Hyrje | Ekonomi | Babëzia e bankave

Babëzia e bankave

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ja si abuzojnë bankat me kreditë e qytetarëve. Kontratat, paditë në gjykata dhe agjencia mbikëqyrëse

 

 

 

 

 



Rriten interesat e kredive në lekë. Statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se interesat e kredive të reja në lekë, kanë ardhur në rritje.  Megjithëse Banka Qendrore uli normën e fitimit përsëri interesat e kredive në lekë janë të rritura. Duket se kreditë nuk po reflektojnë aspak çlirimin e kushteve monetare, që nisi me uljen e normës bazë të interesit gjatë këtyre ditëve dhe që do të  transmetohet në uljen e normave të interesit të Bonove të Thesarit gjatë muajve në vazhdim. Megjithëse kreditë bankare përgjithësisht kuotohen mbi bazën e interesave të bonove të thesarit, plus një marzh interesi fiks, rritja e interesave totale shpjegohet me rritjen e marzheve fikse nga ana e bankave. Rritja e perceptimit të rrezikut nga bankat duket se ka ndikuar në rritjen e këtyre marzheve dhe kjo bën që edhe kosto e kredisë në lekë për publikun të rritet. Këto rezultate tregojnë se synimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur koston e kredisë nëpërmjet një politike monetare me nuanca të moderuara ekspansioniste, ende nuk po rezulton i suksesshëm Ulja e interesave të bonove është një nga elementët më të rëndësishëm të përcaktimit të çmimit të kredive në lekë, që kuotohen mbi bazën e interesit të bonove. 
Rritje e pabazë dhe e interesave të kredive në monedhë të huaj
Në një kohë që normat e interesit për monedhën evropiane vazhdojnë rënien, në tregun bankar vendas kredia në euro vazhdon të rritet nga dita në ditë. Kreditë në monedhën evropiane, veç kursit të këmbimit, po paraqesin edhe barrë të re për të gjithë klientët, të cilët tashmë po përballen edhe me një shtesë në këstet e tyre të kredive. Duke qenë se eurobori tashmë prej muajsh është duke përjetuar një rënie historike, bankat e nivelit të dytë janë duke u kërkuar klientëve që të firmosin një kontratë të re, e cila ka një normë tjetër si bazë të llogaritjes. Interesi bazë për monedhën europiane ka rënë poshtë 1 përqindëshit dhe të gjitha kreditë e dhëna në këtë monedhë prej një periudhe më shumë se dyvjeçare janë duke u kthyer në një barrë për bankat. Interesat e kredive në euro kanë pësuar një rënie për të gjitha kontratat e vjetra, pasi nga një interes që tentonte drejt 5 përqindëshit si bazë, tashmë kemi një interes më pak se 1 për qind. Me kontratat e reja që po kërkojnë për të lidhur me klientët, bankat e nivelit të dytë kanë vendosur një rritje të normës bazë të interesit për kreditë.  Mbi këtë interes bazë shtohen edhe një interes tjetër plus, duke e çuar interesin në një normë, që për bankat është fitimprurës. Për një pjesë të madhe të klientëve masa atë tilla nuk janë kuptuar drejt, duke sjellë edhe pakënaqësi të shumta. Por ky veprim I cili përbën abuzim ,kryhet nga bankat e nivelit të dytë nën heshtjen dhe mbështetjen e  klienteliste të Bankës Qendrore. Është e pakuptueshme toleranca e Bankës Qendrore ndaj mosdorëzimit të bilanceve të bankave të nivelit të dytë. Madje, bankat e nivelit të dytë deklarojnë paga marramendëse për drejtuesit  dhe punonjësit e vetë, vetëm e vetëm që atyre t’u dalë fitimi sa më i vogël dhe se këto të ardhura marramendëse i fusin më vonë si kapitale. Si ka mundësi që njw nëpunës banke në Tiranë paguhet me rreth 14 milionw e gjysmë rrogë në muaj? Këtë ekspertët e dinë mirë me përjashtim të drejtuesve të Bankës Qendrore
Si abuzojnë bankat
Kështu, në disa banka të nivelit të dytë këstet e kredive konsumatore që janë paguar deri tani në shumën 10 mijë lekë, tashmë do të jenë 10.4 mijë lekë të reja. Rritja e interesave është reflektuar edhe në kreditë për shtëpi, edhe në të biznesit që janë marrë prej kohësh. Duke shfrytëzuar një klauzolë në kontratë për reflektimin e kostove të borxhit qeveritar në interesat e kredive, bankat tashmë kanë rrugë të lirë për të vendosur këste më të shtrenjtë për të gjithë klientët. Për vetë faktin se një pjesë e madhe e klientëve nuk kanë njohuri juridike për kontratat e lidhura me bankat e nivelit të dytë, rritja e interesave tashmë është kthyer në një fenomen të zakonshëm, që për klientët shpeshherë bie në vesh të shurdhët. Rritja e interesave për kreditë nga ana tjetër, po shoqërohet edhe me vështirësitë e ardhura në shlyerjen e tyre për shkaqe që lidhen nw lëvizjet tashmë të shpeshta të kursit të këmbimit, që në më të shumtën e rasteve janë në favor të valutës. Ndaj qytetarët duhet të padisin në gjykatë të gjitha veprimet abuzive të bankave të nivelit të dytë duke bllokuar pagesat e kësteve deri në zgjidhjen ligjore të këtyre vjedhjeve që kanë ardhur si rezultat i mosdijes së qytetarëve dhe termave të komplikuar që kanë përdorur bankat me qëllim.
Raporti ndërkombëtar për financat
Kompanitë dhe familjet  evropiane, që nga fillimi i vitit 2009 dhe deri më sot, përfituan nga interesat shumë të ulëta për euron, që përcaktohen nga Banka Qendrore Evropiane, por në rastin e Shqipërisë, ato që përfituan duket se ishin bankat dhe jo kredimarrësit. "Përgjithësisht, kredidhënia në monedhën evropiane devijoi nga zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare, duke zgjeruar marzhet me euriborin dhe koston e fondeve.   Euribori është norma e interesit me të cilin bankat ndërkombëtare i japin kredi njëra-tjetrës. Euribori shërben si kosto oportune për bankat, të cilat në këtë treg mund të sigurojnë të gjitha fondet që dëshirojnë. Për këtë arsye, luhatja e euriborit ndikon edhe në interesat e të gjitha kredive të tjera. Por kjo nuk ndodhi në rastin e Shqipërisë. Banka Qendrore Evropiane e uli në 1 për qind interesin me të cilin ua jep euron bankave të nivelit të dytë, me qëllim që kredimarrësit të vijonin të merrnin kredi e të kryenin investime. Por nga kjo politikë e BQE-së në rastin e Shqipërisë duket se fituan bankat dhe jo kredimarrësit. Banka e Shqipërisë thotë se nga analizat e saj rezulton se është rritur fitimi bruto që bankat sigurojnë nga ndërmjetësimi financiar. "Kostoja e ndërmjetësimit, (diferenca mes interesit të kredisë dhe asaj të depozitës) në lekë dhe në euro është rritur qe vitit 2009", thotë Banka e Shqipërisë.   Norma mesatare e ndërmjetësimit për monedhën evropiane vitin e kaluar ishte 1 për qind më shumë se në vitin paraardhës. Bankat në Shqipëri u përballën vitin e kaluar me rritjen e shpejtë të kredive që nuk u shlyen rregullisht apo që hynë në procedura ndjekjeje ligjore, gjë që solli edhe rritjen e kostos. Por për shkak të kuadrit të dobët ligjor në kredidhënie, bankat qenë në gjendje që t'ia transferojnë me shpejtësi klientëve të rregullt, kostot shtesë të krijuara nga kredimarrësit e këqij. Shumica e bankave nënshkruajnë me klientët kontrata kredimarrjeje që i jep të drejtë bankës të ndryshojë normën e interesit "sipas vullnetit të saj të lirë". Një klauzolë e tillë nuk i është sqaruar aq sa duhet klientëve para nënshkrimit të kontratës së qirasë, ndërkohë që disa juristë mendojnë se një klauzolë e tillë mund të bjerë ndesh me Kodin Civil shqiptar. Banka e Shqipërisë ka miratuar disa rregullore që synojnë të detyrojnë bankat të informojnë klientët paraprakisht për përmbajtjet e kontratave, por ende nuk është marrë ndonjë masë për mbrojtje më të madhe për klientët e bankave. Disa mendojnë se Shqipëria ka nevojë për një agjenci mbikëqyrëse për mbrojtjen e interesave të kredimarrësve përballë bankave.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0