Ekonomia e zhytur në pesimizëm
Analiza/BSH:Treguesi i Ndjesisë në tremujorin e katërt të vitit 2011 ra me 7.9 pikë, më i ulëti që nga viti 2009
Zgjatja e krizës dhe përkeqësimi i gjendjes ekonomike po mbjellin pesimizëm në ekonomi, duke goditur besimin e biznesit. Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, në tremujorin e katërt të vitit 2011 ra me 7.9 pikë përqindje krahasuar me tre mujorin paraardhës. Banka e Shqipërisë, e cila ka kryer vrojtimin thotë së, kjo shifër pasqyron nivelin më të lartë të pesimizmit në ekonominë shqiptare, që fundi i vitit 2009 kur ajo mori goditjen e parë nga kriza e përbotshme.
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike matet nga Banka Qendrore përmes pyetjeve direkte tek bizneset e tre sektorëve kyç të ekonomisë, që janë ndërtimi, industria dhe shërbimet. Këtij rezultati i shtohen edhe vlerësimet e konsumatorëve. Në tremujorin e katërt sipas Bankës, pesimizmi në ekonomi ka ardhur nga biznesi, veçanërisht ai i ndërtimit. Treguesi i besimit në këtë sektor ka rënë në vlerën më të ulët historike -26.2 për qind. Ndërtimi ka qenë një ndër degët më të goditura nga kriza, por dy vitet e fundit gjendja e tij po përkeqësohet edhe më shumë, pasi rënies së kërkesës nga konsumatorët, po i shtohet edhe shkurtimi i shpenzimeve qeveritare në punë publike, e diktuar nga frika e shthurjes së financave. Megjithatë, ndërtimi nuk është sektori i vetëm ku pesimizmi ka rritur nivelin më të lartë historik. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në sektorin e shërbimeve, që është edhe më i madhi i ekonomisë shqiptare. Bizneset e shërbimeve thonë se gjendja e tyre financiare është përkeqësuar për shkak të rënies së kërkesës duke i detyruar ato të ulin punësimin. Dy përbërësit e tjerë që plotësojnë treguesin e ndjesisë ekonomike, ai i industrisë dhe besimi i konsumatorëve kanë shënuar rritje, përkatësisht me 0.8 pikë përqindje dhe 3.1 pikë përqindje. Të dy këta tregues sipas Bankës së Shqipërisë kanë qenë të pamjaftueshëm për të përmbysur frymën e pesimizmit në ekonomi. Treguesi i Ndjesisë veç vlerësimeve që japin biznesit dhe konsumatorët për gjendjen aktuale të ekonomisë, pasqyron edhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen. Ndaj ai shërben edhe si një sinjal i fortë për të parashikuar ecurinë e ekonomisë në afatshkurtër, e cila po përballet me presione më të rritura nga kriza.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj