Todo Vaso: Kur presidenti i Fenerbahçes, Myslim Beu, na dhuronte sahate “Hilton”
Futbollisti i famshëm i Partizanit, Skënderbeut dhe i Kombëtares në një rrëfim të veçantë tregon mbresat nga turi në Turqi
“Duhet të ketë qenë fundi i vjeshtës së tretë... na tregon “Mjeshtri i Merituar”, Theodhor Vaso (71 vjeç), i dekoruar me “Medaljen e Artë” për merita të shquara në sport, futbollist nga vitet 1957-1973 dhe trajner nga viti 1973 e deri më sot. “Bashkë me time shoqe, Marjetën, ishim ulur në një lokal të qetë në periferi të Korçës. Shpesh aty kalonim orët e mbrëmjes. Në lokal nuk kishte shumë njerëz. Rastësisht syri më kishte kapur diçka. Ndërsa kishim mbetur një çast të heshtur, kisha nisur të vështroja ambientet e brendshme. Tavani i lokalit ishte me trarë, të cilët kishin ngjyrën e kallirit të pjekur. Varur nëpër trarë qëndronin disa kallinj gruri dhe misri. Nuk e di pse më mbetën sytë atje. Kallinjtë e varur po më kujtonin një histori të largët... Para syve të mi kishte filluar të më shfaqej gjullurdia e Stambollit, ndeshja e Partizanit me Fenerbahçen; banketi i shtruar nga Presidenti i këtij ekipi, Myslim Beu dhe bashkëshortja e tij, Fotinia, e cila me pamjen e saj reflektonte mirësi... Tashmë isha 55 vjeç. Kishin kaluar vite dhe atë ngjarje e kisha harruar. Kallinjtë e grurit të varur në trarët e lokalit po më çonin në atë histori të largët. Ime shoqe që e kishte kapur “fluturimin” tim më tha: “Po të shoh që ke shkuar diku larg, çfarë po mendon?” “Për një çast u gjenda në Stamboll”, iu përgjigja. “Do ma tregosh përse shkove aq larg?- më pyeti përsëri. “Sigurisht”, iu përgjigja. “Atëherë po të dëgjoj më vëmendje”, më tha bashkëshortja”.
Rastësia
...
Per me shume lexoni gazeten "Telegraf"
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj