Reagim
Skema që vjedh hapur shqiptarët
Nuk ka dyshim që të përdorësh një mjet duhet detyrimisht të respektosh të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që normojmë lëvizjen dhe qarkullimin e tyre në rrugë. Por ndryshimi i ligjit për taksën vjetore, e cila hyri në fuqi në 2011-n një pjesë të qytetarëve posedues të mjeteve i penalizon dhe një pjesë i favorizon dukshëm. E thënë më thjeshtë, nëse një qytetar ka blerë një automjet dhe e ka futur në Shqipëri në muajin nëntor 2011 do të paguajë vetëm për dy muaj taksë, e cila do të llogaritet taksa vjetore e plotë, do të pjesëtohet me 12 muaj dhe ai do të paguajë vetëm për dy muaj. Kurse për vitin 2012 do të paguajë taksën vjetore jo më larg se 31 dhjetori i 2012-s. Gjithçka këtu është parashikuar brenda logjikës pavarësisht se numri i mjeteve që hyjnë është shumë herë më i vogël se ai ekzistues dhe këtu më shumë favorizohet vetë administrata që ndërron mjetet e përdorura me të reja.
Abuzimi
A është e papranueshme që me këtë ligj të penalizohen me qindra mijëra drejtues të mjeteve, të cilëve shteti ua merr dy herë taksat? Deri në momentin që ligjet bëhen për interesa të grupeve të caktuara dhe më keq akoma kur nuk pyeten specialistët e transportit rrugor, pikërisht ata që përplasen çdo ditë me shqetësimet në vendin tonë do të ketë vetëm çudira. Për të shpjeguar më saktë rastet po ecim me logjikën e fakteve. Nëse për një drejtues automjeti, i cili edhe ai si rasti i sipërpërmendur ka marrë një automjet dhe e ka futur në territorin e vendit tonë në muajin nëntor 2008, qoftë edhe më parë apo edhe 2010-n. Sipas rregullit, këta drejtues kur kanë bërë regjistrimin e mjetit, kanë paguar taksat dhe kanë bërë kolaudimin. Taksat e paguara janë vjetore dhe pavarësisht se mjeti është ka filluar qarkullimin në nëntor të atij viti ai i ka paguar taksat njëlloj si edhe mjetet e tjera që kanë qarkulluar që nga janari. Pra, e kanë paguar të plotë taksën sa për 1 vit dhe jo për dy muaj. Dhe se me këtë pagesë të plotë vjetore kanë të drejtë të qarkullojnë për 365 ditë dhe kur të vijë dita do bëjnë pagesën e re. Por ç’ndodh me futjen në fuqi të ligjit të ri me këto automjete? Nëse ti e ke pasur të paguar taksën në muajin nëntor 2010 deri në nëntor 2011, për çfarëdolloj arsye drejtuesi nuk ka vajtur ta rifreskojë pagesën pikërisht në nëntor 2011 dhe arsye ka plotë, ka qenë jashtë shtetit, e ka pasur me defekt etj.. Por unë po marrë rastin më të drejtë që qytetari ka neglizhuar. Vete të bëj pagesën në muajin janar të 2012-s. Në këtë moment ai nuk duhet të paguajë taksën plus gjobën për vonesën e këtyre dy muajve, por i thuhet që do paguash taksën e plotë vjetore për 2011-n, pra, për 1 vit të plotë dhe për janarin 2012 do paguash përsëri 1 vit të plotë dhe do paraqitesh për pagesë në janar 2013-ë. Po mirë mor zotëri kur unë e kam paguar në fillim taksën, nuk ma ke mbajtur për dy muaj, por ma ke mbajtur për 1 vit të plotë dhe unë të tregoj pagesat që e kam paguar të plotë dhe në rastin konkretë i bie që për 14 muaj (1 vit dhe 2 muaj vonesë). Kurse ti më mban 24 muaj të plota? Po 10 muaj përse mi grabit hapur? Po sa qindra makina qarkullojnë dhe kanë probleme të tilla që kanë ardhur në prag të Vitit të Ri kur vijnë emigrantët dhe i kanë lënë në Shqipëri, të gjithë kështu do grabiten? Me këtë mënyrë shteti grabit qytetarëve miliona dhe se këta të fundit duhet t’i drejtohen gjykatave për të fituar të drejtën e tyre. Nga ana tjetër KLSH-ja, Prokuroria dhe Avokati i Popullit më ekspertët e tyre duhet të ndalojë këtë grabitje të turpshme që po u bëhet qytetarëve shqiptarë. Me këtë veprim shtetarët do të kenë më pak shanse për të gënjyer kur të ofrohet fushata elektorale dhe se qytetarët do ta kenë më të lehtë të kuptojnë mashtruesit që duan të përfitojnë edhe pikën e fundit të gjakut nga qytetarët e thjeshtë. Sigurisht, ndryshimet në ligj u bënë për të favorizuar kompanitë e makinave, ku në shumicën e tyre janë aksionerë pushtetarët, të cilët për tre vitet e para kur shesin një automjet të ri nuk paguajnë as doganë dhe as paguajnë taksa, a thua se mjetet e tyre fluturojnë në ajër dhe nuk qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë dhe haraçin e tyre e paguajnë qytetarët e varfër.
-
1 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Me respekt
Niko Maloku
Publikoni komentin tuaj