Lajme nga bota
Jep dorëheqjen Hosni Mubarak, shteti në dorë të ushtrisë
Pas 18 ditë protestash të pandalshme Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është konfirmuar nga zëvendëspresidenti egjiptian Omar Suleiman në televizionin shtetëror të Egjiptit. Suleiman bëri të ditur se pushteti i Mubarak do të kalojë në duart e këshillit të ushtrisë. Menjëherë pas këtij lajmi protestuesit reaguan me brohorima. "Populli ka rrëzuar regjimin". “Në emër të zotit mëshirplotë, qytetarëve, në këto rrethana shumë të vështira në të cilat po kalon Egjipti, Presidenti Hosni Mubarak ka vendosur të largohet nga posti i presidentit të republikës dhe ka ngarkuar komandën e lartë të forcave të armatosura për të administruar çështjet e vendit",- tha zv/presidenti Sulejman. Ndërkaq mësohet se më herët, zoti Mubarak ishte larguar nga Kajro dhe shkoi në pikën turistike Sharm-el-Sheikh në Detin e Kuq. Ndërkaq Bashkimi Evropian ka mbështetur kurajën e protestuesve pro-perëndimorë, të cilët detyruan presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, të tërhiqet nga posti. Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, tha se me dorëheqjen e tij, "Mubaraku ka dëgjuar zërin e popullit dhe ka hapur rrugën e reformave më të shpejta dhe më të thella". Eshton tha se tani është e rëndësishme "të përshpejtohet dialogu që do të çonte në formimin e një qeverie me bazë të gjerë". Ndërkaq presidenti i parlamentit Europian Jersey Buzek e konsideroi ditë historike dorëheqjen e Mubarak, ndërsa kërkoi formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.
-
584 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj