Hyrje | Editorial | Shtetarët harruan dje ditëlindjen e Ismail Qemalit

Shtetarët harruan dje ditëlindjen e Ismail Qemalit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Hipokrizia e 100 -vjetorit të Pavarësisë

 

 

 

 

 

 

Viti 2012 është shpallur si viti i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe kush më shumë dhe kush më pak ka filluar tregojë nacionalizmin e vetë. Kjo është aq e vërtetë sa që në çdo tribunë të militantëve të partisë të të gjitha krahëve drejtuesit dhe oratorët me zellin e madh kërkojnë të lidhin situatën aktuale me atë të sotme. Nga të djathtët  thuhet  se, kjo liri është e merituar dhe ne sot po e gëzojmë  dhe do të vazhdojmë të ecim në rrugën e kësaj pavarësie, pa u shqetësuar nga ata që kërkojnë të kundërtën. Dhe se flamuri i plakut të Vlorës, Ismail Qemali do jetë simbol i lirisë sonë partiake. Nga ana tjetër, edhe opozita kërkon ta përdorë  përvjetorin e pavarësisë për të treguar se ëndrra e atyre që ngritën flamurin dhe shpallën pavarësinë është nëpërkëmbur nga pushteti aktual dhe se ne do të sjellim lirinë e vërtetë. Ky qëndrim i të dy  grupimeve  tregoi se si njëra palë edhe pala tjetër nuk u intereson kontributi, heroizmi dhe sakrifica e të gjithë atyre burrave të shquar të kombit që shkruan historinë me pushkë dhe me penë. Atyre u intereson të përfitojnë sot, 100 vjet pas aktit heroik të pavarësisë për interesat e tyre të ngushta. Po përse e bëra këtë rezyme? Pikërisht, se, dje më 16 Janar 1844 ka lindur heroi i lirisë dhe pavarësisë Ismail Qemali. Dhe askush s’u kujtua të thoshte qoftë edhe një fjalë  për këtë datë të shënuar. Të kalosh në heshtje të plotë apo më keq në mosdije ditën e lindjes të Ismail Qemalit është kulmi i hipokrizisë, aq më tepër që kanë filluar protokollet e  shpenzimeve për këtë datë. Kanë folur dhe janë mallëngjyer politikanë, historianë, ekspertë dhe lloj-lloj pseudo-analistësh,por askush nuk kujtohet të thotë se Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka një memorial për heroin e pavarësisë në kryeqytetin e vendit që është Tirana. Sigurisht që, festimet e kanë vlerën pikërisht aty, ku ka ndodhur edhe ngjarja historike në Vlorë dhe aty duhet të bëhet, pavarësisht se sa dashuri apo alergji kanë për Vlorën. Por në mënyrë të padiskutueshme për të gjithë ata figura, turistë apo personalitete që vinë dhe vizitojnë Shqipërinë qoftë edhe për disa orë, t’u tregohet që edhe në kryeqytet ka një  memorial, ku mund të vendoset një tufë me lule. Sigurisht që, datën 16 janar që kaloi dje, të gjithë e harruan, edhe politikanët që gjatë gjithë vitit do të mburren dhe do kërkojnë të fitojnë  kredibilitet  me sakrificat e plakut të thinjur dhe të mençur të Vlorës. Por  nuk do ishte keq që të paktën të kujtohen për datën 24 janar, ditën kur antishqiptarët e helmuan heroin e lirisë Ismail Qemali.

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Toma ne 27/01/2012 10:51:52
avatar
O popull, mos prisni te rrespektohet historia nga pushtetaret, ato nuk e bejne ate, por ne duhet ta marrim ne dore.
Agron L ne 17/01/2012 23:44:53
avatar
O DERZI NUK QUHET "Ismail Qemali"!!!Po quhet Babaj i kombit..., Ismail Be-Qemali....keshtu esht kur ke-gazetar te emeruar nga Sala e Meta..
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
3.00