTA 2006 shoqërohet me kryesimin nga Shqipëria të kompaktit të investimeve që deri në 2011 është drejtuar nga OECD. Në këtë kryesim të dyfishtë Shqipëria do të koordinojë përpjekjet dhe angazhimet në fushat e tregtisë dhe të investimeve për të krijuar dhe garantuar mundësi të reja për investime të huaja direkte në rajon duke kontribuar në këtë mënyrë në integrimin e mëtejshëm rajonal” është shprehur ministri i ekonomisë. Gjithashtu Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Nasip Naço, firmosi sot me përfaqësuesit e dy kompanive italo- shqiptare kontratat e Bashkëfinancimit për Projektet CDM në sektorin e energjisë, në zbatim të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Reduktimin e Emetimeve të Gazit me Efekt Serë” ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministrisë Italiane të Mjedisit, Tokës dhe Detit të Italisë, me një vlerë financimi prej 2.7 milionë euro grant. Këto kontrata të lidhura janë në zbatim të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Reduktimin e Emetimeve të Gazit me Efekt Serë”, të lidhura me Ministrinë e Mjedisit, Tokës dhe Detit të Italisë, me anë të së cilës qeveria italiane ka akorduar një shumë grant prej 5 milionë Euro, me qëllim bashkëfinancimin e projekteve që do të zbatohen në vendin tonë si projekte CDM, kryesisht në drejtim të efiçiencës së energjisë dhe për Energjitë e rinovueshme. 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0