Hyrje | Editorial | Luftë bërrylash në PD

Luftë bërrylash në PD

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Rivaliteti/ Pas zgjedhjes së Kryesisë së re, në selinë blu ka nisur gara e fortë për postet e tjera drejtuese në parti

 

 

 

 

 

 

Pas zgjedhjes së kryesisë së re të PD-së, në kupolën e selisë blu ka nisur një garë e fortë dhe një luftë bërrylash për postet më të larta drejtuese të partisë, për nënkryetarët, sekretërin e përgjithshëm dhe sekretarët. Spastrimet e forta që u bënë në kryesi në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të kësaj partie, duke larguar me votë një sërë emrash të njohur dhe me kontribut të spikatur, pritet t’u shtohen gjatë procesit të zgjedhjes së drejtuesve të tjerë të partisë. Sikurse është bërë tashmë e njohur, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike para disa ditësh, bazuar në 42 kandidatura, votoi për Kryesinë e re të saj. Në votim morën pjesë të gjithë anëtarët prezentë të Këshillit Kombëtar dhe pas numërimit u bënë publike edhe emrat e rinj të Kryesisë së kësaj force politike. Në bazë të statutit të Partisë Demokratike, është Këshilli Kombëtar ai që zgjedh sërish edhe Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët e Partisë si dhe Sekretarët funksionalë. Nga burimet brenda kësaj partie, pritet që nënkryetarë të ardhshëm të kësaj partie të jenë Lulzim Basha dhe Jozefina Topalli. Basha duket si I privilegjuar për këtë post pas suksesit që arriti në zgjedhjet e 8 majit të këtij viti, duke u kthyer demokratëve Bashkinë e kryeqytetit. Ndërkaq e konsoliduar duket në këtë post edhe Jozefina Topalli, me përvojën që ka fituar në drejtimin e Kuvendit prej gjashtë vjetësh. Por natyrisht që lufta më e fortë do të bëhet për postin e sekretarit të Përgjithshëm, pasi është një post kyç në të gjithë veprimtarinë politike dhe qeverisëse të Partisë. Ridvan Bode, me një përvojë tashmë të gjatë në këtë post, duket se i janë dobësuar shpresat për ta mbajtur sërish, pasi i ka shkuar mendja të bëhet guvernator i Bankës së Shqipërisë me mbarimin e mandatit të Fullanit. Sokol Olldashi është një nga alternativat më serioze për postin e sekretarit të përgjithshëm, duke e argumentuar atë me sukseset që ka arritur në disa dikastere që ka drejtuar vitet e fundit. Por, ndërkaq, një luftë jo më pak e fortë do të bëhet edhe për postet e sekretarëve funksionalë të partisë. Këtu do të jenë edhe surprizat më të forta, pasi është menduar që në këto funksione të shfaqen emra të rinj dhe të pakomprometuar.   

 

Kryesia e Partisë Demokratike

1          Sali Berisha

2          Adriana Gjoni

3          Aldo Bumci

4          Arben Qirjako

5          Arta Sakja

6          Astrit Patozi

7          Bujar Nishani

8          Edi Paloka

9          Edmond Spaho

10        Eduard Halimi

11        Fatos Beja

12        Flamur Noka

13        Genc Ruli

14        Ilir Rusmajli

15        Jemin Gjana

16        Jozefina Topalli

17        Keltis Kruja

18        Lajla Pernaska

19        Lulzim Basha

20        Majlinda Bregu

21        Mesila Doda

22        Myqerem Tafaj

23        Rajmonda Bulku

24        Ridvan Bode

25        Sokol Olldashi

 

Rivotimi në 10 komuna, KQZ: Ja rezultatet në vota dhe fituesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr. 1194 të datës 22.07.2011, bazuar në nenin 21, pika 1 dhe neni 161, pika 6, të Ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, vendosi të caktojë datën 31.07.2011, si datë për përsëritjen e zgjedhjeve në 10 njësi zgjedhore. Ky vendim i KQZ erdhi si pasojë e faktit se, më datë 8 Maj 2011, në njësitë zgjedhore  Komuna Shllak dhe Komuna Pishaj, nuk u zhvilluan zgjedhjet për kryetar dhe për këshill, ndërsa në njësinë zgjedhore Komuna Mollas, nuk u zhvilluan zgjedhjet për këshillin. Gjithashtu në përfundim të procedurave ankimore të ankimeve në rrugë administrative të vendimeve të KZQV-ve në KQZ dhe të ankimeve në rrugë gjyqësore të vendimeve të KQZ-së në Kolegjin Zgjedhor, u shpallën zgjedhje të pavlefshme në njësitë zgjedhore Komuna Zall Dardhë, Komuna Papër, Komuna Shalë, Komuna Armen, Kolsh, Komuna Finiq, Komuna Qendër Skrapar, për Kryetar. Në zbatim të këtij vendimi KQZ mori të gjitha masat për zhvillimin e një procesi zgjdhor konform të gjitha standardeve. Për këtë arsye, u ngarkuan edhe specialistë të administratës që të ishin të pranishëm në të 10 këto njësi vendore për të asistuar dhe dhënë ndihmesën e tyre në çdo rast që administrata zgjedhore do të kishte nevojë. E ndërsa në të gjithë njësitë procesi vijoi normalisht, në KZAZ nr. 42 (rrethi Shkodër), në çastet e fundit u shënuan problematika në emërimin e anëtarëve të komisioneve të Qendrave të Votimit në komunës Shalë. Pa asnjë argumentim serioz, kjo KZAZ, e përbërë në shumicë nga anëtarë të opozitës, nuk kryente emërimin e komisionerëve të nivelit të tretë. E ndodhur në këto kushte, KQZ, u detyrua që rreth orës 23, të datës 30 korrik të ndërhynte për emërimin e komisonerëve. Por kjo vonesë, si edhe bllokimi i procesit më pas në vetë komunën e Shalës, bëri të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve në këtë komunë.

KQZ vlerëson dhe falënderon Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat e rendit për ndihmën e dhënë në mbarëvajtjen e procesit dhe ndihmën logjistike (helikopterë dhe automjete), si dhe ndërhyrjen energjike të forcave të rendit për arrestimin e 5 personave, të cilët penguan zhvillimin e zgjedhjeve në këtë komunë. KQZ garanton se do të bëjë gjithçka i lejon ligji për të ndalur raste të tilla. T’i privosh qoftë edhe një shtetasi të vetëm këtë të drejtë themelore të garantuar nga  Kushtetuta, përbën një krim të pastër si penal ashtu dhe elektoral. Ndërsa, në 9 njësitë e tjera zgjedhore zgjedhjet, duke përjashtuar 2 raste të izoluara në komunat e Shllakut dhe Finiqit, procesi zgjedhor u zhvillua shumë normalisht. Në paraditen e ditës së hënë kishte përfunduar edhe procesi i numërimit në të gjitha këto njësi dhe KZAZ-të respektive bënë publike edhe rezultatet paraprake që janë si më poshte vijon:

 

Komuna

Zgjedhes    Votues    Perqind        Fitues

Qender Skrapar                3,257    1770    54.34%   Astrit Mustafaraj   Aleanca për të Ardhmen

Zall-Dardhe                        850    425    50.00%      NIAZI MEHMET CANI    Aleanca për Qytetarin

Paper                                    6,263    2972    47.45%                  Shefqet Bullari    Aleanca për të Ardhmen

Pishaj                                   4,595    2134    46.44%                   ESTREF YZEIR ÇEKREZI    Aleanca për Qytetarin

Mollas-Kolonje                2,666    883    33.12%                     Këshill    Shumica Aleanca për Qytetarin

Kolsh Lezhe                       4,777    2566    53.72%                Ferdinand Ndoj    Aleanca për të Ardhmen

