Hyrje | Editorial | Speciale

Speciale

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Arroganca e ministres dhe sovrani

 

 

 

 

 

 

 

 

Integrimi i vendit dhe 12 kushtet e BE-së ishin objekti i diskutimit në komisionin parlamentar të integrimit,  ku mori pjesë edhe ministrja Majlinda Bregu. Vonesat në zbatimin e detyrave të shtëpisë që Brukseli i ka vënë vendit tone,mungesa e gjatë e opozitës në parlament dhe ndihma që ajo duhej të jepte në përshpejtimin e këtij procesi ju shtua dje edhe arroganca e Majlindës, mësueses dhe spikeres të cilën publiku shqiptar e duartrokiste gjithmonë kur ajo mbaronte edicionet e lajmeve. Por Majlinda, e cila ka për detyrë të ndërgjegjësojë  në radhë të parë publikun  shqiptar  si dhe të bindë deputetët  e opozitës për rëndësinë, por edhe për gjithçka është bërë në lidhje me projekt-raportin duhet të tregojë respekt dhe detyrim ndaj të zgjedhurve të sovranit. Sigurisht, nuk do analizojmë rëndësinë që ka për kombin shqiptar plotësimi i këtyre pikave, sepse ato dihen, as edhe detyrimin  ligjor, por edhe moral të opozitës për  realizimin e këtyre detyrimeve . Qëllimi i këtij vëzhgimi është sjellja  e ulët që nuk përkon me një njeri, i cili kërkon të jetë flamurtar i integrimit siç është Majlinda. Ne pamë dhe dëgjuam një mungesë kulture, edukate dhe mbi të gjitha detyrimi ligjor që cilido ministër dhe funksionar i lartë i shtetit ka përpara sovranit dhe njerëzve, të cilët e përfaqësojnë ata. Majlinda u çua dhe shpërfilli deputetët duke thënë -sikurse e pohoi edhe zonja Doda se kishte një takim të rëndësishëm me të huajt. Po çfarë janë të huajt përpara deputetëve dhe përfaqësuesve të popullit nga i cili Ju Majlinda ngjitët shkallët dhe me paratë e taksapaguesve shqiptarë shëtisni dhe udhëtoni pambarim në çdo cep të botës, hani e pini dhe paratë i paguajnë shqiptarët dhe jo të huajt, të cilët ju preferoni. Ku e gjeni guximin të përdhosni deputetët  e Parlamentit shqiptar ? Arroganca që ju treguat duke shpërfillur  përfaqësuesit e popullit është e turpshme. Sigurisht, që nuk dua t’i dalë në mbrojtje deputetit  si individ se ndoshta ai ka më shumë se sa ju gjynahe, por  vlerësoj institucionin që ai përfaqëson dhe e ka sjellë në atë karrige. Le ta bëjë veprimin tuaj dhe të largohet në mënyrë demonstrative një ministre në Francë, Itali apo Gjermani dhe do ta shohësh se nuk do ta mbajnë 24 orë në postin e ministrit. Nëse Ju kishit një takim duhej me domosdo të rregullonit axhendën e takimeve, ku të gjitha janë pas atij të Parlamentit apo sovranit të shqiptarëve. Nuk e di pse, po m’u duk sikur sjellja juaj i  ngjante më tepër asaj të Nexhmijes në kohën e merhumit, e cila sillej si vasale ndaj njerëzve të thjeshtë, por që një ditë populli triumfoi. Ndaj ju duhet të reflektoni sa nuk është vonë dhe se integrimin duhet ta filloni  në radhë të parë nga vetvetja .

Subscribe to comments feed Komente (10 publikuar):

Artani Librazhd ne 09/11/2011 01:40:28
avatar
PO PSE NUK I NXIRRNI TE GHITHE SPIUNET E MONIZMIT NEPER GAZETA SE SE KY VEND KA PATUR ME SHUME SPIUNA SE NJERES TE MIRE PO KU ESHTE AJKA E VENDIT.
n ne 05/11/2011 12:30:18
avatar
Gazetari Ilir Bushi, duhet të arrestohet dhe të ndiqet penalisht se nuk ka asnjë mundësi të ketë kaqë shumë sigurimësa kriminel kufiri ish komunistë në ambasadën Amerikane Tiranë?
Bajram ne 18/10/2011 08:58:16
avatar
Kjo zonje zhurmemadhe, por bukuroshe ne fakt, bertet se nuk din c'thote. Por ketij populli mire ti behet sepse nuk ngrihet ndaj padrejtesise qe po i behet nga keto horra te ploitikes shqiptare.Te te dy krahet jane nji hale e ketij populli
bester ne 25/09/2011 04:22:21
avatar
L.Itali,nese Enveri komandonte dhe Nexhmija ishte ne hije,i bie qe Maja e Bregut te jete enveri dhe burri i saj Nexhmija.Me duket qe kemi te bejme me skrapalinj qe bejne lufte brenda bahçes.Kjo Maja mos eshte nga ato ane?Se te tjeret i morra vesh...
L.Itali ne 24/09/2011 14:40:26
avatar
Oooooo,gjeta Kodin!Urime Engjell!Rralle gazetat kritikojne drejtperdrejte ministrat me firmat e drejtuesve kryesore te gazetave!Ju ndonjehere keni edhe kurajo te godisni,megjithse ,ndonjehere nuk publikoni opinione goditese te autoreve te ndryshem,qofshin edhe jashte vendit...Kritike konkrete e plote ne teresine e saj,duke hequr krahasimin me Nuxhmijen...Nuk shkon,per kete ministre te re,pavarsisht se edhe ajo gabon rende!...Te gjitha shkelqyer"trane"-pervec-krahasimit qe si cdo krahasim calon!Edhe une nuk e dua fare Ministren qe ka "kapur" autori,por po e mbroj dhe po ja rrembej nga duarte sepse nuk mundet ta bejme Nexhmie...Ketu e dua une Ministren,vetem per ta mbrojtur nga "perdhunimi" qe i ka bere,padashur,autori!Urime per kapjen ne vende te tjera!
bester ne 22/09/2011 14:38:38
avatar
e pashe rastesisht ate pak debat,ku zonja beri indiferenten.Per mua,ministria e Integrimit eshte nje mbivendosje kompetencash dhe realisht nje shpenzim i tepert per shtetin.Kjo ministri duhet suprimuar,sepse kete detyre qe i eshte vene mund ta beje nje drejtor i nje sektori te posaçem(per çeshtjet e Integrimit)ne MPJ.Eshte hera e pare qe komentoj ketu,po kam konsiderata per gazeten dhe stafin.Nese mundet,ndihmoni qe supeve te taksapaguesve ti hiqet nje barre,qe sidoqofte e vogel,peshon megjithate.
nard gjiku ne 22/09/2011 06:29:47
avatar
luteni . ermal e shoh si shume ofenduese kur i krahasoni deputetet e ps jo te gjithe me fjalen fshatar dhe duhet te ju kerkoni falje atyre qe jy i queni fshatar, se disa prej atyre deputeteve te ps jan aq te padershem dhe aq te pa ndergjegjshem se qe per interesat dhe karriget e tyre i nxjerin ne rruge njerzit e thjesht dhe i sakrifikojn duke i nxitur ndaj njeri tjetrit deri ne shkatrrim te jetes se tyre dhe gjith asaj qe esht e popullit vetem e vetem per karriget e tyre, te mjer qofshin ata te cilet veprojn kesi soji e jam i bindur qe fshataret nuk veprojn me marri te tilla, ata jan shum ma te ndershem dhe ma te ndergjegjshem se nje numer i dep, te PS se kan te trasheguar nje gjeni nga e kaluara e diktatures per te shkatrruar njeri tjetrin. i mjer populli qe i ka si perfaqsues.
artur Kapllanaj ne 21/09/2011 17:41:49
avatar
Media eshte fajtore qe jep keto brockulla pavlere te nje mbledhej,qe duhej te ishte me rendesi per komisionin e integrimit.Me vjen keq qe nuk u trasmetua opinioni i kryetares se ketij komisioni deputetes se nderuar Ermelinda Meksi.Ju lutemgazetes ta trasmetoj ate.
EMIGRANTI ne 21/09/2011 08:43:22
avatar
DO TA UROJA, DHE KOMPLIMENTOJA ZOTIN ENGJELL MUSAI,SE BASHKU ME GAZETAREN E SAKTE KLODIANA HAXHIRAJ,PER KETE GAZETA QE PO ECEN SHUM REVANSH ME VERTETSIN E SAJ,SHQIPTARET KANE SHUM NEVOJE TE JU THUHET E VERTETA ASHTU SI ESHTE,SADO E HIDHUR TE JET,URIME DHE PUNE TE MBARE TE GJITHVE SI STAF..
ermal dingu ne 21/09/2011 05:11:03
avatar
Majlinda ka folur pak se ai balla meritonte me shume. Mjere ps ku ka rene me keta deputet fshataresh pa nivel. PS ka kuadro qytetaresh, por kane zbritur keta fshatare dhe kane uzurpuar partine tone qe me shume mundime e beme evropiane. Lexoni romanin e Balzakut "fshataret" dhe aty do te gjeni kopjet e Balles, se cdo populli e keqja i vjen nga fshataret e tipit balla.
total: 10 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1233 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
3.55