Tomas Kantrimen
Ngjarja e 21 janarit, nje tragjedi qe nuk duhet te kishte ndodhur.
Countryman: “Nuk kishte puç më 21 janar”
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Thomas Countryman deklaron se, administrata amerikane nuk beson në deklaratat e Kryeministrit Berisha se 21 janari ishte një puç për të rrëzuar qeverinë. “21 janari, tragjedi, nuk duhet të kishte ndodhur”. Të premtet që pasuan atë të 21 janarit kanë ndikuar qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara. Zoti Countryman deklaroi mbështetje për Prokurorinë në hetimet për këtë ngjarje, duke u shprehur se është i vetmi organ kushtetues për të nxjerrë përgjegjësit përpara ligjit. i pyetur për zgjedhjet e parakohshme, këtë radhë përgjigjja e zotit Countryman ishte se këtë e vendosin partitë dhe populli shqiptar, bazuar në rrugët kushtetuese. “Zgjedhjet e parakohshme përbëjnë një vendim të popullit dhe partive shqiptare, sipas përcaktimit kushtetues. Kjo mënyrë kushtetuese për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, mesa di unë, ende nuk është tentuar”, tha zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit. “Në 21 janar, pati tragjedi dhe humbje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk kishte arsye që njerëzit të vriteshin. Nuk ka arsye sot që të turpërohen ata 4 individë me kryeartikuj shtypi mbi atë sesi ata vdiqën. Kjo na turpëron neve që liderët e partive thonë ‘e di sesi ka ndodhur dhe e di se kush e ka fajin’. Shqipëria nuk ka nevojë për këtë teatër politik. Ajo çfarë ndodhi me dy të premtet që pasuan, tregoi se ajo çfarë ndodhi në 21 janar nuk duhet të kishte ndodhur. Retorikat krahasuese të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s dhe aspiruese për në BE, me Egjiptin e Tunizinë, ishte jo vetëm e panevojshme, por u duk sikur ishte e qëllimshme për të shkaktuar dhunë, për të shkaktuar të vrarë. Kjo ishte e panevojshme dhe jo demokratike. Protestat paqësore nuk mund të shtypen me mjete antidemokratike. Demonstratat, veçanërisht ato të dhunshmet, nuk duhet t'i shërbejnë qëllimeve jodemokratike. Opozita ka disa objektiva që mund t'i ndjekë sipas mënyrës demokratike kushtetuese. E kjo mënyrë duhet të ndiqet. Nëse protestat paqësore janë pjesë e kësaj mënyre, është e pranueshme, por nuk duhet që ato të shtypen me mjete jodemokratike”, është shprehur Countryman. i pyetur mbi punën e Prokurorisë, Countryman tha se institucionet e pavarura nuk duhet të kontrollohen nga asnjëra palë dhe askush nuk duhet të paragjykojë rezultatin final të hetimit të Prokurorisë. “Ata 6 persona duhet të merren në pyetje. Si Prokurorja e Përgjithshme, shefi i Shërbimit Sekret apo Presidenti i Republikës, ata kanë një punë të pavarur, jo politike, për të bërë, e ata duhen lejuar që ta bëjnë atë”, tha Countryman. Një tjetër çështje shqetësuese, sipas përfaqësuesit të SHBA-ve, ishte korrupsioni në Shqipëri. “Ne duhet të tregohemi të qartë. Korrupsioni ekziston në nivelin e qeverisjes kombëtare, ekziston në qeverisjen lokale, ekziston në partitë politike dhe ekziston në biznese. Në çdo rast është paralizues, merr paratë e shqiptarëve dhe pengon Shqipërinë të arrijë potencialin e saj ekonomik dhe potencialin e saj europian. Ka përhapje e gjerë dhe askush nuk ka monopol të korrupsionit”, deklaroi ai. Thomas Countryman bëri thirrje që zgjedhjet e ardhshme të jenë “të pastra e të suksesshme”, siç u shpreh ai.
Arvizu korrigjon deklaratën: “Korrupsioni problem edhe i Qeverisë”
Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndau dje një deklaratë në të cilën shprehet se, dëshiron të qartësojë deklaratat e bëra nga Ambasadori Arvizu gjatë intervistës së tij për edicionin e lajmeve të “Zërit të Amerikës” që u transmetua të shtunën, datë 5 shkurt 2011.
“Duke folur mbi korrupsionin në Shqipëri, ai tha, “Diçka tjetër që desha të vë në dukje është se korrupsioni është një problem shqiptar; nuk është [vetëm] një problem i qeverisë shqiptare – është një element i përhapur i shoqërisë….” Fjala e pa korrigjuar ka qenë se korrupsioni është një problem shqiptar, nuk është një problem i qeverisë. Fjala e korrigjuar bëhet korrupsioni është një problem shqiptar, nuk është vetëm një problem i qeverisë. Siç Ambasadori Arvizu ka thënë më parë, korrupsioni është një problem që ka pushtuar gurët e themelit të shoqërisë shqiptare – qeverisjen, biznesin, arsimin, shëndetësinë, dhe të tjera. Populli shqiptar meriton më shumë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje udhëheqësve shqiptarë të marrin hapa vendimtare kundër korrupsionit.
-
587 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version
- Fatos Nano drejt PS-së
- Flet astrologia Meri Shehu
- Dashuri engjëjsh
- Sondazhi në "Telegraf"
- Shpallen personalitetet e vitit 2010 në “Telegraf”, Ja më të preferuarit e publikut shqiptar



Publikoni komentin tuaj