Shllak                                    1,160    585    50.43%                    HILË MARK KODRA    Aleanca për Qytetarin

Armen                                  4,924    2450    49.76%                KLITON SHPERBLIM HAXHIRAJ    Aleanca për Qytetarin

Finiq                                      5,271    3099    58.79%                Sokrat Spiro i PBDNJ-së

 

Diferenca shumë e ngushtë, mes dy kandidatëve që garuan në komunën e Finiqit, ka  bërë që KZAZ-ja respektive të rishikojë edhe njëherë tabelat e grupeve të numërimit para hartimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve.

Në pritje të përpunimit të të gjitha të dhënave në këto zgjedhje të pjesshme vendore, KQZ po shikon të gjitha mundësitë për zhvillimin e zgjedhjeve në Komunën ë Shalës, sa më shpejt të jetë e mundur.

 

 

PNUD: “Shqipëria vendi i dytë në rajon për thithjen e investimeve”

Shqipëria është shndërruar në një nga vendet më tërheqëse në rajon për investitorët e huaj. Në raportin e investimeve botërore për vitin 2011 ne renditemi në vendin e dytë në Europën Juglindore, pas Serbisë që ka thithur më shumë investime të huaja direkte. Raporti i referohet shifrave të vitit 2010, periudhë kur fluksi i investimeve të huaja për Shqipërinë i kapërceu 1 miliard dollarë. Të dhënat u publikuan nga zyra e PNUD-it në Tiranë, si pjesë e raportit global të investimeve të huaja direkte për vitin 2010. “Raporti trajton një indeks të performancës. Ne krahasojmë vlerën e investimeve që tërheq një vend në krahasim me potencialin e tij, duke e matur me GDP. Pas renditjes së këtij indeksi ne bëjmë një renditje mes 140 vendeve. Në vitin 2006 Shqipëria renditej e 78-ta ndërmjet 140 vendeve. Nga 2006 në 2010 ka një rritje graduale dhe në 2010 për herë të parë Shqipëria renditet e 18-ta në botë dhe e dyta në rajon”, shprehet Astrit Sulstarova, ekonomist pranë Konferencës së OKB-së. “Rreth 45% e investimeve të huaja direkte janë të përqendruara në industri, energji dhe ndërtim dhe 55% janë përqendruar në sektorin e shërbimeve, në transport, telekomunikacion, sektori bankar dhe shërbime financiare. Investimet e huaja direkte kanë lidhje korrelative, në përpjestim të drejtë me punësimin në vend, por është ndoshta shumë herët për të folur se sa ka qenë në mënyrë ekzakte kontributi i tyre në rritjen e punësimit”, u shpreh zv.ministri i Ekonomisë Eno Bozdo. Raporti parashikon një rritje të investimeve të huaja në nivel global gjatë vitve në vijim, megjithëse ekzistojnë ende një sërë rreziqesh që mund të materializohen. Për sa i përket rajonit, risk mbetet situata në Greqi.

 

Kryetarja e Kuvendit uron besimtarët myslimanë 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen me rastin e fillimit të  Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Përmes një mesazhi urimi, Kryetarja e Kuvendit shprehet: “Dëshiroj   të bëj urimet më të mira  për të gjithë  besimtarët mysliman për  muajin e ramazanit. Agjërimi  që fillon  sot, është sakrifica, përkushtimi  dhe besimi ndaj zotit. Dua të uroj çdo shqiptar kudo  që ndodhet, duke  besuar  se këto ditë do të jenë  ditë  reflektimi  dhe meditimi për të gjithë  ata që besojnë tek Zoti. Dëshiroj të nxisë  çdo kënd  që të  mendojë për ata që s’kanë, për të braktisurit, për ata që janë në nevojë. Në mënyrë të veçantë në këtë ditë   dashuria, dhimsuria dhe solidariteti  duhet t’i drejtohet çdo kujt”. 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1531 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
3.25