Abuzimet në tendera
Agjencia e Prokurimeve Publike: Ja 16 kompanitë që përjashtohen nga pjesëmarrja në tendera për shkelje ligjore
Janë 16 kompani mjaft të mëdha që janë përjashtuar nga e drejta e pjesëmarrjes në prokurimet publike për shkak të abuzimeve dhe problematikave të gjetura nga agjencia përkatëse. Agjencia e prokurimit Publik, ka vendosur të përjashtojë 16 kompani të mëdha nga prokurimet publike. Sipas shkeljeve të gjetura gjatë kontrolleve, është përcaktuar më pas edhe kohëzgjatja e përjashtimit. Mes kompanive të përjashtuara ndodhet edhe Euroil SH.A, një kompani e tregtimit të karburanteve dhe gazit të lëngshëm pronari i të cilës, Hajri Elezaj, është shpallur në kërkim nga prokuroria për çështjen e kontrabandës së naftës virgine. Elezaj ishte arrestuar vitin që shkoi me akuzat e kontrabandës dhe falsifikimeve ndërkohë që gjykatat e kanë në arrest shtëpie prej nga u arratis pa lënë gjurmë dhe aktualisht nuk dihet se ku ndodhet. Kompania e zotit Elezaj, ishte një ndër të preferuarat e institucioneve shqiptare pasi tek ajo furnizoheshin me karburante automjetet e Ministrisë së Brendshme, Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ dhe policisë së shtetit. Në fashikullin e akuzës ndaj zotit Elezaj, thuhet se nga shqyrtimi i akteve të dosjes penale ka rezultuar se në ngarkim të shtetasit Hajri Elezaj është regjistruar procedimi penal nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datë 13.10.2010, për veprat penale të “Mashtrimit“, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale“, të parashikuara përkatësisht nga nenet 143/2, 186/2 dhe 287 të K.Penal. Personi nën hetim Hajri Elezaj, duke vepruar me cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Shoqërisë “Euroil” sh.a. ka bërë të mundur që të përfitojë rimbursim të TVSH-së, në mënyrë të padrejtë, pasi dyshohet që me veprimet e tij të ketë falsifikuar dokumente, duke pasqyruar një sasi të konsiderueshme nafte “Virxhin” si të eksportuar në mënyrë fiktive dhe duke e shitur këtë sasi në tregun e brendshëm.
Lista e 16 kompanive të përjashtuara nga prokurimet publike:
“Vellezerit Kastrati” Sh.P.K, Kukës- përjashtohet për 3 ( tre) vjet (26.10.2009 – 26.10.2012) nga prokurimet publik
“GERAND” SH.P.K, SHKODER – përjashtohet për 3 ( tre) vjet (09.11.2009 – 09.11.2012) nga prokurimet publike
“DORGEN” SHPK TIRANE përjashtohet për 3 (tre) vjet (14.12.02009-13.12.2012) nga prokurimet publike
“Bejleraj” SHPK përjashtohet për 3 (tre) vjet (15.12.2009- 14.12.2012) nga prokurimet publike
“ALBANA” sh.p.k Elbasan – përjashtohet per 2 (dy) vjet (23.07.2010 -23.07.2012) nga prokurimet publike
“TEACHER & PUPILS” sh.p.k Lezhë – përjashtohet për 2 (dy) vjet (28.12.2010-28.12.2012) nga prokurimet publike
“PROQUAL” SH.A Tiranë (“QUALUB” SH.A) – përjashtohet për 1 (një) vit (17.05.2011 -17.05.2012) nga prokurimet publike
“NELSA” sh.p.k Tiranë – përjashtohet për 2 (dy) vjet (21.02.2011 -21.02.2013) nga prokurimet publike
“BËNJA” sh.p.k Kuçovë- përjashtohet për 3 (tre) vjet (17.01.2011- 17.01.2014) nga prokurimet publike
“EUROIL” Sh.A Tiranë- përjashtohet për 3 (tre) vjet (28.01.2011- 28.01.2014) nga prokurimet publike
“ENERISA” Sh.P.K Fier – përjashtohet për 3 (tre) vjet (17.10.2011- 17.10.2014) nga prokurimet publike
“EURONDERTIM 2000” Sh.P.K Tiranë – përjashtohet për 3 (tre) vjet (03.11.2011-03.11.2014) nga prokurimet publike
“KENNEDY” Sh.P.K Tiranë- përjashtohet për 3 (tre) vjet (03.11.2011-03.11.2014) nga prokurimet publike
“ 4 X 4 ” Sh.P.K Korçë- përjashtohet për 3 (tre) vjet (30.11.2011- 30.11.2014) nga prokurimet publike
“ 2S GROUP ” Sh.P.K Korçë- përjashtohet për 1 (një) vit (30.11.2011-30.11.2012) nga prokurimet publike
“JOEL CONSTRUKSION” Sh.P.K Elbasan – përjashtohet për 1 (një) vit (05.12.2011-05.12.2012) nga prokurimet publike
“D.A.E. KONSTRUKSION” Sh.P.K Tiranë- përjashtohet për 3 (tre) vjet (15.12.2011-15.12.2014) nga prokurimet publike.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj