Hyrje | Editorial | Speciale

Speciale

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Sot, “Telegraf” mbush 6 vjet

 

 

 

 

 

 

28 Nëntori, kjo ditë e shënuar dhe e madhe e historisë sonë kombëtare, është një ditë e shënuar edhe për gazetën “Telegraf”. Pikërisht në ditën e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, në 28 Nëntor 2005 nisi udhën e saj të botimit dhe të komunikimit me lexuesit shqiptarë gazeta jonë. Sot “Telegraf”, mbush 6 vjet. Nga kjo ditë, duke parë rrugën që kemi përshkuar, kemi të drejtë të mbushemi me krenari për sakrificat që kemi bërë, pasi kemi arritur të justifikojmë besimin që tregoi lexuesi ndaj këtij zëri krejt të veçantë në shtypin e përditshëm shqiptar. Lexuesit tanë të shumtë e kanë kthyer në domosdoshmëri bashkudhëtimin dhe “kuvendimin” e përditshëm me “Telegrafi”-n. Dhe këta lexues janë nga i gjithë vendi, që nga Konispoli në Tropojë dhe nga Shkodra në Korçë, ndërsa lexuesit në internet të gazetës janë të panumërt dhe nga e gjithë bota, atje ku bashkëkombësit tanë të shumtë punojnë e jetojnë me djersën e ballit. Kjo ka qenë një rrugë rritjeje e pandalshme, përderisa sot ne renditemi ndër mediat më të rëndësishme, me një prirje për ngjitje të mëtejshme. Aspiratat që na kanë udhëhequr në këtë rrugë kanë qenë dhe mbeten një trajtim me nerv dhe paanshmëri e problemeve politike e sociale të shoqërisë shqiptare, të jemi çdo ditë e më shumë pranë halleve e shqetësimeve të qytetarëve, të denoncojmë dallaveret, korrupsionin dhe grabitjet që u bëhen çdo ditë qytetarëve të këtij vendi; të lartësojmë vlerat e traditat tona më të mira të të gjitha kohëve, të mbrojmë idealet e pastra kombëtare, për të cilat kanë luftuar dhe janë përpjekur burrat dhe gratë më të shquara të këtij kombi. Ja përse në këtë gazetë flasin me dëshirë të gjithë: ish-të përndjekurit dhe pensionistët, ish-ushtarakët dhe veteranët e luftës antifashiste, intelektualët dhe politikanët e çdo ngjyre. Mjafton të kujtojmë se miq të përhershëm dhe nga më të mirët e gazetës sonë janë: Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Bashkim Hoxha, Kiço Blushi, Sabri Godo, Servet Pëllumbi, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Aleksandër  Meksi, Diana Çuli, Frank Shkreli, Daut Gumeni, Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ymer Minxhozi, Fadil Kepi, Neritan Ceka, Mumtas Dhrami… numri i tyre është jashtëzakonisht i madh dhe ne u kërkojmë ndjesë që nuk mund t’i përmendim të gjithë. Ata janë të përditshëm në faqet e gazetës sonë, herë njëri e herë tjetri, gjithnjë të hapur e me kurajo, të veçantë dhe të papërsëritshëm në origjinalitetin dhe individualitetin e tyre. Një falënderim i veçantë u takon edhe atyre që në këto 6 vjet kanë kontribuar për ecurinë e pandalshme të gazetës. Mirënjohje dhe respekt shprehim sidomos për botuesin Agim Çiraku, i cili ka qenë dhe mbetet promotori kryesor në arritjet e gazetës “Telegraf”. Në këtë ditë të gëzueshme të ditëlindjes së “Telegraf”-it, ne jemi me ata dhe ata janë me ne.  

Subscribe to comments feed Komente (4 publikuar):

ergysalushi@yahoo.com ne 24/12/2011 07:31:39
avatar
urime gazetes Telegraf...kam qene nje nder gazetaret e pare te saj dhe e kam per nder...ka lujatur nje rol te madh ne unformimin drejt dhe me realizem te opinionit publik...ka patur nje faqosje ndryshe dhe nje politike editoriale te pavarur...erys alush, gazetar, vlore
ismail hoxha-Polican ne 08/12/2011 09:32:31
avatar
urimet me te mira gazetes Telegraf ne keto 6 vite te rendesishme te jetes se saj.ka ditur te zere nje vend te admirueshem edhe pse ka shume gazeta ne treg.urojme qe ne te ardhmen kjo medie e rendesishme,nen drejtimin e z.Musaj,te shtoje lexuesit dhe vlerat edukativo-informative ne keto kohe relativisht te veshtira qe jetojme...
noel.t ne 07/12/2011 02:52:04
avatar
Ne pervjetor desha te falenderoj stafin e gazetes "Telkegraf": Urime. Ne gjithe kete kakofoni gazetash, me duket se nese tek te tjerat ka nje fare ikje nga realiteti, (me e dukshme kjo, sidomos tek televizionet)tek gazeta Telegraf, ka me shume ecje me kembe ne toke. Shqiperia per fat te keq ka akoma probleme te mbijeteses se njerezve ne kete ekonomi te veshtire tregu qe nuk jep shanse te njejta per te tere,e mbi te gjitha se qweveriset keq nga pushtetare qe mednojne me se pari per VETEN E TYRE. "Telegraf" mendoj se duhet tu kushtoje vemendje edhe me shume temave te varferise, te cilat pertej Tiranes, pertej zbukurimit siperfaqesor, eshte nje realitet trondites. Stafi juaj mendoj se ben nje pune heroike. Urime, noel.t
L.Shmilli-Berat ne 04/12/2011 09:50:18
avatar
Urime gazetes!Ka nje kontribut te mire,ne keto vite qe duhet thelluar!Ku?Analizat politike kerkojne "pena"edhe me cilesore plote argumentim dhe analize reale!Rrethet vuajne nga fakti qe jepet edhe ne TV,kurse tharmi gazetaresk i "kapjes"se faktit nuk thote asgje!Mungon mendimi i qytetareve nga faktet...Shume mire shendetesia,arti,por dobet analizat mbi ekonomine jo cthote vetem ministri,opozita,por dhe analisti ekonomik!...100 vjetori ndihet disi i zbehte me gjithe shkrimet cilesore te Zylyftar Hoxhes!Duhet ketu kthese!Mendoj se duhet hequr dore nga "kujtimet"moniste te aparatcikeve,nenpunesve te athershem me "bema"por dhe nga "bema"te ish te burgosurve qe jane dhe s'jane reale!E SOTMJA pasqyrohet me shume ne shtypin perendimor,natyrisht per nje te neserme,me kujtese vetem per evenimente kombetare te se kaluares!Hapuni faqet "firmave"publicistike dhe largoni mediokrit!Nuk eshte pak nje pervoje e fituar,por eshte fare pak nese nuk lufton per te ndryshuar!...Urime stafit,bashkpunetoreve,drejtuesit dhe presidentit!...
total: 4 | Treguar: 1 - 4

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 322 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
5.00