Ministri Nasip Naço
Takim me homologun maqedonas: Kushte të favorshme për investimet, biznesmenët fqinjë janë të mirëpritur
Ministri i Ekonomisë Nasip Naço, priti në një takim ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini. Dy ministrat diskutuan në lidhje me raportet ekonomike mes dy vendeve dhe mundësinë e shtimit të investimeve. Ministri Naco i bëri thirrje homologut të tij maqedonas se Shqipëria është një vend atraktiv për investime në fushën e energjisë, turizmit, por edhe infrastrukturës. “Ftojmë gjithë biznesin maqedonas, për të ardhur dhe investuar në Shqipëri, pasi ne jemi të hapur dhe do të krijojmë klimë të favorshme për të gjithë bizneset, edhe për biznesmenët maqedonas. Ne kemi sot një ligj për mbrojtjen e investimeve të huaja dhe mbrojmë të gjithë investimet e huaj që janë mbi 10 milionë euro”, - theksoi Naco. Ndërsa, kreu i ekonomisë maqedonase, Valon Saracini, tha duhet të rriten investimet në fushën e infrastrukturës, në mënyrë që porti i Durrësit të shikohet me prioritet në krahasim me portin e Selanikut. “Fakti që përmenda më parë ndërtimin e korridorin e 8-të sigurisht do të orientojë kompanitë e Maqedonisë nga ana e Durrësit, kështu që kompanitë e Republikës së Maqedonisë kanë pasur humbje të mëdha që kalojnë qindra milionë euro, nga bllokadat që kanë bërë autoritetet greke”,- theksoi ministri maqedonas.
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë theksoi faktin se ka një interes në rritje të biznesmenëve shqiptarë që investojnë në Maqedoni dhe vetëm për dhjetë muajt e parë të këtij viti vlera e këtyre investimeve arrin rreth 2 milionë euro.
-
67 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj