Hyrje | Ekonomi | Naço: “Viti 2011, i suksesshëm për METE”

Naço: “Viti 2011, i suksesshëm për METE”

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

ANALIZA VJETORE/Ministri i METE, Nasip Naço, analizon punën për sektorët dhe paraqiti prioritetet për vitin që filloi

 

 

 

 




Ministri i Ekonomisë, zoti Nasip Naço, zhvilloi ditën e djeshme një analizë vjetore të ministrisë që ai drejton, për vitin 2011. Z.Naço, e ka vlerësuar vitin 2011, pasi pavarësisht kontekstit të krizës ekonomike globale dhe asaj financiare në euro zonë, ekonomia shqiptare arriti të sigurojë që edhe për vitin 2011 të ketë një stabilitet makro-ekonomik të qëndrueshëm dhe një rritje ekonomike, e cila është bërë prezent edhe nga të gjithë ndërkombëtarët, kryesisht falë reformave ekonomike të ndërmarra nga qeveria.
-Arritjet për vitin që u mbyll në sektorin e energjetikës
Ndër arritjet kryesore në sektorin e energjetikës, ishte nisma legjislative për ndryshimet në kuadrin ligjor të sektorit energjetikë”. Zoti Naço, informoi se, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka dhënë në këto vitet e fundit rreth 110 kontrata koncensionare për biznesin vendas dhe të huaj, të cilat parashikojnë ndërtimin e rreth 300 hidrocentraleve të vegjël apo të mesëm e të mëdhenj, me një fuqi të instaluar rreth 1400 megavat. Ndërkohë, ne jemi në përmbyllje të procedurave dhe të dokumentacionit për hapjen e garës ndërkombëtare për dhënien me koncension të hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Vjosa dhe Osum. 
-Puna e bërë në sektorin e hidrokarbureve
-Në vitin që sapo u la pas janë intensifikuar investimet në sektorin e prodhimit të naftës dhe vendburimet ekzistuese, theksoi ministri Naço, në kuadër të marrëveshjeve hidrokarbure, duke bërë të mundur që prodhimi i naftës bruto në vitin 2011 të rritet me rreth 20 për qind në krahasim me vitin 2010. Në zonën energjetike dhe industriale të Porto Romanos ka përfunduar ndërtimi dhe është vënë në shfrytëzim impianti i prodhimit të bio-karburanteve. Janë intensifikuar përgatitjet në kuadër të projektit të gazsjellësit TAP, duke filluar negocimet për kontratën e marrëveshjes për projektin TAP dhe duke miratuar termat e referencës për studimin e fizibilitetit për projektin iAP
-Politikat tregtare në ndihmë të prodhuesve dhe eksportuesve vendas
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës përfundoi gjatë vitit 2011 procesin e hapjes së tregut me vendet e rajonit, sipas marrëveshjes CEFTA, duke eliminuar të gjitha tarifat doganore në tregti midis tyre dhe këtë vit Shqipëria merr presidencën e radhës.
-Privatizimet e objekteve në administrim dhe administrimi i pronës publike
Një nga objektivat më të rëndësishëm për vitin që shkoi ishte dhe procesi i privatizimeve. Ministri shtoi se “Ne filluam me miratimin e ligjit për privatizimin e kompanisë shtetërore Albpetrol, një ligj që ndryshe nga herët e tjera parashikon privatizimin 100 për qind të kësaj kompanie. Kemi vazhduar për privatizimin e pjesës së mbetur të aksioneve të Albtelekom”. Po ashtu shtoi ministri se po vazhdojmë me procedurat për kompaninë ARMO, me qëllim që të mundësohet më pas edhe shitja e aksioneve të mbetura. Prioritetet e METE-s, për 2012
-Gjatë vitit 2012, arritje kryesore do të jetë përfundimi dhe vënia në punë e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Elbasan-Podgoricë.
-Ka nisur nga puna nënstacioni 400, 220, 110 kilovolt Tirana 2 Kashar.
-Njëherësh, në vitin 2011 ne kemi zhvilluar procedurën konkurruese për parkun industrial në Rrashbull, Durrës.
-Për periudhën e  2012, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në bashkëpunim dhe me institucionet e tjera shtetërore, ka përgatitur dokumentacionin e privatizimit për rreth 440 asete shtetërore.
-Ne synojmë që për vitin 2012, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të jetë dhe më e angazhuar për të pasur një performancë dhe më të suksesshme.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0