BERZH
Më 2012, rritja ekonomike e Shqipërisë 1.2%
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rritje ekonomike prej vetëm 1.2 për qind këtë vit për Shqipërinë. Shifra është publikuar në një raport të BERZH-it dhe theksohet se ekonomia shqiptare do të ngadalësojë ritmet e rritjes si pasojë e krizës në Eurozonë. Parashikimi i BERZH-it për rritjen ekonomike është më pesimist se ai I Bankës Botërore, që flet për një rritje të ekonomisë sonë gjatë 2012-ës, me 2 për qind. Ndërkaq në një intervistë për Zërin e Amerikës, ekonomisti i lartë i BERZH-it në Londër, Peter Sanfey shpjegon se Shqipëria do të mund t’i shpëtojë recesionit por nuk do të ketë mundësi t’u rikthehet niveleve të rritjes që arriti përpara viteve të krizës. Eksperti i bankës argumenton se po konstatohet një fare intensifikimi i krizës në Eurozonë dhe në muajt e ardhshëm do të ketë pasiguri dhe kjo reflektohet në parashikimin për Shqipërinë dhe rajonin. "Megjithatë Shqipëria dhe pjesa tjetër e Evropës ndoshta do të mund të shmangin recesionin në 2012, por niveli i rritjes do të jetë shumë i ulët. Në Shqipëri do të jetë pak mbi 1 për qind, gati 1 presje 2 për qind", tha ai. Sipas ekonomistit të BERZH-it, kjo është shumë poshtë potencialit të ekonomisë shqiptare që mund të rritej 4 apo 5 për qind në vit. Një rritje e tillë nuk mund të ndodh në ambientin e tanishëm pasi Shqipëria ashtu si vende të tjera do të përballet me sfidat e Eurozonës. Eksperti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim sqaron se për Shqipërinë kjo do të përkthehet në më pak prosperitet, më shumë papunësi dhe në kohë të vështira. Sipas Peter Sanfey, ekonomia do të vazhdojë të rritet këtë vit por do të jetë shumë më poshtë niveleve që kemi parë në vitet para krizës. Eksperti i BEZH-it, ka theksuar gjithashtu se, ka shumë pasiguri në parashikim, pasi gjërat ndryshojnë dita ditës dhe nuk ka garanci sesi do të zgjidhet kriza në Eurozonë. Ai ka shtuar se në se do të dilet nga kriza, do të shtohet besimi i konsumatorëve, do të përmirësohen investimet dhe rritja mund të jetë më e lartë nga parashikimi.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj