Hyrje | Bota | SHBA thirrje partive

SHBA thirrje partive

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

"Hiqni dore nga sherret personale. Pergatituni seriozisht per zgjedhjet lokale te 8 majit"

SHBA: “Jemi të shqetësuar për situatën në Shqipëri”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin shqetësimin për situatën në Shqipëri edhe në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian. Përfaqësuesi amerikan në OSBE, Ian Kelly i ka dorëzuar Këshillit të Përhershërm të OSBE-së në Vjenë "Deklaratë për Shqipërinë- Dhuna në protestë”. Në deklaratë ambasadori amerikan inkurajon fillimin e menjëhershëm të një dialogu substancial dhe konstruktiv mes partive politke me qëllim parandalimin e humbjeve të jetëve të tjera dhe rritjen e destabilizimit politik. “Jemi shumë të keqardhur për demonstratën e të premtes së fundit në Tiranë e cila nuk ishte paqësore dhe se thirrjet e hershme për qetësi nuk u dëgjuan. Jemi të pikëlluar për humbjen e jetës së tre demonstruesve si dhe plagosjen e disa të tjerëve. Mbetemi të shqetësuar nga akuzat e ashpra dhe që palët ngarkojnë me përgjegjësi njëra tjetrën pas manifestimit.”- thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan në OSBE, Ian Kelly. “Përdorimi i retorikës provokative dhe sugjerimit apo tolerimet për cdo form të dhunës është një dëmtim i thellë për popullin në Shqipëri. Ne i bëjmë thirrje të gjithë palëve, dhe liderëve të tyre të angazhohen në një dialog për të menaxhuar dallimet politike dhe të shmangin gjakderdhjen dhe vuajtjet”, nënvizohet në deklaratë. Përfaqësuesi amerikan vlerëson se në 20 vitet e fundit që nga koha kur Shqipëria iu bashkua OSBE-së, ka arritur që në mënyrë konstante të punojë drejt formimit të institucioneve demokratike të nevojshme për ta cuar përpara si shtet. “Ne i bëjmë thirrje krerëve të partive të vendosin mënjanë agjendat e tyre politike dhe të punojnë së bashku për një Shqipëri më të mirë. Inkurajojmë fillimin e menjëhershëm të një dialogu substancial dhe konstruktiv mes partive me qëllim parandalimin e humbjeve të jetëve të tjera dhe rritjen e destabilizimit politik”, nënvizon deklarata e diplomatit amerikan në Vjenë. Zoti Ian Kelly thotë se është e rëndësishme që partitë të ndërmarrin menjëherë bisedime reale dhe domethënëse për zgjedhjet lokale të majit “në mënyrë që shqetësimet e përditshme që ka popullsia të shprehen nëpërmjet këtyre zgjedhjeve.” Në fund të deklaratës së tij diplomati amerikan i shpreh mbështetjen e tij ambasadorit Vollfarth dhe zyrës së OSBE në Tiranë dhe i falënderon që vazhdojnë tëjenë burim stabiliteti në rajon në këtë kohë të vështirë.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Kaubojsi ne 26/05/2011 07:59:02
avatar
Ndigjojme si SHBA dhe BE i bejne thirrje pozites dhe opozites, partive politike qe te merren vesht per zgjedhjet, per ...! Po i themi ketyre, politikes shqiptare dhe pushtetit ti thuhet dhe ti shkruhet e zeza mbi te bardhe te menyre te qarte, transparente, te sakte, qe te ndertohen, te aprohen ligje dhe rregulla te mirefillta me rregulla te barabarta per te gjithe. Shprehjet me te mirat per momentin i ka hikur koha. Per keto lloj keshillash nuk kemi me nevoje. Shkronjes (i) i vihet pika mbi siper dhe jo shkronjes (z) dhe pastaj te thuhet qe shkronja (z) eshte shkronja (i) me e mire e mundeshme.
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 621 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
3.00