Të dhëna të reja për sundimtarët e famshëm mesjetarë të Jugut
Një dëshmi interesante: shkrimtari Petro Marko, stërnip i Gjin Bue Shpatës
Ndërsa po merresha me figurën e prijësit të Arbërisë së Poshtme Gjin Bua Shapës, rastësisht e si për shplodhje në orët e mbrëmjes nisa të shfletoj librin “Retë dhe gurët” të shkrimtarit Petro Marko. Çfarë më shtyu, ç’më tërhoqi si me magnet, pikërisht në kohën që isha përpirë nga madhështia e këtij princi arbëror të ndeshesha me një tjetër Bua Shpata të famshëm. Rastësia, ndoshta jo dhe aq rastësia, ndoshta është e vërtetë thënia se rastësia është mbreti i gjërave, shprehje e domosdoshmërisë, ndoshta perëndia di t’i rregullojë punët si ajo vetë. Kërceva përpjetë nga gëzimi por edhe nga habia kur mësova se Petro Marko qe një stërnip i Gjin Bua Shpatës famëmadh, zotit të Artës e të gjithë Arbërisë së Poshtme. E kujt mund t’i ngjante Petrua, ky div i letërsisë shqipe, div i trimërisë e i guximit intelektual se sa stërgjyshërve të tij, Buajve të lavdishëm! Lexuesi që njeh jetën e Petro Markos, birit të Dhërmiut e Himarës, nuk e ka të vështirë të dallojë te ai heroin që në deje i rrjedh gjak fisnikësh, gjak nga gjaku i luanëve të Buajve, i të parëve të tij trima e të mençur, atdhetarë e luftëtarë të guximshëm si ata.
...
Per me shume lexoni gazete "Telegraf"
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj