Hyrje | Ekonomi | Autostrada Tiranë-Elbasan

Autostrada Tiranë-Elbasan

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i Financave, Ridvan Bode, nënshkruan në Vjenë kredinë prej 20.4 milionë dollarësh

 

 

 

 





Ministri i Financave, z. Ridvan Bode ka nënshkruar në selinë qendrore të OFID (Fondi i OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar) në Vjenë një kredi prej 20.4 milionë dollarësh amerikanë me Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni financiar ndërkombëtar, zotin Suleiman J. Al-Herbish. Kjo kredi plotëson paketën e financimit për të tre komponentët e rrugës Tiranë-Elbasan. Ndërtimi i këtij projekti është prioriteti i qeverisë shqiptare dhe do të ketë një kosto prej rreth 290 milionë USD. Projekti do të jetë një bashkëfinancim i tre kreditorëve të huaj IDB, OFID, Fondi Abu Dhabi-t për Zhvillim dhe qeverisë shqiptare (për kostot lokale dhe shpronësimet). I gjithë financimi i huaj i projektit u realizua me kredi zhvillimi me terma të buta (norma të ulëta interesi dhe afate shlyerje shumë të gjata) dhe në një kohë rekord. Ndonëse 5 banka të huaja zhvillimi shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në financimin e këtij projekti, Ministria e Financave kontraktoi vetëm me tre të tilla për arsye të uljes së kostos totale të projektit nëpërmjet konkurrencës agresive të kompanive të ndërtimit (nga 407 milionë dollarë në 290 milionë).
Ndërtimi i aksit rrugor Tiranë – Elbasan, pjesë e Boshtit të Jugut, ka një gjatësi prej 27 km me gjurmë të re rrugore dhe parashikon ndërtimin e tre segmenteve.
Projekti përfshin gjithashtu shpronësimin e sipërfaqeve të tokës që nevojiten për ndërtimin e rrugës dhe shërbimin e konsulencës (supervizionit) për të tre segmentet. Kredia e OFID-it do të përdoret për financimin e punimeve civile në segmentin nr. 3 të projektit. Agjencia Zbatuese, e cila do të jetë përgjegjëse për zbatimin e projektit është Njësia e Menaxhimit të Projektit Tiranë-Elbasan, e ngritur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar ( Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve), nën Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.

Huaja që akordohet nga OFID, është me këto terma:
-Shuma e financimit:   20,400,000 USD;
-Interesi:                      3.3 % normë vjetore;
-Tarifa e Shërbimit:   1% normë vjetore, aplikohet mbi shumën e disbursuar dhe të pashlyer të kredisë;
-Maturimi:                 20 vjet duke përfshirë 5 vjet pa pagesë principali

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

alba ne 18/02/2012 01:06:49
avatar
na thuaj nje cike sa nga keto pare qe keni marre borxh do fusesh ne xhep ti dhe saliu ,dhe sa vite borxh do paguajne shqipetaret ,qe te pasurohesh ti dhe salinjte kjo na intereson ne dhe femijeve tane .
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0