Hyrje | Bota | Draft-raporti i BE-se

Draft-raporti i BE-se

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Draft-raporti i Bashkimit Europian për vitin 2011: “Shqipëria s`plotësoi asnjë kriter”


Shqetësime për procesin pas zgjedhor

Shefja e njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit në BE, Marta Garsia Fidalgo, ka deklaruar se Shqipëria vendi nuk ka plotësuar asnjë prej kritereve dhe prioriteteve të vendosur nga Bashkimi Europian. Media bën me dije se deklarata është bërë gjatë diskutimeve të delegacionit për Europën Juglindore të Parlamentit Europian. Sipas zyrtarëve, shqetësime janë shprehur edhe mbi procesin pas zgjedhor. Raporti i BE-së që do të publikohet në 12 tetor, pritet të konstatojë se situata pas procesit të numërimit të votave do të jetë kyçe. Ndërkohë që procesi zgjedhor në Shqipëri ende nuk ka përfunduar, Komisioni Europian hedh dritë mbi vlerësimin që do të përmbajë raporti i radhës i progresit për Shqipërinë. Përveç lëvdatave për mosabuzimin me regjimin e lirë të vizave, Komisioni, i cili nuk ka marrë ende planin e korrigjuar të aksionit për zbatimin e 12 kritereve kyçe nga Shqipëria, vlerëson se nuk është përmbushur “as një i vetëm” prej tyre. Raporti, i cili pritet të jetë një ndër më të rreptët në historikun e marrëdhënieve BE-Shqipëri, do t'i kushtojë një hapësirë mjaft të veçantë edhe procesit zgjedhor, e sidomos paqartësisë ligjore të vendimit të KQZ-së për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. “Ka një shqetësim të qartë për mënyrën sesi vendimi është marrë në këtë moment të fazës së pas-numërimit. Por është gjithashtu e rëndësishme që tani procesi i ankesave të bëhet në qetësi, në respekt të rregullave institucionale dhe mendoj se çështja e saktësisë ligjore për këtë hap të ndërmarrë nevojitet qartazi që të zgjidhet, në mënyrë transparente, të ndershme dhe ligjore, duke respektuar rendin ligjor shqiptar. Pra, unë do të thoja jo vetëm fjalët e legjislacionit në letër, por edhe frymën e legjislacionit shqiptar”, ka deklaruar Marta Garcia Fidalgo, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE. “Duhet të jemi të qartë për mënyrën se si vendimi është marrë në këtë moment të fazës së pas numërimit. Është gjithashtu e rëndësishme që tanimë procesi i ankesave të bëhet me qetësi, në respekt të rregullave institucionale. Çështja e saktësisë ligjore për këtë hap të ndërmarrë, nevojitet qartazi që të zgjidhet, në mënyrë transparente, të ndershme dhe në mënyrë ligjore, duke respektuar rendin ligjor shqiptar”, – sqaroi Fidalgo. Më pas ajo ka rreshtuar 12 kushtet e Komisionit Europian dhe në secilën prej tyre asnjë nuk është përmbushur nga vendi ynë. Sipas saj, “situata ashtu siç qëndron sot është më pak e ndritur se 2 vite më parë”. Zyrtarët e Parlamentit Europian do të takohen më 14-15 qershor me deputetët shqiptarë në Bruksel për të diskutuar mbi integrimin e Shqipërisë. I vetmi vlerësim që bën raporti është ai që flet për zbatimin korrekt të rregullave të lëvizjes në zonën shenjen.

 

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Perseri Joni ne 01/08/2011 12:18:37
avatar
Po shikoj qe pas kaq kohe nuk ka asnje koment tjeter ne lidhje me kete shkrim.
Kuptohet shqiptaret i kane punet "ne rregull" si asnje popull tjeter ne Evrope.
Joni ne 29/06/2011 11:53:52
avatar
Si shikohet dhe lexohet ne kete shkrim qeveria e Shqiperise me kryeminister Sali Berishen nuk ka realizuar asnje kriter, nuk ka bere asnje reforme, nuk ka zbatuar asnje detyre dhe nuk ka permbushur 12 kushtet e percaktuara sakte dhe qarte nga Bashkimi Evropian. Pra, me kete kryeminister trap, me mendesi rurale, demagog, mashtrues, genjeshtar ku do te shkoje Shqiperia dhe populli shqiptar? Hic, gjekundi! Pra, ndoshta do te futemi shume shpejt ne listen e vendeve te para, si te varfer, te pa zhvilluar, morracaker, te pa kulturuar, etj, etj. Kjo per fajin e vetem qe populli shqiptar ka nje difekt te madh qe nuk din te zgjedhe dhe te perzgjedhe drejtuesit e tij. Per me teper edhe kur i perzgjedh keq nje here, dy here, tre here nuk i kundershton sic duhet dhe nuk i rrezon nga pushteti duke i dhene ate qe meritojne. Mire qe qeveria eshte nje qeveri jo funksionale per masen e gjere, por kryen vetem nevojat personale te saj dhe klaneve te saj duke mos realizuar asnje detyrim ligjor dhe moral ndaj shoqerise shqiptare. Nga ana tjeter kemi edhe nje kuvend popullor te drejtuar nga nje sharlatane perverse ne drejtim te servilizmit, qe zbaton dhe shtyn kete institucion drejt ndertimin te ligjeve jo te drejta dhe te pa zbatueshme. Ky element "i ndritur" quhet Jozefina Topalli, e cila me vite ka qene bashkepunetore e sigurimit me pseudonimin "desinjatorja", e thene dhe e sterthene nga media shqiptare dhe asnjehere e pergenjeshtruar nga ana e saj. Prandaj duhet kerkuar dhe te gjendet dosja e saj duke dalur ne shesh bemat e saj gjate sistemit komunist. Kjo shikohet se me cfare "adhurimi" shikon adhuruesin e saj Sali Berisha. I cili eshte nje kriptokomunist i thekur, tradhetar qe fal ujrat territorial shqiptar, sikur te ishin prone e tij private. Nga mengjezi deri ne darke flet vetem brockulla dhe shpreh vetem mendimi prej skllavopronari. Prandaj kjo kaste politike dhe pushtetaresh duhet te qerohen perfundimisht. Kjo ndodhe sepse edhe opozita dhe Edi Rama nuk jane ne terezi sepse kane mekatet e tyre te renda dhe vrapojne pas kulacit dhe per me teper jane edhe frikacaker te pashoq.
Populli shqiptar duhet te falenderojne vetem Bashkimin Evropian, pamvaresisht se pozita shqiptare nuk ka realizuar asnje detyre, ajo i dha nje dhurate te madhe duke hequr vizat. Faleminderit Tanja Fajon dhe te tjere evrodeputet per nderin qe bete popullit shqiptar. Populli shqiptar deri tani eshte ne nivelet e duhura per te zbatuar rregullat qe jane caktuar per ata shqiptar qe shkojne jashte shtetit.
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 496 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0