Hyrje | Bota | Vizat

Vizat

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font


 

Tre kriteret e fundit të lëna për Shqipërinë për t’u plotësuar janë arritur. Raporti përfundimtar i Komisionit Evropian tregon se vendi ynë i ka plotësuar këto kritere dhe se është gati për t’i liberalizuar vizat.  "Është bërë progres i mirë. Strategjia për integrimin e qytetarëve shqiptarë të riatdhesuar 2010-2015 u miratua në qershor dhe shoqërohet nga një plan aksioni për zbatimin ë tij efikas. Strategjia aplikohet ndaj gjithë të kthyerve, përfshirë dhe rastet ë kthimit vullnetar dhe në fokus të veçantë është kthimi i shqiptarëve sipas marrëveshjes së riatdhesimit BE-Shqipëri. Strategjia ka një mekanizëm për promovimin e integrimit të të riatdhesuarve që mbulon nevojat kryesore të tyre, të tilla si regjistrimi, banesa, edukimi dhe punësimi”, thuhet në dokumentin përfundimtar. Kriteri i mësipërm është kriteri i parë i plotësuar nga Shqipëri në kriteret e fundit të mbetura, ndërsa vihet re një angazhim pozitiv të autoriteteve shqiptare për zbatimin efikas të strategjisë për personat e riatdhesuar.  Kriteri i dytë ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ku gjithashtu sipas dokumentit, Shqipëria ka bërë progres. “Numri i rasteve ku një vendim gjyqësor është marre mbetet ende i ulët, por ndjekja dhe hetimi i kryer muajt e fundit pritet të reflektohet në statistikat e gjyqësorit me njëfarë vonese”, thuhet për këtë kriter. Kriteri i tretë ka të bëjë me konfiskimin e aseteve kriminale, ku vlerësohet se edhe në këtë drejtim është bërë progres. "Në mënyre që të arrihet zbatimi efikas i ligjit të Dhjetorit 2009 mbi konfiskimin e të ardhurave nga krimi, i ashtuquajturi ligji "antimafia",  burimet njerëzore të njësisë që merret me hetimin e aseteve të krimit të organizuar, në nivel qendror e lokal, janë shtuar në mënyrë thelbësore. Duhet të garantohet interpretimi i bashkuar për zbatimin e legjislacionit nga të gjithë prokuroret. Është planifikuar një rritje e stafit të agjencisë për administrimin e aseteve kriminale", thuhet në dokument.  Shqyrtimi i këtij dokumenti të rëndësishëm do të bëhet më 8-9 nëntor nga ministrat e Brendshëm të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe nëse merret një vendim pozitiv, atëherë shqiptarët do të lëvizin pa viza në shumicën prej vendeve të BE-së, duke filluar nga dhjetori i këtij viti.  Raporti përfundimtar i Komisionit Europian vlerëson se Shqipëria ka shënuar progres të mirë në përmbushjen e 3 kushteve të mbetura për procesin e liberalizimit të vizave.

Ja kush janë tre kriteret

-Kriteri i parë ka të bëjë me zhvillimin e një strategjie dhe politikave për të mbështetur riintegrimin e shqiptarëve të riatdhesuar: "Është bërë progres i mirë. Strategjia për integrimin e qytetareve shqiptarë të riatdhesuar 2010-2015 u miratua në qershor dhe shoqërohet nga një plan aksioni për zbatimin e tij efikas. Strategjia aplikohet ndaj gjithë të kthyerve, përfshirë dhe rastet e kthimit vullnetar, dhe në fokus të veçantë është kthimi i shqiptareve sipas marrëveshjes së riatdhesimit BE-Shqipëri. Strategjia ka një mekanizëm për promovimin e integrimit të të riatdhesuarve që mbulon nevojat kryesore të tyre, të tilla si regjistrimi, banesa, edukimi dhe punësimi”. –

 

- Në kriterin e dytë mbi zbatimin efikas të luftës ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, vendi vlerësohet të ketë bërë gjithashtu progres të mirë në forcimin e kapaciteteve investiguese dhe administrative si dhe në rritjen e aktivitetit hetimor, por rastet e dënimit mbetën të ulëta sipas raportit. ”Numri i rasteve ku një vendim gjyqësor është marrë mbetet ende i ulët, por ndjekja dhe hetimi i kryer muajt e fundit pritet të reflektohet në statistikat e gjyqësorit me njëfarë vonesë”, thuhet në kriterin e dytë. Raporti vlerëson disa amendime të bëra së fundi në kuadrin ligjor, si trajnimet dhe bashkëpunimi mes institucioneve në fushën e krimit të organizuar, për korrupsionin theksohet se nevojitet më shumë progres për të realizuar në veçanti hetimi efikas që sipas Komisionit pengohet nga imuniteti i politikaneve apo i gjyqtarëve.

 

-Për kriterin e tretë mbi konfiskimin e aseteve kriminale, dokumenti vlerëson se është bërë progres i mirë: "Në mënyrë që të arrihet zbatimi efikas i ligjit të Dhjetorit 2009 mbi konfiskimin e të ardhurave nga krimi, i ashtuquajturi ligji "antimafia",  burimet njerëzore të njësisë që merret me hetimin e aseteve të krimit të organizuar, në nivel qendror e lokal, janë shtuar në mënyrë thelbësore. Duhet të garantohet interpretimi i bashkuar për zbatimin e legjislacionit nga të gjithë prokurorët. Është planifikuar një rritje e stafit të agjencisë për administrimin e aseteve kriminale." Pas dorëzimit të këtij dokumenti, Komiteti përgjegjës në Parlamentin Europian pritet të votojë raportin për liberalizimin e vizave në mbledhjen e 27-28 shtatorit, për t'i kaluar më pas seancës plenare në tetor.

 

 

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

shkenctari shkumbin ne 22/03/2012 15:45:54
avatar
hahhahahah qfar hajgare nashta nat boten tjeter bohen vizat se ne 2012 23 dhjetor 11;11 min fundi i botess
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 1261 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Vlereso kete artikull
0