Flet Luan Shahollari
Skema e pensioneve të pleqërisë, e gjerë, por e dobët. Shkalla e varfërisë dhe dallimi mes qytetit dhe fshatit
Ligji nr. 7703, datë, 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" përbën një nga elementët kryesore të shtetit shqiptar të mirëqenies. Sistemi i sigurimeve shoqërore përbëhet nga: sigurimi i detyrueshëm, vullnetar, suplementar dhe nga pensionet shtetërore të posaçme. Ky sistem bazohet në parimin kontributiv të financimit "pay as you go", që ka në themel solidaritetin e brezave, ose siç quhet ndryshe "sistemi Bismarck, i cili është edhe më i përhapur në Europë. Sipas nenit 2 të ligjit, sigurimi shoqëror i detyrueshëm është jofitimprurës, që mbron me të ardhura: a) Personat e punësuar në lidhje me: paaftësinë e përkohshme në punë për shkak të sëmundjes; barrëlindjen; pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes; aksidentin në punë dhe sëmundjet profesionale; papunësinë; b) personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit) në lidhje me: barrëlindjen, pleqërinë, invaliditetin dhe humbjen e mbajtësit të familjes. Me kontributet e derdhura garantohet pagesa në para për të kompensuar pakësimin e të ardhurave në një shumë që mbulon të paktën një standard minimal jetese, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Kur standardi minimal i jetesës nuk arrihet nga pensioni bazë, KM ka të drejtë të vendosë një shtesë të ardhurash në formë kompensimi. Sigurimi shoqëror vullnetar përbën një alternativë për personat e siguruar në mënyrë të detyrueshme, por që për arsye të ndryshme nuk mund ta vazhdojnë me tej. Sigurimi shoqëror suplementar ofron të ardhura shtesë për personat që ushtrojnë funksione ose detyra kushtetuese, për ushtarakët, për punonjësit e Policisë së Shtetit etj., sipas kritereve të caktuara me ligje të veçanta. Pensionet shtetërore të posaçme jepen nga shteti për personat me kontribute të shquara dhe merita të veçanta në shërbim të Atdheut. Kushtet e përfitimit, shuma dhe procedura për dhënien e këtyre pensioneve përcaktohen nga KM.
-Pensionet gjithsej, qytet-fshat dhe sipas llojeve
Numri i pensioneve gjithsej nga rreth 321 mijë më 1990 ka arritur në mbi 540 mijë në vitin 2009 ose 68.4 për qind më shumë. Pensionet e shtetit gjithsej, nga 208.4 mijë më 1990 kanë arritur në rreth 381 mijë më 1990, me një shtesë prej 78 për qind. Pensionet e fshatit gjithsej, nga 112,6 mijë më 1990 kanë arritur në rreth 160 mijë më 2009, me një rritje prej 42 për qind. Pensionet e shtetit gjithsej deri më 2004 kanë zënë rreth 2/3 e pensioneve gjithsej, kurse nga viti 2006, raporti është rritur në 70 për qind, kundrejt 30 për qind të pensioneve të fshatit. Pensionet e pleqërisë përbëjnë grupin më të madh në strukturën e përfituesve gjithsej si dhe të pensioneve të shtetit ashtu dhe të fshatit. Pensionet e pleqërisë të shtetit luhaten nga 74-78 për qind, duke qëndruar në nivelin prej 75 për qind më 2009. Kurse pensionet e fshatit zënë një peshë akoma më të madhe: nga 84 për qind më 1995 në rreth 90 për qind pas vitit 2005. Grupin e dytë më të madh e zënë pensionet familjare të shtetit, me rreth 13 për qind pas vitit 2006. Kurse numri i pensioneve familjare të fshatit ka ardhur në rënie nga 13.3 për qind më 1995 në 6.8 për qind më 2009, si rrjedhojë e lëvizjes së popullsisë drejt zonave urbane. Pensionet e invaliditetit, në pensionet e shtetit ato, për vite me radhë kanë qëndruar në nivelin prej 7-7.5 për qind, kurse pas vitit 2005 janë rritur në 10-11 për qind, madje në rreth 12 për qind më 2009. Kurse në pensionet e fshatit ato zënë një peshë më të vogël, duke u luhatur në shifrat 2-3 për qind, kurse në vitin 2009 kanë arritur në 3.7 për qind.
-Masa mujore e pensionit të pleqërisë të qytetit dhe të fshatit
Masa e pensionit të pleqërisë minimal mujor rritur nga 1,075 lekë më 1993 në 5,148 lekë më 2 4.8 herë. Në vitin 2010 niveli arriti në 10,690, dyfishuar kundrejt vitit 2000 (Tabela 6). Masa e pensionit të pleqërisë minimal mujo, rritur nga 528 lekë në vitin 1993 në 1,328 lekë ose 2.5 herë. Në vitin 2010, masa e pensionit te 6,980 lekë ose 5.2 herë më shumë se në vitin 2000. Raporti midis pensionit minimal të fshatit dhe të shtetit në vitet 1993-2000 ka qenë 26-27 për qind, 44 për qind më 2005 dhe 65 për qind më 2010. Pensioni maksimal i shtetit është rritur nga 1,710 lekë më 1993 në 10,296 lekë në vitin 2000 ose 6 herë, kurse në vitin 2010 arriti në 21,380 lekë ose dyfish kundrejt vitit 2000. Pensioni mesatar i shtetit nga 1,740 lekë në muaj në vitin 1993 është rritur në 5,197 lekë në vitin 2000, ose 3 herë, kurse në vitin 2010 arriti në 12,513 lekë ose 2.4 herë. Pensioni mesatar i fshatit nga 538 lekë në muaj më 1993 është rritur në 1,022 më 2000 dhe në 7,322 lekë në muaj më 2010, me një rritje të ndjeshme prej 7.1 herë. Kjo shpjegon rritjen e raportit të pensionit mesatar fshat/shtet vitet e fundit deri në 58.5 për qind më 2010. Raporti midis masës të pensionit mesatar mujor të pleqërisë të shtetit dhe pagës mesatare në sektorin publik, që përfaqëson shkallën e zëvendësimit të të ardhurave ka ardhur duke rënë, nga 57 për qind më 1993 në 35 për qind më 2000, në 32 për qind më 2005, deri në 28 për qind më 2010. Ky raport është mjaft i ulët kur krahasimet i bëjmë me vitet para 1990. Po kështu rezulton edhe kur krahasimet i bëjmë me disa vende të BE. Nga grafiku 3, i ndërtuar me të dhëna të EUROSTAT-it për vitin 2007, (kemi shtuar edhe Shqipërinë), del se me raportin pensione /paga prej 30 për qind lëmë pas vetëm Estoninë, Irlandën dhe Rumaninë, por shtojmë se masa e pensionit shqiptar është vetëm 90 euro në muaj! Analiza tregon shpërpjesëtime të ndjeshme edhe brenda BE: nga 73 për qind në Greqi në 26 për qind në Estoni, nga 63 për qind në Francë, në 29 për qind në Rumani etj.. Këto shpërpjesëtime vijnë për shkak të mungesës të kritereve të njësuara për shkallën e zëvendësimit në vendet e BE. Kjo është një ndër arsyet pse Greqia ka mbajtur një shkallë zëvendësimi tej mundësive të saj, të cilin përpiqet ta mbulojë me hua të reja. Të ardhurat e një pensioni minimal pleqërie të shtetit më 2010 arritën në 12,840 lekë në muaj nga të cilat 10,890 masa e pensionit dhe 1,950 lekë shtesa nga VKM për të kompensuar rritjen e energjisë elektrike,të çmimit të bukës, si dhe efekte të tjera. Të ardhurat e një pensioni pleqërie minimal të fshatit më 2010 arritën në 7,870 lekë, nga të cilat 6,698 nga masa e pensionit dhe 890 lekë nga shtesat sipas vendimeve të KM. Të ardhurat e pensionit maksimal gjithashtu janë rritur nga 21,052 lekë më 2009 në 21,880 lekë më 2010. Me VKM nr. 471 datë 2.7.2011 "Për rritjen e pensioneve", duke filluar nga data 1 korrik 2011 pensionet e shtetit rriten 4 për qind, kurse pensionet e fshatit 7 për qind, kundrejt 10 dhe 15 për qind të parashikuara në programin e Qeverisë.
-Shkalla e varësisë e sistemit të sigurimeve shoqërore
Parimi bazë i ndërtimit dhe funksionimit të sistemit të sigurimeve shoqërore është solidariteti i brezave, ku brezi aktiv (në moshë pune) kontribuon për brezin pasiv (në pension). Prandaj, një tregues kryesor i kësaj skeme është shkalla e varësisë së sistemit, që del si raport i përfituesve (pensionistëve) kundrejt kontribuuesve. Deri në vitin 1990 për 1 pensionist kontribuonin 4-5 të punësuar (në sektorin shtetëror dhe kooperativist), kurse në vitin 1994, raporti përfitues/kontribuues ra në rreth 1/1. Në vitet pasues 1995, 1996, 1997 shkalla e varësisë ra në 105, 115, 140 përfitues për 100 kontribuues. Prirja negative u thellua për shkak të ngjarjeve të vitit 1997, të cilat sollën reduktimin e veprimtarive ekonomike. Raporti filloi të përmirësohet lehtë pas vitit 2000, duke arritur në 64/100 më 2005 dhe afër këtij raporti deri më 2007.
Në grafikun 4 shkalla e varësisë e sistemit është paraqitur me treguesin e ndërsjellë: kontribuues për 100 pensionistë. Nga grafiku del se raportin më të ulët e ka Rumania me 107 kontribuues për 100 pensionistë, pasuar nga Bullgaria 128/100, Hungaria 131/100, Portugalia 134/100, dhe pas kësaj renditet Shqipëria me 137/100. Raportin më të lartë e ka Irlanda me 357 kontribuues për 100 pensionistë, pasuar nga Holanda 333/100, Qipro 332/100, Spanja 266/100, Suedia 257/100 etj.. Vendet e tjera, nga Italia deri tek Luksemburgu renditen nga 149 deri në 234 kontribuues për 100 pensionistë. Pra, Shqipërisë i duhet të rrisë raportin e kontribuues/ përfitues përmes tre rrugëve: hapjes të vendeve të reja të punës, rritjes të nivelit të pagave në sektorin publik e privat si dhe luftës kundër informalitetit në ekonomi, sidomos në sektorin privat.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj