Ju rrëfej historinë e martesës së djalit të Ismail Qemalit me nënën time
Flet Edip Ohri, djali i madh i birësuar i Qazim Bej Vlorës: “Çfarë ndodhi me shtëpinë dhe enigma e zhdukjes së dokumenteve”
Duke e ndjerë veten pjesë të familjes së Ismail Qemalit, Edip Ohri, djali i madh i birësuar i Qazim Bej Vlorës, shprehet se Qazim Bej Vlora, është një personalitet me rëndësi të veçantë në veprimtarinë patriotike e demokratike të babait të tij Ismail Qemalit, plakut të Vlorës, që i solli pavarësinë Kombit shqiptar. Qazimi, duke qenë djali i madh i Ismail Beut, ka qenë pjesë e veprimtarisë politike. Ai ka qenë sekretari i tij personal, që e ka ndjekur në të gjitha udhëtimet e takimet diplomatike, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Qazim Bej ka qenë bashkë me të atin edhe në bisedimet me krerët dhe udhëheqësit e lëvizjes patriotike në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë, së bashku me burrat e shquar në Shqipëri si Luigj Gurakuqi, Isa Boletini etj.. Kujtoj me emocion kur na tregonte ndodhinë tragjike, minutat e fundit të jetës së Ismail Qemalit. Ishim në Perugia të Italisë më 24 janar të vitit 1919. Duke ngrënë ne u helmuam, babai ndërroi jetë, kurse unë e përballova. -Por duke jetuar me të, ne e ndjemë nga afër pasojat e helmimit në shëndetin e tij gjatë gjithë jetës.
Lidhjet e familjes Ohri me djemtë e Ismail Qemalit
...
Qazim Bej, ishte njeri me kulturë të lartë
...
Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj