Ministri Ridvan Bode
Në 2012-n përballuam një krizë jo të lehtë. Investimet publike dhe ulja e deficitit për këtë vit
Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi dje se ekonomia shqiptare performoi pozitivisht, në kushtet kur e gjithë Europa u përfshi nga kriza. "Ka qënë një vit jo i lehtë për ekonominë shqiptare, por ajo arriti të jetë vitale dhe konkurruese në rajon", deklaroi ministri Bode. Sipas tij, buxheti i viti 2011 reflektoi objektivat e programuara duke mos çuar në rritjen e borxhit dhe deficitit publike ndërsa shtoi se trendi i të ardhurave në buxhet ka shënuar rritje për vitin 2011. "Të ardhurat në total llogariten 330.4 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet janë 376 miliardë lekë. Të ardhurat nga tatimet u rritën me 3.5 %, krahasuar me 2010-ën, ndërsa nga doganat me 7.5 %", theksoi Bode. "Borxhi publik në vitin 2011 llogaritet rreth 59 % e PBB-së, ndërsa kosto e shërbimit të tij u ul me 3.1 %", deklaroi ai gjatë analizës vjetore të financave publike. Sipas tij, në vitin që vjen do të zbatohen politika me tendencë për të ulur më tej borxhin publik dhe defiçitin buxhetor. "Gjatë vitit që vjen niveli i defiçitit buxhetor parashikohet të shkojë në 3 % të PBB-së, ndërsa niveli i borxhit publik do të tentohet të normalizohet në parametrat e viteve 2007-2008", u shpreh Bode. Ministri Bode bëri të ditur se, në vitin që lamë pas, investimet publike u realizuan në masën 96 %. Sipas tij, investimet publike u rritën me 73 miliardë lekë në vitin 2011. Kreu i financave publike theksoi se në vitin 2011, huamarrja ishte burimi kryesor i financimit të deficitit. "Vëllimi i investimeve publike u financua me rreth 3.5 % nga huamarrja dhe 1.9 % me të ardhurat nga tatimet dhe doganat", u shpreh Bode. Ai theksoi se, gjatë vitit që vjen ekonomia nuk do të përfshihet në krizë, pavarësisht zhvillimeve në eurozonë. Sipas tij, vëllimi i eksporteve në vitin 2012 parashikohet të rritet me 15 % krahasuar me 2011, ndërsa në 2011 u rritën me 30 %, krahasuar me vitin 2010.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj