Hyrje | Ekonomi | Intervistë me Sherefedin Shehun

Intervistë me Sherefedin Shehun

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kriza ekonomike europiane dhe ndikimi në Shqipëri. Puna për kriteret e BE-së dhe zgjedhja e Presidentit

 







Përfaqësuesi i maxhorancës, deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu, shprehet pesimist përsa i përket plotësimit të 12 prioriteteve për të cilat po punojnë maxhoranca dhe opozita. Sipas tij mosplotësimi brenda afatit i 12 prioriteteve, vjen për shkak të qëndrimit të opozitës, e cila herë pas here ka lëkundje në qëndrimin e saj, përsa i përket edhe plotësimit të marrëveshjes që ka nënshkruar disa kohë më parë. Në një intervistë për “Telegraf”, zoti Shehu, Presidentin e ri, e sheh si një figurë që do të jetë propozim i maxhorancës dhe e sheh si një figurë që do të gëzojë respekt dhe një figurë me integritet të madh moral, përsa i përket situatës së krizës ekonomike, zoti Shehu, shprehet optimist se do të ketë përmirësime të situatës, ashtu si edhe në shumë shtete të tjera që kanë filluar që të ringrihen pas asaj periudhës së vështirë ekonomike që kanë kaluar.
-Zoti Shehu, 12 prioritetet janë një ndër detyrat në axhendë për t’u plotësuar, si po ecën mbarëvajtja e punës për përmbushjen e tyre?
-Pak ditë më parë ne bashku me opozitën diskutuam për planin e veprimit për 12 kriteret që na janë vendosur nga Bashkimi Europian, në komisionin e integrimit. Opozita angazhimin e saj e ka shprehur në marrëveshje, por praktikisht ka edhe momente ngërçi, siç janë vonesat e shumta, apo pengesa të natyrave të tjera, që kanë dalë gjatë rrugës.
-Duke parë ecurinë e punës, a besoni që do të plotësohen brenda afatit të përcaktuar këto 12 prioritete nga Shqipëria?
-Më duhet të them që këto kritere nuk mund të plotësohen brenda afatit, pasi shenjat e para që kemi parë nuk e lënë të nënkuptosh një gjë të tillë. E them me keqardhje një gjë të tillë, por që kështu është dhe  kështu ndodh me opozitën tonë. Opozita është ajo që gjithmonë do të gjejë shkaqe, me ose pa arsye për ta vonuar procesin. Në këtë aspekt e shoh të vështirë dhe të pamundur që të përmbushen brenda afatit 12 prioritetet. Por unë di t’ju them që maxhoranca nga ana e saj po punon mjaft, për të bërë pjesën që i takon dhe uroj dhe besoj që të arrijmë në rezultate pozitive edhe pse ju thashë edhe më lart që jam disi skeptik për të qenë brenda afatit që na është kërkuar.
-Një çështje tjetër mjaft e rëndësishme mbetet zgjedhja e Presidentit, edhe pse duhet ende kohë për të arritur deri në këtë pikë debatet janë të shumta. A e shihni të mundur zgjedhjen e një Presidenti konsensual, pasi të dyja palët kanë pretendimet e tyre?
-Unë dua të them që besoj në zgjedhjen e një Presidenti konsensual me integritet dhe me mbështetjen e shumicës. Figura e Presidentit të ardhshëm, do të jetë një figurë, që do të përfaqësojë unitetin e popullit, dhe do të jetë dhe një figurë me integritet moral të lartë dhe do të gëzojë respektin e qytetarëve, dhe të forcës që ai do të përfaqësojë.
-A nënkupton kjo që Presidenti, do të jetë i maxhorancës, dhe a bie ndesh me kërkesën për një president konsensual?
-Po, unë di të them që Presidenti, do të jetë një propozim i maxhorancës, kjo nuk ka të bëjë aspak me kërkesën për president konsensual. E them këtë pasi sipas Kushtetutës Presidenti i përket shumicës që në këtë rast është maxhoranca.
-Reforma zgjedhore ka pasur disa probleme, si i komentoni këto probleme dhe duke parë ritmet me të cilat po ecën a besoni se do të përfundojë në afatin e caktuar?
-Ashtu siç e përmenda edhe me lart, kjo lidhet thjesht edhe me interesat e ngushta të opozitës. Besoj se këto pengesa janë të sajuara vetë. Besoj që do marrin  një zgjidhje dhe puna do vijojë normalisht, pasi opozita  është treguar e gatshme për të bashkëpunuar, dhe besoj se do e vazhdojë më tej bashkëpunimin e saj në të mirë të reformës dhe të shqiptarëve. Në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të kemi një kod zgjedhor, që të përmbush standardet që na kërkohen.
-Shumë vende të botës janë në një krizë ekonomike, duke qenë se ju jeni ekspert i kësaj fushe, sa po ndihet kriza në Shqipëri?
-Po është e vërtetë që situata e krizës ekonomike në disa shtete ka qenë shumë e vështirë. Ku rastin më konkret dhe më të vështirë e kemi parë në shtetin tonë fqinjë Greqi. Ajo që ka rëndësi dhe që është për t’u përmendur, është se në kriza ekonomike ka filluar që të përmirësohet në një pjesë të vendeve, dhe kjo është mjaft lajm i mirë. Përsa i përket situatës në Shqipëri, do të thoja që kriza ka qenë pak e pranishme, kjo edhe falë punës së qeverisë dhe politikave që janë ndërmarrë. Ashtu si edhe nëpër vende të tjera që po vjen duke u ulur kriza edhe në Shqipëri, edhe ajo masë e vogël që ka qanë po vjen duke u zhdukur.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0