Hyrje | Bota | Ministri Belg Per Emigracionin

Ministri Belg Per Emigracionin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

LËVIZJA E LIRË/ Belgjika: “Shqipëria kaloi provën e vizave, nuk ka azilkërkues në BE”


 

Shqiptarët që na ndreqin imazhin

 


 

Një lajm i vogël por shumë i rëndësishëm mendoj se u emetua dje. Një nga shtetet themelues të BE-së, Belgjika, deklaroi se, me shqiptarët nuk ka probleme me lëvizjen e lirë në hapësirat Shengen. Në pamje të parë kjo duket një deklaratë e zakonshme. Mirëpo, duke patur parasysh kohën kur bëhet, ajo merr një rëndësi të veçantë. Jemi me imazhin më të rrënuar para syve të Europës për shkak të konflikteve të vazhdueshme politike në vend, sidomos pas zgjedhjeve të 8 Majit. Europa gati po na kthen krahët për shkak të kësaj krize të pambarimtë. Barroso, Fyle dhe Ashton anuluan ditët e fundit vizitat në Tiranë, ndërkohë që janë hedhur dyshime për rishikimin e regjimit të vizave, sikurse po ndodh me disa vende të tjera. Këtë të drejtë që e fituam me aq mundim, donte të na e privonte politika. Por ja, dalin qytetarët shqiptarë dhe sfidojnë politikën. Ata jo vetëm po ndreqin imazhin e cenuar të vendit, por po i japin edhe një mësim të mirë politikës. Qytetaria e treguar prej shqiptarëve gjatë këtyre muajve të lëvizjes së lirë është vërtet mbresëlënëse. Është modeli se si duhet të sillemi me veten dhe në raport me të tjerët. Shqiptarët e shumëvuajtur po tregojnë një dinjitet shembullor, duke ia rritur nderin vendit të tyre. Dhe ky është një fakt i pakontestueshëm se ata e meritojnë të jenë pjesë e barabartë e familjes europiane të popujve, Ndaj dhe me siguri nuk kanë për t’u ndëshkuar.

Deklarata

Sekretari i Shtetit për emigracionin në Belgjikë, Melchior Vathelet ka thënë se Shqipëria e ka kaluar provën e monitorimit pas liberalizimit të vizave pasi në vendet e BE nuk pati fluks udhëtarësh të paligjshëm nga vendi ynë. “Ne kemi probleme me disa vende të Ballkanit, qytetarëve të të cilave u janë hequr vizat. Po shohim që liberalizimi i vizave po përdoret për të ardhur e kërkuar azil në Belgjikë, që është një gjë e papranueshme”, ka thënë zyrtari belg. Ai theksoi se, “përsa i përket Shqipërisë, ne konstatojmë se në Belgjikë nuk ka shtim të numrit të azilkërkuesve krahasuar me periudhën kur vizat ekzistonin dhe kjo për ne është  një gjë pozitive”. Një ndër kriteret e vendosura për vendet përfituese të liberalizimit është që ato ti sqarojnë qytetarët e tyre se udhëtimi i lirë në zonën shengen nuk është shans azili apo punësimi. Veç kësaj liberalizimi rrezikohet nëse shkelen afatet dhe kushtet e qëndrimit në zonën shengen. Pikërisht pas shkeljes së këtyre kushteve, KE dhe BE kanë diskutuar mundësinë e rikthimit të regjimit të vizave për disa vende të Ballkanit si Maqedonia dhe Serbia.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Falenderimi ne 30/05/2011 10:37:58
avatar
Ne radhe te pare duhet te falnderojme Bashkimin Europian per dhuraten qe na beri duke na hequr vizat, per kete duhet t'ja dijme per ndere te gjithe miqve tane eurodeputeteve duke filluar nga Tanja Fajon. Sa per qeverine shqiptare, perfshire dhe kete aktualen me Sali Berishen ne krye, vizat nuk do ishin hequr ndonji here sepse eshte nje qeveri e llojit te nxenesit te keq, qe ne mesime eshte keq ose shume dhe merr vetem nota 4-ter ose 3-tresha, qe e ka te zakonshme, sepse si nxenes handikapat qe eshte futur gabimisht ne shkollen e nxenesve normal nuk e ka per gje te marr edhe nota 2-sh, 1-sh dhe per me teper merr edhe 0(zero) me gjufke. Pra, kemi nje qeveri qe nuk din te beje as detyrat e shtepise dhe eshte nxenes i ngelur ne klase prej vitesh. Per qeverine shqiptare aktuale dhe per disa konsujsh vizash te ambasadave te huaja ne vendin tone nuk do te ishin hequr kurre vizat sepse kishin leverdi te medha ekonomiko-finaciare. Tani, qeveritar shqiptar dhe diplomat te huaj jane fikur nga kjo gje. Faleminderit BE dhe faleminderit shqiptare qe zbatoni rregullat dhe kohen qendrimit kur shkoni jashte shtetit. Tung.
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 520 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
4.00