Hyrje | Dosier | Shkencëtari dhe gjuhëtari gjenial Eqrem Çabej

Shkencëtari dhe gjuhëtari gjenial Eqrem Çabej

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Agim Mero: Ju tregoj të pathënat për Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, Akademinë e Shkencave dhe raportet midis Budës dhe Çabejt

 

 

 

 

 



Në vjeshtë të vitit 1972 dy ngjarje shkencore me rëndësi kombëtare u organizuan nga Universiteti: Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, në shtator; dhe Kongresi i Drejtshkrimit, në nëntor. Historianë dhe gjuhëtarë të shquar nga vendi, nga Kosova dhe nga shumë vende të tjera të botës, vunë në dukje, në këto dy tubime historike, kulturën e lashtë dhe prejardhjen e saj ilire të historisë dhe të gjuhës shqipe, si një nga gjuhët më të vjetra të kontinentit. Referatet e kumtesat e A. Kostallarit, A. Budës, E. Çabejt, I. Ajetit, etj., ishin bazamenti i fuqishëm shkencor, ku u mbështetën konkluzionet e vendimet e Kuvendit e të Kongresit. Ashtu si kuvendin, por veçanërisht Kongresin e Drejtshkrimit, Enver Hoxha i ndoqi me kujdes të veçantë. Ai pyeste e dëgjonte veçanërisht me vëmendje mendimet e studiuesve kosovarë për gjuhën e njësuar dhe vlerësoi sidomos mendimet e Çabejt për karakterin konvergjent të gjuhës letrare shqipe. Kur u mbyll kongresi, E. Hoxha takoi me radhë shkencëtarët e gjuhëtarët që mbajtën referatet e kumtesat dhe u ul për të pirë kafe midis E. Çabejt dhe A. Budës. Aty ai deklaroi se, së shpejti do të krijohej edhe Akademia e Shkencave, duke vlerësuar në këtë rast aftësitë shkencore si të Çabejt, ashtu dhe të Budës.
Me Çabejn në Shkup dhe Prishtinë
...

"Simbol i mençurisë dhe i modestisë shqiptare".
...

Çaj Çajupi në shtëpinë e profesorit
...

Të tolerosh është njerëzore, të falësh është hyjnore

...

Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
5.00