Hyrje | Bota | Speciale

Speciale

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Rassmussen: “NATO e shqetësuar për krizën shqiptare”


 

Aleanca Euroatlantike është seriozisht e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Shqipëri, që pas 21 janarit. Këtë e pranoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rassmussen, kur u pyet mbi këtë çështje, në cilësinë e përfaqësuesit të Aleancës, por dhe si një ish-kryeministër, sesi do e kishte menaxhuar ai një situatë të tillë nëse 4 qytetarë do të ishin vrarë gjatë një proteste në Danimarkë. “Unë mund t'ju them se ky nuk do të ishte rasti në Danimarkë. Nuk besoj, mendoj se pyetja është hipotetike. Por, seriozisht, unë jam i shqetësuar për situatën në Shqipëri. Jam informuar për atë çfarë po ndodh në Shqipëri. Sinqerisht, shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetëve. Dënoj fort ushtrimin e dhunës. U bëj thirrje të gjitha partive që të kërkojnë zgjidhje të paqme për mosmarrëveshjet politike. Unë shpresoj se do të shohim një zhvillim normal të jetës politike në Shqipëri”, deklaroi Rasmussen. Ai sugjeroi se, dialogu konstruktiv duhet të jetë mjeti përmes të cilave duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet dhe theksoi se në vendet e vogla, mbrojtja e qytetarëve është thelbësore. “Besoj se, dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës në vend është rruga e duhur për të ecur përpara. Mendoj se është me rëndësi thelbësore që vendet e vogla të kenë dhe të sigurojnë një konsensus të gjerë për çështjet kryesore politike, veçanërisht për çështje që lidhen me mbrojtjen, sigurinë dhe politikën e jashtme, dhe, në këtë periudhë të vështirë ekonomike, edhe kur shtrohet çështja e bërjes së politikave ekonomike. Nuk do të ndërhyj në politikën e brendshme të Shqipërisë, por u kërkoj të gjitha partive të përfshira që të gjejnë një zgjidhje të paqme për të kapërcyer mosmarrëveshjet e fundit”,- tha Rasmussen. “Më lejoni t'ju nënvizoj se selia qendrore e NATO-s në Bruksel nuk mund të vlerësojë situatën politike brenda një vendi anëtar të sajin. Ne nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme. Pasi e them këtë, ne gjithashtu në anën tjetër presim që të gjitha vendet anëtare të respektojnë parimet themelore mbi të cilat NATO është themeluar, si liritë e individit, respektimi i të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës, e besoj se të gjitha qeveritë janë në dijeni për këtë. Ndaj, pres që ky të jetë rasti edhe për Shqipërinë”, u përgjigj Rasmussen.

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 525 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0