Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar
Shoqata e Kontabilisteve dhe Financierëve të Shqipërisë ka bërë të ditur draftin paraprak mbi TVSH
Shoqata e Kontabilisteve dhe Financiereve të Shqipërisë ka bërë të ditur draftin paraprak që është hartuar prej eksperteve të Qeverisë Shqiptare, me prezencën dhe asistencën e ekspertëve fiskalë franceze, për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ky ligj do të jetë objekt i diskutimeve dhe ndonjë debati edhe midis profesionistëve të fushës së Kontabilitetit dhe të Financës. Ai përbën rëndësi në vetvete sepse TVSH, është një çështje që është diskutuar shumë kohët e fundit për ta ndryshuar apo hequr atë nga objekte dhe artikuj të caktuar. Tatimi mbi vlerën e shtuar është një tatim i përgjithshëm mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve, proporcional me çmimin e tyre, që i ngarkohet në çdo fazë të prodhimit dhe procesit të shpërndarjes çmimit pa tatimin.
TVSH-ja zbatohet si një tatim në përqindje mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve dhe bëhet e kërkueshme për t’u paguar pas zbritjes së TVSH-së që ka ndikuar drejtpërdrejt koston e elementeve të ndryshëm që përbëjnë çmimin e mallrave dhe shërbimeve.
Person i tatueshëm konsiderohet çdo person, pavarësisht nga forma juridike e organizimit të tij, i cili në mënyrë të pavarur kryen veprimtari ekonomike, cilido qoftë qëllimi ose rezultati i kësaj veprimtarie. Në draft është diskutuar mes të tjerash mbi vendin e furnizimit operacioneve të tatueshme. Kështu kur mallrat nuk dërgohen dhe as transportohen, vendi i furnizimit të mallrave është vendi ku janë vendosur mallrat në momentin kur ndodh furnizimi. Kur mallrat janë dërguar apo transportuar nga furnizuesi, nga blerësi apo një pale e trete, vendi i furnizimit është vendi ku janë vendosur mallrat në momentin kur fillon dërgimi apo transporti i mallrave për blerësin. Në rastin e udhëtimit, që fillon në Shqipëri me destinacion jashtë Shqipërisë, dhe pastaj kthim në Shqipëri, vetëm për pjesën e udhëtimit pa ndalese, nga Shqipëria në vendin jashtë Shqipërisë, furnizimi i mallrave në bordin e anijeve, avionëve ose trenave, konsiderohet të jetë kryer në vendin e nisjes së transportit të pasagjereve, në Shqipëri. Në rastin e udhëtimit vajtje-ardhje, pjesa e kthimit konsiderohet si veprim i veçantë transporti. Në rastin e furnizimit të gazit natyror, energjisë elektrike dhe ujit nëpërmjet sistemeve të shpërndarjes për një person të tatueshëm rishitës të gazit natyror, energjisë elektrike ose ujit, vendi i furnizimit konsiderohet të jetë vendi ku rishitësi ka vendosur veprimtarinë e tij ekonomike ose vendi ku ka njësinë fikse ku furnizohen mallrat, ose në mungese të këtyre do të konsiderohet vendi ku ai ka adresën e tij të përhershme ose ku zakonisht banon. Në funksion të këtij ligji, me "vlerë tregu" kuptohet shuma e plotë që për të përfituar mallrat apo shërbimet, blerësi apo klienti, në të njëjtin faze të tregtimit në të cilën furnizimi kryhet, duhet t’i paguaje në kushtet e konkurrencës së barabarte, furnizuesit të mallit ose shërbimit, i cili vepron si i pavarur në kushtet e tregut në territorin e Shqipërisë në të cilin ky furnizim është subjekt i tatimit. Në vlerën e tatueshme duhet të përfshihen elementet e mëposhtme: taksat,tatimet përfshirë akcizën, detyrimet doganore, tarifat dhe pagesa të ngjashme, me përjashtim të TVSH-së; shpenzimet dytësore të tilla si shpenzimet komisionere, të ambalazhimit, të transportit dhe të sigurimit që furnizuesi ia ngarkon blerësit ose klientit. Në vijim në draft janë diskutuar edhe çështje të tilla si, detyrimet e personit të tatueshëm dhe të disa personave jo të tatueshëm, përjashtimet, furnizimet me shkalle zero, eksportet.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj