KiE dy misione vëzhguese në Tiranë për 8 majin
Alarmohet Këshilli i Europës Dy misione vëzhguese për 8 Majin. Ministri britanik: “Shqipëria të dalë nga kriza”
Këshilli i Europës do të dërgojë dy misione vëzhgimi në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve lokale të 8 majit. Njëri mision do të jetë parazgjedhor dhe një mision i dytë për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 majit në vendin tonë. Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale (KALR) të Këshillit të Europës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së qeverisë shqiptare që KALR i KE-së të dërgojë një mision vëzhgimi për zgjedhjet e 8 majit 2011. Në letrën e tij Sekretari i Përgjithshëm zoti Andreas Kiefer drejtuar Ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, informon se KALR i KE-së ka vendosur të dërgojë një mision parazgjedhor dhe një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 majit 2011, me anëtarë të Kongresit. Qeveria shqiptare ka ftuar zyrtarisht Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale e KE-së dhe OSBE/ODIHR për të dërguar mision vëzhgimi sa më të gjerë me qëllim sigurimin e transparencës maksimale të procesit zgjedhor ku roli i këtyre organizatave të specializuara është vendimtar në certifikimin e standardeve zgjedhore. Qeveria shqiptare zyrtarisht dhe në mënyrë të vazhdueshme i ka kërkuar organizatave ndërkombëtare si OSBE, Këshilli i Europës dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë angazhimin maksimal të vëzhguesve duke siguruar nga ana tjetër vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të kontribuar në arritjen e standardeve më të larta zgjedhore të përcaktuara nga Këshilli i Europës dhe OSBE.
Ministri britanik: “Shqipëria të dalë nga kriza e rrezikshme politike”
Duke folur për meritat e zgjerimit të BE-së, gjatë një vizite në Vjenë, Ministri për Europën David Lidington komentoi edhe situatën në Shqipëri. "... Ne në Britani ishim dhe jemi shumë entuziastë për zgjerimin, për shkak se ai ndërton siguri, stabilitet dhe prosperitet në të gjithë Europën. Unë besoj se do të ishte gabim i madh te linim këtë moment të na ikte nga duart. Në një botë që ndryshon, me një peshë ekonomike dhe politike që anon në drejtim të lindjes, Bashkimi Europian do të mbetet i fortë vetëm nëse, është në gjendje të shikojë drejt të ardhmes, dhe vazhdon të rritet”, tha ai. “Ne duam të shohim Ballkanin Perëndimor përsëri në Europë, duke zgjeruar kështu stabilitetin dhe suksesin në një pjesë të botës ku konflikti është ende i freskët në kujtimet tona. Për të arritur këtë unë besoj se qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë të shfaqin një udhëheqje të vërtetë politike dhe të demonstrojnë hapa konkretë për të përmbushur kriteret e anëtarësimit. Ne jemi shumë të qartë se rajoni duhet të përmbushë këto kritere. Ne nuk do të tolerojmë t’i përshtaten kriteret rajonit”, theksoi zyrtari britanik. Siç e dini vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim të mirë, edhe pse problemet mbeten. Bashkimi Europian ka një rol të rëndësishëm në përkrahjen e kërkimit të zgjidhjeve për këto probleme. Një shembull i tretë tregues është situata e brendshme në Shqipëri, ku një qasje e bashkërenduar Europiane dhe ndërkombëtare është vendimtare.
-
622 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj