Fatos Nano drejt PS-së
Mbështetësit i bëjnë presion liderit historik që rikthimin ta shtyjë për në vjeshtë
Flasin për “Telegraf”: Edlira Haxhiymeri, Elmaz Sherifi dhe Rajmonda Stefa
“Është koha e rikthimit të Fatos Nanos në PS”
Edlira Haxhiymeri, Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta në Partinë Socialiste, mendon se ka ardhur koha e një reflektimi të thellë në selinë rozë. Në një prononcim për gazetën “Telegraf”, Haxhiymeri tha se zgjedhjet e 8 Majit dhe rezultatet që arriti partia më e madhe e opozitës duhet të shërbejnë si një shtysë për një kthesë të madhe që duhet të marrë PS drejt kthimit në normalitet. Sipas saj është momenti më i përshtatshëm që Fatos Nanoja të nisë rrugëtimin e tij drejt kreut të Partisë Socialiste. Në PS duhet të kthehen potencialet intelektuale që në të vërtetë i ka kjo parti, por që vitet e fundit janë larguar, mënjanuar dhe shmangur nga lidershipi aktual i saj i kryesuar nga Edi Rama. Sipas saj, Rama ka ndjekur një politikë të gabuar dhe e ka tkurrur partinë në duart e një grushti njerëzish dhe aleatësh të papërshtatshëm.
Për kthimin e Nanos në krye të Partisë Socialiste janë edhe ish-deputetët Elmaz Sherifi dhe Rajmonda Stefa. Por ndërkaq ata mendojnë se nuk është momenti i përshtatshëm, pa përfunduar numërimi i votave dhe dalja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 8 Majit. Ata mendojnë se pas këtyre zgjedhjeve, PS duhet të bëjë një analizë të thellë dhe të shumanshme, duke hartuar një strategji të qartë për të ardhur në pushtet. Sipas tyre, Fatos Nanoja është një figurë që i duhet Partisë Socialiste në drejtim dhe jo në hije.
Lajmi se Fatos Nano do të rikthehet në PS, ka dalë nga mbështetësit e tij të afërt, të cilët kanë kohë që po përgatisin garën e tij me liderin aktual të të majtëve. Por disa të tjerë po i bëjnë presion atij që rikthimin ta shtyjë për në vjeshtë. Njeriu që doli 6 vjet më parë nga selia e PS-së, për shkak të humbjeve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, po tenton të rikthehet sërish, duke testuar më parë elektoratin e majtë. Pas mbarimit të procesit për zgjedhjet vendore, lideri historik i PS-së, ka vendosur të niset drejt zyrës së tij të kryetarit, por duke u vënë më parë si kusht paraprak, garën e votimit brenda strukturave, për ta kuptuar nëse shumica e elektoratit e do, apo e refuzon. Në këtë kontekst, Nano është duke pritur përfundimin e rezultatit të votave dhe certifikimin e tyre nga KQZ-ja, duke përllogaritur gjithashtu, edhe një vonesë kohore për ankesat në Kolegjin Zgjedhor, si edhe kohën e domosdoshme për protestat. Megjithëse ky moment duket i papërshtatshëm për rikthimin e tij në drejtimin e Partisë më të madhe opozitare, përsëri shumë nga drejtuesit e sekretariatit dhe nga ish drejtuesit, apo thjesht nga strukturat e bazës, mezi po e presin. Madje, për hir të së vërtetës duhet thënë se disa prej tyre kanë votuar edhe kundër Ramës, në mënyrë që ky i fundit të mos siguronte votat e domosdoshme për Tiranën. Por tani situata brenda PS-së është disi e pashpjegueshme, sepse koalicioni Aleanca për të Ardhmen, ka fituar në qytetet dhe bashkitë kryesore, ndërsa kryetari Rama ka humbur në Tiranë. Megjithëse në statutin e PS-së nuk vihet me detyrim largimi i kryetarit, në rast të humbjes për zgjedhjet vendore, përsëri pozitat e Ramës janë vënë në vështirësi. Sepse, në rast humbjeje në Tiranë, e cila duket se po ndodh, kreu i PS-së nuk ka shumë elemente mbrojtëse për të vërtetuar manipulimin e votës, nga ana e maxhorancës sepse numërimi u bë publikisht dhe përpara kamerave televizive.
Rokada
Fatos Nano ka parashikuar një rokadë të butë dhe ai ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të pranojë të vihet në krye të PS-së, me imponime të dhunshme apo me prapaskena, kundër konkurrentëve të tij. Sipas burimeve afër tij, thuhet se Nano është shprehur se: “Unë dua të hyj në garë me Ramën dhe le të fitojë ai që gëzon më shumë mbështetjeje”. Pra në këtë mënyrë ballafaqimi midis tyre është i pashmangshëm, sepse themeluesi historik i PS-së nuk pranon të largohet pa testuar edhe njëherë ithtarët e tij brenda kësaj partie. Në fakt, janë një numër jo i vogël deputetësh që e mbështesin Nanon, por nga ana tjetër nuk duhet harruar se Rama ka vënë shumë nga përkrahësit e tij, tek postet kyçe të partisë, nëpërmjet operacioneve të spastrimit sidomos për deputetët dhe anëtarët e kryesisë. Prandaj, disa prej zërave më të afërt i kanë bërë thirrje Nanos që nisjen e drejt PS-së, ta shtyjë deri në vjeshtë
Bogdani: “Rama ndërmerr protesta, nuk do të njohë rezultatin”
Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani nga Selia Blu ka deklaruar se kreu i opozitës nuk dëshiron që të njohë rezultatin dhe për këtë arsye nëpërmjet protestave do të ndalojë numërimin e votave madje edhe ato në favor të tij. 'Është e qartë se Edi Rama nuk dëshiron të dëgjohet zëri i çdo qytetari. Për çfarë arsye tjetër do t’i bllokonte Edi Rama rrugët në gjithë Shqipërinë në përpjekje për të ndaluar numërimin e votave, madje dhe votave të tij? Për çfarë arsye tjetër do ta rrethonte Edi Rama KQZ në përpjekje për të ndaluar numërimin e votave, madje dhe votave të tij?Për çfarë arsye tjetër do të përpiqej Edi Rama të ngadalësonte numërimin e votave në KZAZ e Njësisë nr.5 në përpjekje për të ndaluar numërimin e votave, madje dhe votave të tij. Për çfarë arsye tjetër do të shkelte Edi Rama mbi shtetin ligjor për të krijuar tension në përpjekje për të ndaluar numërimin e votave, madje dhe votave të tij’, deklaroi Bogdani. Bogdani ka bërë me dije se Partia Demokratike po pret rezultatin përfundimtar ndërkohë që, ka akuzuar kreun e PS, Edi Rama se është ai që po tenton të vjedhë votën e qytetarëve ndërkohë që u shpreh se, KQZ po vepron si KZAZ në mënyrë transparente pasi të gjithë po e ndjekin nëpërmjet medias mbledhjen e saj. ‘E di që të gjithë jemi në pritje të rezultatit, por ne vazhdojmë të presim me durim që ky proces të përfundojë. Tashmë është bërë e qartë se Edi Rama është shumë i frikësuar nga rezultati përfundimtar që do të dalë pasi të jenë numëruar të gjitha votat dhe zëri i të gjithë qytetarëve të jetë dëgjuar. Për këtë arsye, ai po përpiqet të vjedhë vota të panumëruara duke i lënë ato jashtë procesit, duke hedhur akuza absurde njëra pas tjetrës. KQZ duke vepruar si KZAZ për Tiranën po i numëron votat e panumëruara drejtpërdrejt në TV. Këto vota po merren nga kuti të vulosura dhe kjo mund të shihet drejtpërdrejt në TV. Këto vota po shqyrtohen në mënyrë të hapur dhe transparente dhe e gjithë bota mund ta shohë këtë drejtpërdrejt në TV. Vetë përfaqësuesit e Edi Ramës në KQZ kanë pasur mundësinë ti kontestojnë këto vota drejtpërdrejt në TV. Këto vota po numërohen drejtpërdrejt në TV’, theksoi deputeti i PD, Gerti Bogdani.
-
3846 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



EDI RAMA NE KRYE E MERITON DHE ESHTE NE GJENDJE TE JETE KRYEMINISTER EVROPIAN I SHQIPERISE
DHE ME KRENARI DHE DINJITET ,I NXORRI NE SHESH TE GJITHA RRENJET E HAJDUTERISE QE KA MBERTHYER PER GRYKE GJITHE PRONAT E SHQIPTAREVE NJE GRUSHTI NJERZISH MAFJOZ TE MBLEDHUR PAS FAMILJES SE KRYEMINISTRIT SHARLATAN ,DALLKAUK QE KA PAS NOJ HERE SHQIPERIA .
shqiperis per 20 vjet asnji lider nuk ka qene me i keq se ky per shqiptaret .
Publikoni komentin tuaj